Kunati mori në analizë sot, tri të rejat e doktor Halimit në fushatë. E para, ishte mënyra sesi ai ilustroi trimërinë e tij para publikut.
-Kur isha ministër, tha doktor Halimi, i ftova një ditë shokët, thashë me shku në një piknik. E mirë mo, morëm nga një çap bukë me vete, e noj gjë për të pi, e shkum në piknik. Ishte kohë e bukur me thënë të drejtën. Sa shkum tek veni ku do shtrojshim gjërat, kur del një gjarpër.
-Gjarpëri, gjarpëri, bëriti njëri prej nesh, dhe të gjithë ia mbathën.
-Ndaloni, u thashë, ku shkoni? Ejani pas meje.
Ene u vun në rresht pas meje. Unë vazhdova të ec. Ene gjarpëri mo ia mbathi, s’di ku u fsheh.
E tregova këtë për të thënë që unë nuk u trembem gjërave. U dal gjithnjë përballë.
Kunati e lexoi dy herë rresht përmbledhjen.
-Ç’ka dash të thotë autori me këtë, e pyeti Rulin, që e mban si ekspert për batuta elektorale?
-Ç’të të them unë djalo, i tha Ruli, e ka thënë qartë autori. Gjarpëri ka bërë llogaritë e veta. Po të kafshonte shokët e doktorit, mund të helmoheshin, po të kafshonte doktorin, mund të helmohej vet.
-Pse kështu të duket ty, i tha Kunati? Nuk shikon asgjëkundi këtu dimensionin e trimërisë.
-Me thënë të drejtën nuk del shumë ky dimension, i tha Ruli. Ose është budalla, ose gjarpëri e di që po ta kafshojë, helmohet.
Episodi i dytë i doktor Halimit ishte me një vajzë 11 vjeçe në Petrelë. Doktori donte të jepte mesazhin se i ka njohur njerëzit që në bark të nënës dhe nuk u ndahet gjithë jetën kush i ka ngel në mendje.
E pa në mes të njerëzve që ishin mbledhur dhe iu afrua, e kapi nga faqet.
-Ku je ti, i tha? Shiko sa qenke bërë. Kur ke lindur, të kam pritur në duar dhe të pickova ta kuptoje a ishe gjallë a jo dhe qave. Tani skuqesh kur të kap nga faqet.
-Çfarë ka dash të thotë autori me këtë, pyeti Rulin, Kunati?
-Me këtë i ka thënë të gjitha, po ishalla s’e ka pa policia, se përfundon si mësuesi i Divjakës, tha Ruli.
Episodi i tretë është më i bukuri. Një koordinatore e PD-së me mbiemër Bozdo, ishte ngarkuar që në takim me doktor Halimin të dilte ideja e sipërpërmendur, që ai ka rritur breza të tërë fëmijësh. Por, takimi po vazhdonte dhe nuk po dilte ideja.
Atëherë koordinatorja Bozdo e mori vetë situatën në dorë.
-Doktor Halimi, i tha. Ti i ke parë fëmijët në bark të nënës me eko dhe tani i shikon të gjallë. Cili është ndryshimi? A janë fëmijët më të bukur në bark të nënës apo kur janë të rritur?
Doktorit i shkëlqyen sytë.
-Kjo është një pyetje me vend, tha, dhe gëzohem që po ma bën një drejtuese e shquar e PD-së. Në bark të nënës, ne i shikojmë vetëm nëse janë janë femra apo meshkuj dhe kjo dallohet kush ka bibilush e kush nuk ka. Kur rriten, nuk ka nevojë se kuptohen.
-A ka dalë qartë mesazhi, e pyeti Kunati, Rulin në këtë rast?
-Qartë ka dalë, i tha Ruli. Deri tani gjithë PD-ja i shmangej doktorit se thoshte k…lëqe, tani për të unifikuar me doktorin PD-në, paske dërguar njërën që qenka më k… se doktori.
po cdo thote mavria se gafator eshte,vetem emsazhe rpej ktij nuk priten
mesazhet e ketij kane te bejne vetem me maternitetin dhe lindjen,turp
kandidat per kryuetar bashkie me mjeran dhe me te turpshem dhe me te pa komunikueshem se ky skam pa
Vec te marre kengen e pirro cakos, dalldisa, i ka ngel ketij te shkretit. S’ka faj, pleqeria ben te veten, eshte e provuar shkencerisht, pas te 60-ave iken truri per lesh.
Ai e ka dhene mesazhin me kohe: Eshte i vetmi person qe mund te sakrifikonte PD-ja, per te justifikuar me se miri humbjen e pashmangshme te zgjedhjeve te partise demokratike. Per sa kohe ka te njejtet njerez qe riciklon ne politike, pa asnje prurje te re, s’ka per te bere kurre perpara.
i shkreti halim, i duket populli si femije 3 vjec dhe fillon dhe u tregon perralla, ska faj i shkreti, kur smerr vesh nga politika keto gjera do thuash , madje dhe me keq, po pse more halim tallesh me kete popull
Qente le te lehin karvani shkon perpara zoti Halim. Fitorja eshte e sigurt pavarsisht se c’mund t’ju bejne kundershtaret tuaj per t’ju “demtuar”. Fitore!
O gra, mos guxoni te shkoni me te Halimi se do ju telendisi sic po telendis gjithe grate qe kane lindur me te. O burra mos i coni me grate te llapaqen Halimi se po e shihni se do hyni ne folklorin e keyoj burreci. Sa per dijeni Halimi eshte vetem nje ekografist, totalisht i paafte dhe nuk ka lidhje me kirurgjine obsetrikale. Hihihihi
Mire beni me te, tallni trapin. Ja kishte dhene perendija te mirat, merresh vetem me dy gisht vend dhe bente parat me thase, tani bredh si laro rrugeve te Tiranes me pretendimin Donkishotesk se do ti ndryshoj faqen asaj. Po c’tu desh a derezi, ti je mesuar te lozesh neper hapsira te kufizuara, vetem midis shaleve, neper labirinthet qe ndodhen si zgjatim i tyre,kurse tani do te dalesh ne drite te diellit per me shume ajer dhe nuance te ngjyrave. Kishe tre te mira te medha, qe ti kish bere dhurate zoti, pune picke dhe para, kurse ti shkon dhe u bije me shkelm. Eshte mallkim ky qe bene.
Sa per Erjon Veliaj, ai eshte ne fushen e tij, nuk ka zanat tjeter qe di te beje me mire. Vec mashtrimit, duke grire pambarimisht llafe,ai nuk eshte ne gjendje te beje gje tjeter.