Gjithë skenarët si u ngatërrua Doktori me këngën e Internacionales

31 Maj 2015, 19:59Antena TEMA

Këtë uikend Doktorit i prishën terezinë një grup të rinjsh guerilas, që i kishin zënë prit Doktorit tek vila në Lalëz. Vila e Doktorit është më e larta e gjithë vilave, pasi pas një shtese pa leje që ka bërë superdhëndri, ajo ka dalë mbi pisha me bedena si kala.

Guerilasit i kishin zënë pritë për t’u gricur më të, që thotë nuk kam vilë në Lalëz. Sapo Doktori doli nga vila të shëtiste, ata ia nisën këngës së Internacionales.

Sipas lajmeve që lexoi Kunati, ai ishte konfliktuar me të rinjtë që i kishin nxjerrë gishtin e mesit, ndërsa ky dy gishtat lartë.

Varianti i parë që mësoi për të vërtetën, ishte ky:

Doktori mendoi se ajo ishte muzikë në sfond. Padashje filloi të këndojë këngën. Ecte dhe përsëriste me zë të ulët, “Është lufta finale, vendimtare mbi dhe…Internacionale…do të jetë bota e re”.

E përsëriti këtë dy herë pa dashje, deri sa Lili e tundi nga krahu.

-Sali ç’bën, tha, Internacionalen këndon…

-Më ngjiti, tha, se ngaqë janë zgjedhjet dhe më ngjitën këto vargjet “Është lufta finale…”

-Ta bëjnë kastile ata, i tha. I ka vënë Edi Rama me Ilir Metën…

-Ku janë, tha Doktori, dhe u ngriti gishtat?

-Ata ja kthyen me gisht të mesit dhe grushte lartë.

Por, Ruli që kishte pyetur dëshmitarë, kishte versionin e tij:

Doktori po ikte buzë detit para vilës së tij dhe Lili po i fliste për zgjedhjet vazhdimisht.

-Ky Luli do t’i humbasë zgjedhjet. Me këtë nuk fitohet, kjo është hera e fundit që do ta lejoj… Zeni ka të drejtë, nuk përmban dot shokët se e duan kryetar, s’ka faj djali, nuk lihet partia në dorë të botës… Kjo është beteja e fundit, kjo është finalja, po s’fitoi dhe këtë herë duhet hequr….

Aq shumë ia bëri kokën dhallë Doktorit me këtë gjë, sa Doktori i pafuqishëm t’i përgjigjej, ia nisi të këndonte me vete “Është beteja finale….vendimtare mbi dhe….”

Ndërkaq, disa të rinj që ishin krah tij e vazhduan këngën “Internacionale do të jetë bota e re…”

Aty Doktori u përmend dhe iu turr të rinjëve.

-Iu ka paguar dyshja Rama-Meta, iu tha, të më prishni qetësinë.

-Jo, na kanë paguar të prishim vilën, i thanë të rinjtë dhe i treguan gishtin e mesit.

Pas kësaj Doktori është kthyer me urgjencë në vilë dhe ka marrë në telefon Zenin dhe Gitën, dhe i ka urdhëruar të sjellin gjithë kalamajtë në Lalëz dhe të rrinë roje para derës së Ilir Metës. Sa të dalë,  t’i këndojnë këngën e Voltanës, “Rama- Meta kan maru…kan maru…”

-Unë s’ti bie dot, i tha Zeni, se duhet të çoj kalin, tre macet dhe qenin, por po të sjellë ca shokë të mi që recitojnë çfarë t’u them unë.

2 komente në “Gjithë skenarët si u ngatërrua Doktori me këngën e Internacionales”

  1. ivan i madh says:

    Te rinjte vertet I kenduan internacionalen po ai deshironte tja kendonin serbisht se ashtu kenaqeshe me shume Sllobodanka e tij.Kurse per vete-
    Me 200 petrita-se I pershtatet me se miri tamam sic e mesoi ujku Ramizi.More do te kishin here qe ne vend te gishtit ti kishin ngritur mikun ne respect e te Bites qe I shekonte nga taraca e viles.

  2. Berati says:

    Mir Ja Kane Bere Qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje