Lulzim Basha: Ky është një manipulim i dyshes Rama-Meta. Ata ëndërrojnë që unë të fle gjumë dhe ata të vjedhin rehat, por ta dijnë mirë se uji fle, por hasmi nuk fle. E gjithë është një lojë taktike e menduar mirë e opozitës, që të shkujdeset pushteti dhe t’i kapë në gabime.
Kush mendon se unë kur shtrihem e mbyll sytë fle, gabon rëndë. Pikërisht atëherë kur mbyll sytë, mua më shfaqet para vizioni im për Tiranën dhe më qëndron para syve deri në mëngjes sa zgjohem.
Sali Berisha: Videoja është e manipulume. Nga sekonda 22 deri në sekondën 24 kanë futur tinguj akustik të jashtëm, që nuk i përkasin personazhit në fjalë. Të gjithë këtë e bëjnë për ta implikuar atë në një skenar ogurzi të vjedhjes së votave, duke e arsyetuar me gjumin e tij.
Partia Demokratike do t’i japë përgjigjen e merituar më 21 Janar, kur pikërisht do zgjohet jo vetëm lideri i saj, por gjithë elektorati.
Edi Rama: Tani e kuptova pse e prishi zyrën time në Bashki, se unë s’kisha vënë kolltuk tresh aty, kisha vetëm kolltuqe tek. S’më kishte shkuar në mendje kjo puna e gjumit.
Ilir Meta: Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe kur fle Luli. Mendoj se dhe aq probleme sa ka krijuar, i ka krijuar kur zgjohet, kështu që iu ftoj ta trajtojmë me qetësi dhe dashuri dhe të mos e zgjojmë.
Jozefina Topalli: Me thanë të drejtën ma është dhimb ai djalë. Ai më shumë gjumë flen kur asht zgjuar, sesa kur është shtrirë për gjumë. Ashtu si lëvizte e si gërrhiste, mu dhimb vërtetë. Kur e shof në zyrë të PD-së në karrige, më duket sikur flen si qingj.
Genc Ruli: Mua më duket korrekte që ai përdor disa nga orenditë e zyrës. Tavolinën s’e ka përdor, kompjuterin s’e ka përdor, karrigen ia ka përdorur Kunati. Të paktën ka përdorur kolltukun në mënyrën më të ndershme. Ne të tjerët dhe atë e përdorim dyshe.
Doktor Halimi: Në atë pozicion që ishte shtrirë dhe nga mënyra si lëvizte, ngjante me një grua që e kishin zënë dhimbjet dhe për një moment harrova që Luli nuk është grua.
SALA ME KORREKT NE SQRIM…SI CIA ,,ME SEC.SA I MENCUR ESGTE KY GOMAR..UDHEHEQESI I GJITHE GOMEREVE..E KEMI HAK…
ORE ME 21 QERSHOR..APO SALA KUJOM 21 JANARIN…
E ku tjeter te fle thote Lulushi ne shtepi me bertet gruaja ne Shqup vete me bebeline se me theret baba Saliu dhe me shpeton cici vetem ne bashki jam reat se kunati i ben te gjitha edhe pse me fshe ndonje tender a ndonje mije euro xhepi. Po me vone ku do fle se e kisha kethyer bashkine ne teqe ku flija dhe i falesha 5 here ne dite fotos se zotit tim te madherishem baba Berishes.
21 janar? Lapsus i Temës a i vet doktorit? ?
uuuuuu Sala kujton 21 Janarin???? Ky Genc Ruli, ca i piste me duket me keto fjetjet dyshe!!! Me pelqeu shume Xhozi ?