Reagime të egra nga Familja, për kalin, qenin dhe tre macet

2 Qershor 2015, 19:48Antena TEMA

Reagimet e Familjes ndaj kërkesës së ish-gruas për t’i çuar në Suedi, kalin, qenin dhe tre macet po bëhen përditë e më të ashpra.

E para që reagoi me cinizëm qe Armina. Ajo mori një qen rruge, hipi në avion dhe u tall me kërkesën për t’i çuar qenin në Suedi. Sipas saj, edhe ajo në Suedi mund të merrte një qen rrugësh dhe ta mbyllte këtë muhabet.

Në statusin e saj në Instagram ajo foli për dashurinë e saj për qentë e rrugës dhe u bënte thirrje dhe të tjerëve të ishin po kaq të dashur me ta.

Reagimi i dytë erdhi nga Supermbesa. Kjo e fundit reagoi për kalin. E nxehur që kali i dajës kërkohej në Suedi ajo postoi një foto majë kalit, ku dukej sikur thoshte “hë kënaqu tani”.

Por, reagimin më të ashpër e pati teta Lili. Ajo mblodhi tre mace rrugësh dhe i çoi tek qendra e fëmijëve autik, duke ua dhënë atyre të lozin. Pastaj postoi një koment ku thoshte se “macet lehtësojnë dhimbjet e atyre që kanë probleme mendore”. Me këtë donte të tërbonte ish-nusen për kërkesën e saj për tre macet.

I fundit që reagoi ishte Doktori.

Ai thirri Zenin dhe i kërkoi shpjegime se ku ishte kali që ai nuk e dinte, ku ishte qeni që ai nuk e dinte dhe ku ishin macet që ai nuk i dinte.

Zeni filloi nga shpjegimet. Kalin e mbajmë në Dajt. Kemi blerë ato 30 hektarët dhe e lëmë aty të kullosë. Qenin e mbajmë në Farkë tek vila, i ka gjithë kushtet në oborr. Macet i mbajmë tek shtëpia tek liqeni.

-Tani si është puna, i tha, ia ke premtuar që do t’ia çosh apo jo?

-Po ia premtova, se nuk doja të bënim sherr, por nuk është se kemi rënë dakord për kohën. Le të presë sa të gjejmë një mundësi.

-Ke ba shumë gabim, i tha Doktori. Pavarësisht se kanë ndryshuar kohët, por rregullat janë rregulla. Me një kalë më parë martoheshe, të jepnin nuse, kurse tani ka ardh koha që kur të ikën nusja duhet të japësh dhe kalin. Duhet me e ba. Gjej mënyrën dhe jepi kalin, ose shko në Suedi e bleji një kal atje.

-Ia kam propozu, por ajo do kalin që kam unë. E ka kunjën me mua, i tha Zeni.

-Atëherë çoji kalin, i tha Doktori, se na ke fut në telashe. Plus që nuk e ke të deklaruar tek ILKDP dhe mund ta quajnë shkelje.

-Tani nuk e bëj dot, tha Zeni, se duket sikur dorëzohem. Po të mos kishte bërë sherr, do t’ia jepja. Tani ma ka përmend dhe Taulant Balla në parlament dhe duket sikur më urdhëron ai. Kur të vijë në Tiranë po ia lë një xhiro.

-Mirë atëherë,  por duhet t’i frenosh këto që e sulmojnë, si atë që e tall për qenin dhe atë që e tall për kalin se jemi dhe në kohë fushate dhe na prish punë.

-Dakord, tha Zeni. Do ta bëj menjeherë.

Pas kësaj Zeni pyeti Kunatin në telefon sesi po shkonte fushata.

-Po mirë po shkon, i tha Kunati. Vetëm ti me Doktor Halimin po prodhoni lajme.

-Ashtu? Fantastike, tha Zeni. Ta ka thënë njeri apo e thua nga vetja?

-Jo, pyeta Rulin. I thashë si të duket fushata, a po e drejton mirë Zeni?

-Po mirë djalo, më tha. Ç’të të them unë! Njëri bën fushatë duke prodhuar lajme si të ishte gomar, tjetri na mbyti me lajme me kal.

5 komente në “Reagime të egra nga Familja, për kalin, qenin dhe tre macet”

  1. Flamur_Vlore says:

    U BE TAMAM E DHIMBSHME SI HISTORIA TE FILMI KALIII

  2. ana says:

    Ndonese nuk mbeshtes Zenin pergjigja e tij per te kthyer Rama kerricin me pare ishte perfekt! Balla nuk lodhet se treguari sa shume kerric eshte!

    1. ivan i madh says:

      Po cpate moj xhan pse iritohesh kaq shume ajo kerkon kalin e saj se kericin ta ka lene ty dhe supermbeses per perdorim te brenshem.Ndersa Armina ska nevoje se miret me qente e rugeve aty ku gjeti dhe qenin e saj Zenin.

  3. astrit says:

    Mesa duket kesaj Anes i paska shkuar mendja per nje kric krevati.

  4. Po ju mo debila pse e shani vajzen,po ju duket vetja te rendesishem prapa kompjuterit. Oooo me falni ju shau Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje