Reagimet pas rezultatit të Elhaidës në Eurovizion

24 Maj 2015, 19:18Antena TEMA

Zhgënjimi që pasoi rezultatin e Shqipërisë në Eurovizion u komentua gjerësisht nga politikanët shqiptarë, të cilët janë përfshirë në fushatë elektrale. Ja disa nga deklaratat e tyre.

Edi Rama: Një zë magjik si i Elhaidës, i çuar dëm nga një këngë mediokre, e sajuar prej Martin Lekës. Është sikur të vë unë pasurinë më të madhe që kam në PS, Pandeli Majkon, të kërcejë rrok.

Sali Berisha: Dyshja Rama-Meta shitën Elhaidën, duke e lënë atë në baltë në Eurovizion. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë tradhtinë dhe do t’i ndëshkojnë me votë më 21 qershor. Përpara!

Jozefina Topalli: E kam dit që ajo vajzë nuk fiton. Ashtu siç mi uli mu dy gishtat në Shkodër, ashtu ia ulën kokën në festival siç e meritonte. S’ka fitore me Rilindjen. Përpara!

Ilir Meta: Mua më duket një rezultat i mirë. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të ecim përpara, se ka plot festivale të tjera ku mund të marrim vende më të mira. E ftoj Elhaidën të kthehet në Tiranë, se kemi koncertin e LSI-së pasnesër dhe ka për të parë se do të fitojë më shumë sesa mund të merrte në Eurovizion.

Lulzim Basha: Kjo është politika e dështuar e Edi Ramës. Na premtoi zero probleme me fqinjët, ja si e katandisi diplomacinë, që s’na votojnë as grekët, as italianët. Kur isha unë ministër i Jashtëm s’kishin asnjë ankesë, asnjë problem. Tani sherr me Greqinë, sherr me Italinë, sherr me Serbinë dhe përfundojmë në fund të listës.

Erion Veliaj: Lajmi, padyshim që ka anën e tij emocionale, që të jep ndjesinë e zhgënjimit, por unë dua të ndaj me ju anën pozitive të lajmit. Unë kisha përgatitur një buxhet surprizë në rast fitoreje të Elhaidës, që do të transformonte gjithë Tiranën në funksion në Eurovizionit vitin e ardhshëm. Tani ky buxhet do shpërndahet në projekte të tjera, që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Halim Kosova: Me thënë të drejtën nuk e mbaj men kur ka lind, a ka lind tek unë, dhe a ka qesh kjo Elhaida, por di që kur i provojmë fëmijët a janë gjallë a jo, i pickojmë pak që të qajnë. Kjo thoshte jam gjallë, jam gjallë dhe qeshte. Nuk më duket se ka lind tek klinika ime, se ne e zbulojmë ndryshe, a është gjallë a jo.

Vangjel Dule: Rezultati është logjik. Si mund të fitonte Shqipëria, e cila ka vendosur nënkryetar Kuvendi një çam. Votimi dëshmoi një mbështetje serioze dhe të pakufizuar për PBDNJ nga emigrantët shqiptarë në Greqi dhe shteti grek.

Grida Duma: Me thënë të drejtën e prisja këtë rezultat, që është një përthyerje sensitive e gjeoemocioneve joracionale, gjë që kishte nevojë për një kundërpërgjigje në këtë sens. E pyeta Elhaidën më parë, a e njeh kryetarin e jurisë?

-Jo, më tha. E pyeta pse se kërkon ta takosh, jepi numrin e telefonit.

-Jo, më vjen zor, tha.

-E pyeta, a i njeh anëtarët e tjerë të jurisë?

-Jo, më tha.

-E pyeta, a ke bërë një plan si ta kapësh këtë çmim?

-Jo, më tha.

-Atëherë e paske të vështirë, i thashë. Unë jam në fushatë, se të kisha ndihmuar me kryetarin të paktën.

12 komente në “Reagimet pas rezultatit të Elhaidës në Eurovizion”

  1. blak says:

    O zot cfare politikane kemi:injorante hilacake,genjeshtare kombinim I rrezikshem ky, nivel shume shume I ulet
    Mjere ne -ky eshte denimi yne gjate gjithe koherave-keta jemi keta nxjerrim
    Pse? Pse????

    1. gjergji prifti says:

      O Blak, nuk e ke kuptuar ende qe gazetari ben humor?????? Eshte fatkeqesi qe nuk kupton kaq gje…

  2. Pelasgian says:

    Ktu s’bohet shaka ….kto fjale do ti thone shume shpejt ….

  3. semanjaku says:

    O artikullshkrues veri ne thonjeza te pakten se mileti po I mer seriozisht.

  4. Alma Mile says:

    E bukura eshte se Erjon Veliaj kishte planifikuar disa fonde po te fitonte kjo laraska arabeske Eurovizionin, tani keto para nisi sic ke bere me te tjerat tek shtepia e homoseksualeve dhe qendres Tulla.

  5. petrit zela says:

    Atje ku mendohet,se qytetrimi ka arritur shkallen me te larte,te mos harrojm,dhe toleranca duhet te jete ne barazi te plote per tere popujt e botes..Por fatkeqesisht ne kontinentin Evropian,diferencimi ndermjet popujve [gjithmon per artin] ka qene dhe vazhdon te mbetet shum I dukshem. Deri kur do te vazhdoi ky diskriminim,ne drejtim te popujve te shqiptarizmit??

  6. agimi says:

    hahaha cfar baxhelle esht kjo Grigja.

  7. Artisti says:

    Obbo,degjoj keta debilat qe e kane sakatosur Shqiperine,si kritikojn nje kengetare.Turp t’ju vije arsimin e kulturen i keni degraduar e tani ju ka mbetur t’jepni opinione.E mjere Kosova, e mjere Maqedonia,i mjer Mali i Zi dhe kulmi e mjere Nene Shqipria qfare politikane na servir.Mekat.

    1. berti says:

      o shoku, nuk jane te verteta keto. E ka shkrujt Mero per humor, kshu e bon te Antena.

      Mero, me kete na kenaqe sot, me dhembi barku prej te qeshures

  8. Shaqir Pervizi says:

    Cfare marrezie,per turp politikanet shqiptare nuk kane.E ka merituar apo jo te perfaqesoje kete ATDHE tonin te pergjysmuar,Elhaida ka bere te mundshem dhe ky mossukses i saj nuk ka te beje me politikanet shqiptare.Thua se Elhaida Dani ka faj per urrejtjen e tyre qe kane per kombin e vet dhe me fjale te tilla mbulojne tradhtite e perditshme qe i bejne- te gjithe,te majte e te djathte!

  9. sh says:

    Kaq te trashe te jene valle shqipetaret qe nuk e kuptojne kete humor!!!!

  10. sheriati says:

    ishte sec na ishte…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje