Kunati ka filluar të shqetësohet nga deklaratat e Gridës, por dhe metodat e saj të punës në fushatën e Durrësit.
Dje gjatë takimit me mbështetësit e PD-së në Durrës, Grida ka deklaruar se gjatë këtyre 24 viteve Shqipëria është qeverisur jo keq, por shumë keq.
Kjo deklaratë i ngjalli Kunatit dy shqetësime, të cilat ia shkruajti Lulit në një raport, ku mes të tjerash thuhej:
“Shqetësimi i parë ishte se Grida nuk ka ndarë nga këto 24 vjet, vitet që ka qeverisur Doktori dhe sidomos dhjetë vitet e qeverisjes tënde në pushtet qendror dhe lokal.
Duke akuzuar në bllok, Grida kërkon të njollosë punën tënde dhe të dalë si nismëtarja e një epoke të re politike të PD-së.
Kjo për mua është shumë shqetësuse.
Por, nënkuptimi i dytë i deklaratës dukej edhe më shqetësues. Me këtë deklaratë, Grida synon të mos jetë lidere lokale, por kombëtare. Pra, Grida po fliste nga Durrësi jo sikur u fliste banorëve të Kënetës, por sikur u fliste banorëve të gjithë Shqipërisë.
Ambicja e saj për t’u bërë udhëheqëse kombëtare ishte e rrezikshme, sidomos pas një rezultati të pritshëm negativ të zgjedhjeve.
Ajo që unë kam frikë është, se nëse ne i humbasim zgjedhjet thellë, siç thonë sondazhet, Grida do kërkojë të jetë kryetarja e re e PD-së dhe kjo do të na hapë telashe të mëdha, po të kemi parasysh se asaj nuk i mungon mbështetja e Doktorit.
Përveç shqetësimit për deklaratat, kam dhe një shqetësim për metodat e punës që ajo përdor në PD-në e Durrësit. Në listën për Këshillin Bashkiak ajo ka aplikuar për herë të parë pagesën për një vend të sigurtë në listën e Këshillit. Kështu, me mbështetjen e Asmonit, ajo ka hartuar një listë çmimesh për Këshill Bashkiak, që fillon me 10 mijë euro në pesë vendet e para, pastaj me 8 mijë euro deri tek brezi i sigurisë, duke shkuar me 2 mijë euro pas brezit të sigurisë dhe 1 mijë euro kush e do emrin për qejf.
Kjo praktikë është justifikuar me nevojën e lekëve për fushatë, por për ne është e panjohur. Ne kemi marrë ndonjë sponsorizim për nevoja të partisë kur japim leje ndërtimi, d.m.th para se të zbardhen, apo kur japim ndonjë tender, por për anëtar këshilli nuk kemi marrë lekë. Fakti që kësaj i shkon mendja në gjëra që ne s’i kemi bërë, më bën të dyshoj se paraqet rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe duhen marrë masat”.
Luli e lexoi i shqetësuar raportin dhe filloi të mendojë se çfarë duhej bërë në këtë rast. Duke dyshuar se pas saj mund të qëndronte dhe Zeni, nuk guxoi t’ia thotë Doktorit hallin, por vendosi si zakonisht të marrë ndonjë mendje nga Ruli.
Pasi e lexoi raportin e Kunatit, Ruli i tha:
-Ç’të të them unë djalo. Nuk është dhe aq shqetësuese. Ti vet e ke thënë që në këtë fushatë do premtoni ulje takasash për biznesin. Këtë nuk e bëni dot se nuk e keni në dorë. Atëherë e keni kollaj, ulni këto taksat që vendosni brenda PD-së për t’i marrë lekë njëri-tjetrit dhe do kënaqet gjithë PD-ja, pasi do t’i duket që u ulën taksat.
Mos u merni me Griden, nje skizofrene e njohur, por shikoni ketej nga stani yne se ky nastradini i Rames, po ben kerdine me mashtimet e tij. Sot, psh. Erjon Veliaj kishte marre Ngjelen ne krah e te dy kruheshin rokoko. Me kete katandisje ka rrezik , na iku pushteti, do na e marre PD.
Esht dashnorja ma e re,ma e bukur,ma e hirshme e doktorit.Jargavitet plaku prej ksaj baxhelle te shtremt.
jo sikur u fliste banoreve te kenetes, por banoreve te gjithe Shqiperise!! Hahahaha