Misioni i fundit i Fevzos tek Boko Haram dhe Blatter

3 Qershor 2015, 20:02Antena TEMA

Siç është bërë e ditur, Fevzo dhe Batoni kanë bërë një udhëtim suprizë në Nigeri, në përpjekje për të vendosur kontakte me grupin e famshëm Boko Haram që vret dhe trajton në mënyrë ç’njerëzore të krishterët në Nigeri.

Para nisjes Fevzo u ka thënë miqëve të vet se Ban Ki-moon, e ka përzgjedhur atë si një mysliman me traditë të vjetër familjare në politikë, që të ndërmjetësojë me Boko Haram dhe t’i tregojë për modelin e tolerancës. Fevzo i ka kërkuar dy kushte: që Pacolli t’i japë avionin privat dhe në mision të jetë dhe Batoni, meqë ka traditë në pajtimin e shqiptarëve me serbët.

Pasi shkoi në  Nigeri, Fevzo vajti deri tek kufiri i zonës që kontrollohet nga Boko Haram dhe ka negociuar me njerëzit e tij.

-Dua të flas me shefin tuaj, – i tha Fevzo. Jam i dërguar i OKB-së dhe vij nga një shtet me traditë të fortë të tolerancës fetare. Kam bërë intervista me gjithë presidentët e botës dhe dua t’i bëjë një intervistë dhe shefit tuaj.

-Tani për tani jeni të panevojshëm, – i tha përfaqësuesi i Boko Haram. Aktualisht mbajmë peng rreth pesë mijë vet dhe kur t’i mbarojmë së ngrëni këta, do t’iu thërrasim.

Pas kësaj, Fevzo dhe Batoni ia kanë hipur avionit privat dhe janë kthyer. Në kthim kanë qëndruar në Zvicër dhe Fevzo iu lut Batonit të përpiqeshin të vendosnin një kontakt me Blatterin që sapo kishte dhënë dorëheqjen.

-Dua t’i bëjë një intervitsë, tha se karriera e tij më ngjan shumë me të Doktorit. Dhe atij i thoshte gjithë bota në Mars 97, “mos u zgjidh President”, por u zgjodh duke fituar bindshëm. Pas një jave u detyrua të dorëzojë pushtetin. Dua t’i shpjegojë, se dhe këtij amerikanët ia kanë bërë…

-Lëre këtë punë, – i tha Batoni, po hajde kthehemi dhe u themi që e takuam dhe Boko Haram dhe Blatter, se s’di kush gjë ku kemi qenë.

-Po duhet patjetër të themi një gjë, – tha Fevzo.

-Hajt mos ta ndij, – i tha Batoni. Themi që Boko Haram e njeh Kosovën pas takimit tonë. S’po them kush asht. Do budall do ta marrin që është shtet, do që është ujdhesë. Rëndësi ka që sa herë zbret dikush nga avioni i Pacollit e gjen një shtet të panjohur që e ka njohur Kosovën.

-Mirë, këtë thuaje ti, – i tha Fevzo, unë po them këtë të Blatterit. Po them, që i tregova që ti ngjan me Doktorin dhe ai u nxeh dhe nuk më dha intervistë. Do them që më tha se “Unë vërtetë kam akuza për abuzime financiare, por s’mund të më krahasosh me Doktorin“.

2 komente në “Misioni i fundit i Fevzos tek Boko Haram dhe Blatter”

  1. komunalja says:

    Natyrisht qe s’mund te krahasohesh! Per pune paresh je shume mbrapa. Por edhe me jete njerezish. Ne Katar kane vdekur deri tani nja 1000 skllever duke ndertuar stadiumet.
    Kurse kalifi yne i ka lujt fene, zoti e di se sa ka vra!

  2. ana says:

    Je se je o Blendi shko iher edhe andej nga Burma qe kane vite qe masakrojne muslimanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje