Zeni refuzon të çojë kalin, tre macet dhe qenin në Suedi

28 Maj 2015, 19:51Antena TEMA

Më në fund bëhet publik qëndrimi i Zenit ndaj kërkesës së fëmijëve të tij për t’u çuar kalin, tre macet dhe qenin në Suedi. Në një postim në Facebook, sot Zeni ka deklaruar se nuk ka asnjë kal, qen apo mace për të çuar në Suedi. Refuzimi i tij për t’i çuar ish-gruas dhe dy fëmijëve, kalin, tre macet dhe qenin, vjen pas kërkesës publike që ish-gruaja i ka bërë për t’ia kthyer kafshët shtëpiake që bëjnë pjesë tek kontrata e divorcit të tyre.

Deklaratat e Zenit kanë shqetësuar seriozisht Kunatin, i cili i bëri Lulit relacionin e mëposhtëm.

“Deklaratat e Zenit se nuk do t’i kthejë fëmijëve, kalin, qenin dhe tre macet, më duket e rëndë. E para, do të tërheqë vëmendjen e opinionit publik nga fushata dhe njerëzit do merren me mënyrën sesi duhet të çohet një kal në Suedi. Ka shpifës ordinerë, që thonë se për ta çuar me avion special duhen 60 mijë euro. Për ta çuar me kontenier hotel-shëtëtitës, duhen 20 mijë euro. Ka dhe një variant të tretë që një person të paguhet për 3 muaj ta çojë me këmbë, por duhet një GPS për kalin, pasi mund të humbasë rrugën. Sa për qenin dhe tre macet, mund të çohen më lirë me avion. Por, ky debat mund të na mbysë në opinion idetë e doktor Halimit për Tiranën dhe sidomos premtimet e tua për uljen e taksave.

E dyta, që është e rrezikshme, duket sikur familja e Doktorit është mashtruese dhe nuk mban fjalën. Ne vazhdimisht jemi përpjekur t’i paraqesim ata si njerëz të fjalës dhe besës, por me këtë që ka bërë Zeni, ka humbur shumë në opinionin publik.

Unë mendoj se duhet të konsultohemi urgjent me Doktorin dhe të bëjmë një lajm tek faqet online të Zenit, sikur Zeni e nisi kalin dhe këtë javë do të nisë dhe qenin dhe macet. Kjo së paku do ta hiqte vëmendjen nga fushata”

Luli e lexoi me vëmendje deklaratën e Zenit dhe komentet e Kunatit, dhe pyeti Rulin se si mund të bëhet në këto raste, me qëllim që të mos dëmtohet fushata.

-Ç’të të them unë djalo, i tha Ruli. Loja është e qartë, si në një fushë shahu. Kemi përpara Zenin, kalin, tre mace dhe një qen. Pyetja është kush na prish më shumë punë nga këta që janë në fushë dhe si mund ta realizojmë me kosto sa më të lirë? E thjeshtë. Më lirë se të çosh një kal në Suedi, është të çosh Zenin. Kali, tre macet dhe qeni nuk na bëjnë asnjë dëm për zgjedhjet.

9 komente në “Zeni refuzon të çojë kalin, tre macet dhe qenin në Suedi”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    NJE KALE,
    NJE QEN
    TRE MACE

    NJE ZEN ?

    1. Majlinda says:

      i madh MERO !

  2. "BALASHI" says:

    Baraz bastard.

  3. undefined says:

    ca thu?! E beri xeni dhe kete?

  4. xheni says:

    O Kryeminister ,ta jap voten ma jap gruan per moter!

    1. k**derri says:

      O KRYEMINISTER
      TY KAM ME TA DHENE VOTEN
      MA JEP NUSEN E XENIT
      SE DO SUNDOJ BOTEN

  5. ivan i madh says:

    Lereni se duke mbajtur kafshet I kujtohet peralla e aratisjes se kafeshve nga shtepise dhe rolin e kericit tani ta luaje budalla I babes Zeni po I mungon vetem kendezi ate do e beje o Gita o supershkerdhata me falni supermbesa.

  6. beni says:

    ZENI ME KALE E SALIU ME GOMAR…KJO NUK SHKON thote PALOKA.JO I PERGJIGJET XHOZI SHKON …..ZENI=KAR DHE SALIU=GOMAR……HAHHHHHHA

  7. Bert Rakipllari says:

    Zeni, po te doje eshte i mirepritur ti sjelle ketej nga Panorama Group, Fane dhe Kasemi jane dashamires te kuajve, maceve dhe qenve dhe ne jemi te hapur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje