Demokrati Thërmia qetëson Grigjën për sondazhin

4 Qershor 2015, 20:02Antena TEMA

Sot në mëngjes Grigja vonoi për të ardhur tek partia. Asmoni sillej i mërzitur në kafe dhe bënte sikur fliste në telefon me dikë.

-Është manipulim. Mos u mërzitni, thoshte. Kam fol me Doktorin. Kemi sondazhet tona, Grigja është fituese. Pastaj hidhte një sy nga ne a e dëgjonim dhe vazhdonte prapë.

Më në fund erdhi dhe Grigja. Ishte e prerë në fytyrë dhe kishte dy dosje me vete.

-Sot do prezantojmë programin, tha. Këtu fillon kthesa e madhe. Si thua ti, mu drejtua mua?

-Sot ka fillu kthesa, i thashë, po duhet me i qartësu njerëzit

-Pse, e ndjen dhe ti, tha?

-E ndjej patjetër, i thashë. 8 përqind para Gjushi, kush nuk e ndjen.

-Duhet ta përmbysim sondazhin, më tha. Sot tek prezantimi i programit dua sugjerime konkrete, që t’i prek njerëzit në problemet e tyre.

-Patjetër, i thashë. Shkruaj!

Grigja nxorri bllokun.

-Kam pyet gratë e lagjes a do votoni për Grigjën? Jo më kanë thënë.

-Po ajo të merr burrin, më thanë. Kshu na kanë thënë.

-U pika, iu thashë. Po çi do ajo burrat tuaj, sikur i keni biznesmenë.

-Aq sa i kena, më thanë, ça na duhet. Më mirë me i mbajt në shtëpi.

-Thashetheme të dyshes Rama-Meta, tha Grigja.

-E di, e di, i thashë. Ndaj duhet fut në program, që të qetësohen gratë. Të gjithë firmat e ndërtimit, me pronarë durrsakë, do jenë të detyruar të vënë gratë pronare firme, që të jenë të sigurta. Aksionet do shkëmbehen pa lekë.

-Shumë mire, tha Grigja. Këtë po e shënoj. Është pak diskriminuese, por s’kemi ç’i bëjmë. Punë durrseqërish.

-Tjetër pikë, tha Thërmia. Shkruaj! Kam pyet ca shok të mi demokratë, a do t’ia jepni Grigjës?

-Jo, më thanë.

-Po pse, iu thashë?

-S’e njohim, thanë. Me Gjushin mbaro punë shpejt. Ajo merret me rangje të larta.

-Gënjeshtra, tha Grigja. Unë jam njeri i thjeshtë.

-S’ka problem, tha Thërmia. Duhet ta fusësh në program që të qetësohen njerëzit.

-Po ça të fus në program, tha Grigja?

-Duhet të angazhohesh, që kur flet, njerëzit të kuptojnë ça thu, tha Thërmia. Po ia arrite kësaj, u dukesh e thjeshtë, po s’ia arrite u dukesh e vështirë.

-Nejse, do përpiqem, po s’ta jap fjalën, i tha Grgja. Në program po e fut.

-E treta, i tha Thërmia, ka shumë rëndësi.

-Hë, cila është, tha Grigja?

-Të bësh diferencën me Gjushin. P.sh, mund të shkruash, që punën e Gjushit ti e bën me bythë…siç themi ne durrseqërit. Po e the këtë, sondazhi përmbsyet në favorin tënd.

-Dakord, po e them, tha Grigja, por mirë ishte të takoja vetë atë italianin e sondazhit, se ndoshta ndryshonte mendjen.

8 komente në “Demokrati Thërmia qetëson Grigjën për sondazhin”

  1. Elpiniqi says:

    Qe e ben punen e Gjushit me …BYTHE kjo as qe diskutohet se sot vlerat e femrave ne boten e bukurise maten me …vlerat e BYTHEVE!!
    Pastaj ne PD e kane bere hymn te PARTISE kengen e Ciljetes “OH,SA E KAM BYTHEN E MIRE”!!!!
    Pra te berit te puneve me BYTHE eshte ne genin e PeDe-ve!!!

  2. Aida Tucii says:

    Si Antena ashtu edhe Mero kete muaj e kane humbur shkelqimin, persa meren ne menyre te njeanshme me Grigjen, po me ate Erionke Veline e LGBT perse nuk shkruani asnje dite?

  3. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    Moj zonja Tuci, po pse je regjistru ti ke LGBT, sdo te thote qe mund te regjistrohente gjithe, mjafton lulka juaj, apo te shkon edhe ty nganjehere mendja per car dhe kerkon edhe hamshore ne shoqate, futi nji te ferkume me ndonje shoqe dhe rehatohesh.

    1. alo1 says:

      Ore pse kush eshte kunder erjonkes, duhet te jete sesben me lulken??

    2. Alma Mile says:

      O shoku i kunatit te xhemalit pse i transformon mendimet e te tjereve?

  4. genci says:

    O Mero Ziu po ku qendron barazimi I grides me dakon?jo per gje
    po sikur ka na 12 vjet kryetar bashkie?

  5. Kruja says:

    po kjo ‘durrsakja’ nuk I duhet kujt per pune bashkie as 12 sekonda!

  6. xhateli says:

    kjo jo per kryetare bashkie, por kryetare bashkesie/orgjie. per at pune, po bo ajo. pwr ate jepjani, jo voten, por rroten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje