Kunati i shqetësuar nga pretendimet e Zenit

30 Maj 2015, 19:40Antena TEMA

Ditët e fundit Kunati ka një shqetësim serioz. Zeni ka filluar të pretendojë hapur vendin e Lulit pas zgjedhjeve. Për këtë ka mobilizuar një fushatë në Facebook, që e paraqesin atë si armikun e vetëm të së majtës dhe njeriun që ka frikë pushteti. Edhe pse Kunati i ka lënë dorë të lirë në fushatë elektorale dhe ai po drejton gjithçka, përsëri ai synon që përgjegjësinë pas zgjedhjeve t’ia kalojë Lulit dhe vet të pilotohet drejt kreut të partisë.

Për këtë Kunati po merr masat e veta për ta sulmuar, nëse ai tenton ta bëjë këtë hap. Dhe i ka hapur disa skeda.

E para, është fakti që ai ka përgënjeshtruar deklaratën e ish-gruas së tij, që i ka mbajtur pabesisht kalin, tre macet dhe qenin. Duke qenë se Partia Demokratike është partia e fjalës së mbajtur, kjo mund t’i përdoret si një tipar personal shumë negativ, që mund të ulë besueshmërinë e tij si lider i ardhshëm i PD-së. Për këtë, Kunati ka planifikuar dhe ftesën e ish-gruas në Tiranë dhe debatin e saj publik për kërkesën legjitime për të marrë me vete kalin, tre macet dhe qenin. Për këtë ekzistojnë materiale filmike dhe fotografike, ku Zeni është fotografuar me kalin dhe qenin. Fotot me tre macet po kërkohen.

Së dyti, Kunati po përgatit sulmin ndaj pastrimit të parave me dyqanin e brekëve në Bllok. Kunati ka monitoruar dyqanin me kamera 24 orë dhe ka vërejtur se aty nuk hyn askush, ose hyn vetëm ndonjë shoqe e së dashurës së Zenit, ndërsa ajo reklamon në rrjete sociale mallra që kushtojnë miliona. Kunati ka bërë gati bilancet e këtij biznesi dhe shifrat e pajustifikuara të tij, që duket se është thjesht një arsyetim për pastrim parash.

Së treti, Kunati ka përgatitur disa anketa të opinionit publik, ku anëtarët e PD-së pyeten se kë do të donin të kishin në krye, Gitën apo Zenin dhe çfarë mendojnë për të dy. Sipas anektës që Kunati e ka bërë gati, i rezulton se njerëzit mendonin që Zeni është budalla dhe hajdut, kurse Gita nuk është budallaqe, po vetëm hajdute. Kështu që ata preferojnë të dytën.

Së katërti, Kunati do mbledhë dhe opinionet e figurave më të shquara të PD-së për momentin. Kështu, Grigja mendon se mes Zenit e Gitës, do zgjidhte Doktorin. Po kështu ka opinionin e Rulit, i cili kur u pyet se kë do preferonte më shumë në krye të PD-së, Zenin apo Gitën, tha Lulin, pasi tek ai Doktori shikon të mishëruar, sa të bukur ka dashur ta kishte vajzën dhe sa budalla ka dashur ta kishte djalin.

Po aq interesant është dhe komenti i Flamurit, që thotë se partia s’mund të ngelet gjithë jetën në dorë të kunetërve të Lulit, edhe pse Kunatit të vërtetë kjo i dhemb pak.

Së fundmi, Kunati po merr masat t’ia çojë në vesh Doktorit ambicjen e Zenit, duke bërë një test a e pranon. Kështu, ai do t’i shpjegojë punën e pallatit në Vlorë, ku tre kate ishin të Zenit, tre ndërtuesit për klering, dhe dy të Kunatit. Tani që ndërtuesi ngeli pa lekë dhe Zeni e caktoi kryetar bashkie, po i bën dhe fushatën. Ideja më brilante e fushatës deri tani ka qenë akuza se rëra e Lungomares ka vezë gjarpri dhe mund të kafshojnë pushuesit. Nëse Doktori e quan normale këtë akuzë që Zeni ia ka sugjeruar ndërtuesit të pallatit në Vlorë, atëherë Kunati është i bindur se dhe Zeni ia ka sugjeruar Doktorit dhe atë punën e helmit të gjarpërit më 21 Janar. D.m.th që qenka e sigurt që do ta bëjë kryetar. Nëse Doktori nuk e pranon këtë ide, atëherë ka shanse të mbajë Lulin.

2 komente në “Kunati i shqetësuar nga pretendimet e Zenit”

  1. Monshehi says:

    Ahahhaha e ke degjeneru fare Erion pederastin.

  2. dymi says:

    Luli ka vendosur qe ne mitingun e ardhshem, ne Durres, Kavaje e Elbasan, PD-ja do t’a vendose tribunen ( dmth Grigjen ) me bythe nga elektorati. Eshte e sigurte qe edhe po nuk e fitoi bashkine te pakten do te fitoje simpatine e te fiksuareve pas bythes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje