Strazimiri i heq kompleksin e “malokut” Xhelalit
Xhelal Mzati sot e shpalli ditë feste. I veshur i gjithi firmato, me një bluzë me lëkurë gjarpri, me flokët me “xhel”, që i ka zgjedhur për shkak të emrit, porositi birra për gjithë shtabin e tij dhe fansat që ishin në klub.
-Ça ka ndodhur, e pyeti njëri nga anëtarët e shtabit?
-Lene mos më pyet. Veç pini, u thoshte Xhelali dhe fluturonte nga gëzimi.
-Mos është tërheqë kandidati nga gara, pyeti një tjetër?
-Jo mor burrë, por veç pini. I keni prej meje, vazhdonte Xhelali.
-Po na thuj një gjë shef. S’po dimë përse t’i trokasim gotat.
-Ore tani jena në rregull, i tha, s’guxon kush me na sha më malok, se ka dal i burrë e ka thënë jam unë malok. Tani kush na shan malok, ka punë me Gent Strazimirin.
-Mos mo burrë, tha shefi i shtabit. Pse krejt ne duhet me na rra Pjerini tani me shpulla aaa?
° ° °
Mediu në fushatë në Gërdec
Një ngjarje e madhe ndodhi një javë më parë në Gërdec. Fiqua i Vorës kishte takim me popullin, kur në mes të takimit ia beh Fatmir Mediu dhe del në krah të Fiqos. Ky i fundit u përpoq ta mbulonte me trup, po Fatja vazhdonte dilte në rresht të parë.
Më në fund Fiqua e humbi durimin dhe i tha të dilte në rresht të dytë.
-Kot trembesh, i tha Fatja. Këta na kanë votuar një vit pasi vrava 26 vetë, jo më tani.
-Po lem në hallin tim, i tha Fiqua. Pak mbaj në shpinë gjithë ditën LSI, miellin, farat, dhe ty të kam mangut.
-Si të duash, tha Fatja, por po të mos isha unë me Zenin, këta do vazhdonin të jetonin në ato shtëpitë si baraka. Shiko sa të mira i kanë bërë pas shpërthimit. Ky ishte thjesht një fshat i humbur. Falë meje dhe Zenit tani është bërë i famshëm në Hollivud.
-Të lutem shumë, i tha Fiqua, se kjo është punë votash. Mund t’i blesh me miell, me plehra kimike, me farëra, me pesticide, po jo me fishekë. Po të panë ty u kujtohen fishekët. Dhe s’i dihet, mund t’u ketë tepëruar ndonjë…dhe ajo na duhet.
-E mo mire, tha Fatja. Po iki sot dhe herë tjetër po vij me Zenin, që të mos ngatërrohen kot me mua.
Luçiano dhe audienca e Agonit
Pas deklaratës së Sandrit se Agon Channel ka audiencë më të ulët se Luçiano Boçi në rrjetet sociale, ky i fundit doli sot në konferencë për shtyp dhe ndryshoi gjithë qëndrimin e PD-së për Beketin. Luçiano e shpalli Beketin mafioz që pastron para dhe Ajolën avokate të tij.
Pasi mbaroi konferenca, Zeni i bën telefon Luçianos.
-Ore kush të tha të dalësh në TV ty, se unë me babin e kemi mbrojt Beketin?
-E di, i tha Luçiano, por s’e ka dhënë njeri lajmin veç Agonit. Siç dihet, unë kam më shumë audiencë se Agoni ndaj do ngelet deklarata ime, se na intereson të sulmojmë Ajolën.
-Mirë Luçiano, mire, i tha Zeni, se valët e Agonit i ka në dorë AMA, po valët e tua i ka në dorë babi. Po t’i preu, s’të kthehen më.
KY BOCI ISHTE BUDALL FARE.DEPUTET QE FLISTE KOT ME KOT PER LIGJET,QE 2 HERE I THA FRANGAJ BUDALLA.NJEREZ PA PERSONALITET
Baba saliu dhe Shkerdhen Berisha te marin nga nje brisk “BIG” dhe te na rruajne mire, se na eshte bere leshi litar…
Allahile, ksisojshe na shkruj mor ta marsha se kena evoje me qesh ka I fije ne keto dite zie