Kunati analizon spotin për gjumin e Lulit dhe kundërpërgjigjet

6 Qershor 2015, 22:01Antena TEMA

Socialistët kanë bërë gati një spot ku shihet në një kolltuk Luli duke fjetur dhe ilustrojnë me këtë, atë çfarë Luli ka bërë katër vjet në Bashki.
Kunati është në alarm pasi ka disa sinjale kontradiktore.
E para, i thonë që Luli është xhiruar duke fjetur në kolltuk të zyrës, por kjo nuk mund të ndodhë.
Sekretin e di vetëm Kunati.
Kur Luli ndërroi mobiljet e zyrës dhe bleu kolltuqet, ndërhyri gruaja e Lulit dhe i kërkoi Kunatit, që kolltuku që do blejë duhet të jetë 18cm i gjatë, që të mos e nxejë Lulin të shtirë. Kjo shmangte çdo përpjekje për ta përdorur kolltukun për tu shtrirë.
Në të gjitha rastet Luli duhet të shtrihej duke mbledhur këmbët.
Detaji i dytë, që e hutoi Kunatin ishte që Luli gërrhet shumë në spot duke fjetur gjumë. Sa herë që Lulin e ka zënë gjumi në prani të Kunatit, në fakt ai nuk ka gërrihtur dhe e ka gjumin shumë të lehtë. Kunati për ta zgjuar, ka vënë një zile me zërin e Doktorit që thotë “Ku është Luli” dhe kur do të zgjojë Lulin, i bie atij numri dhe Luli zgjidhet menjëherë.
E treta, është dhe më e pabesueshme që Luli gjatë gjumit i ikën dhe një po…dh.
Kunati e ka dëgjuar vetëm një herë Lulin të pj..dh. Nuk është i sigurtë nëse e mban mend, por mezi po pret ta dëgjojë.
Megjithatë kjo është e gjitha në kuadrin e thashethemit.
Kunati po pret spotin e PS-së për të verifikuar të vërtetën. Ai ka bërë gati dhe një komunikat për shtyp që hedh poshtë gjithë spotin, në të cilën thuhet:
“E pamë me vëmendje spotin e kundërshtarit tonë, që kërkon të krijojë idenë se në Bashki për katër vite është fjetur gjumë. Bashkia e Tiranës është sot krenare që gjatë këtij mandati katër vjeçar, ajo që ju e quani gjumë, është në fakt një periudhë ëndërrimi e Bashës për të formuar vizionin e tij për Tiranën, i cili sot është i përfunduar tërësisht, i qartë dhe i zbatueshëm.
Gjatë katër viteve ne nuk kemi pushuar asnjë moment. Kemi gjetur zgjidhje për kanaçet alumine dhe plastike që mblidhte komuniteti rom dhe tani i mbledhim vet. Kemi pikën tonë të grumbullimit dhe pikën e riciklimit. Kemi ndarë 300 leje ndërtimi dhe kemi arritur t’i bindim investitorët, që me këtë nder që u bëmë meritojmë 20 përqind ndihmë.
Kemi bërë vet, personalisht me kompanitë tona gjithë aktivitetet e bashkisë së Tiranës, duke mos lejuar që lekët të rrjedhin në drejtim të paditur.
Kemi zbukuruar Tiranën katër vite rresht, me të njëjtin dekor, duke kuryser kështu mallrat një përdorimshe dhe duke i përdorur parat për punët tona të tjera.
Kemi arritur të shpëtojmë Megatekun nga falimentimi, duke blerë çdo gjë që i duhej Bashkisë në Megatek.
Kemi arritur të mbjellim dhe ujitim lulet në vazo që kemi varur nëpër shtylla, duke faturuar lule në Megatek çdo dy muaj, pasi duhen ndërruar.
I vetmi mosrealizim që kërkojmë ndjesë, është leja e dhënë për katin e 13-të të Lulit, të cilin nuk arritëm ta ndërtojmë në kohë për shkak të angazhimeve të tjera që kemi pasur.

Për këtë bëjmë autokritikë të thellë dhe shpresojmë tek fitorja e Doktor Halimit, që dhe këtë arritje ta vëmë në jetë. Populli do tu japë përgjigjen që meritoni.”

4 komente në “Kunati analizon spotin për gjumin e Lulit dhe kundërpërgjigjet”

  1. Aida Tucii says:

    Luli, Luli, Luli, po ky nastradini EErjon Veliaj, ku eshte, apo eshte lulja mos me prek e TemA-Rames?

    1. komunalja says:

      kur te behet (nqs behet) edhe Veliaj si harri basha, do shkruhet edhe per te!

  2. dashi says:

    Ka haru apo len me qellim pa permendur kioskezimin e ruges pedonale!?

    1. Korabi says:

      Po e do robi nje qofte ne mes te tymit dhe nje birre mu ne zemer te Tiranes. Na ben te dukemi kryeqytet Europian, njelloj si Berlini Viena apo Parisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje