Lulzim Basha: Vendimi i Gjykatës së lartë për të mos gjykuar fare dy deputetët socialist Ndreu dhe Noka për dhunën ndaj deputetit Strazimiri, duke e kthyer çështjen për procedurë në Kuvend, është një atentat i madh ndaj drejtësisë. Të shpëtosh nga procedura gjyqësore është burracakëri. Gjithë ata politikan, që i shmangen drejtësisë duke përdorur procedurën si mjet për të mos u gjykuar, do të hyjnë në librin e zi të historisë së Shqipërisë, si burracakë dhe shaktërrues të sistemit të drejtësisë. Akti i sotëm është i pashembullt në historinë e politikës dhe drejtësisë shqiptare.
Të shpëtosh me procedurë kur akuzohesh për 220 milionë euro ka kuptim, por të përdorësh këtë precedent për një shpull, është burracakëri.
Fatmir Mehdiu: Edhe një herë Gjykata e Lart tregoi se është një gjykatë e papërgjegjshme dhe që një ditë do t’i vij fundi. Pas skandalit që bëri ndaj meje, duke mos lejuar të gjykohem me dhunë, edhe pse unë këmbëngula deri në fund të shkoja para drejtësisë, të njëjtën gjë bën dhe me dy deputetët socialistë. Pasi i hetoi dhe gjykoi për një vit, tani thotë kjo çështje nuk na përket ne, por Kuvendit.
Ky është një skandal që duhet të marrë fund. Drejtësia nuk mund të tallet me politikanët në këtë mënyrë. Mund të na e thoshte që në fillim, që nuk merrem me ju dhe ne binim rehat, jo të na terrorizonte një vit rresht. Mua mu desh të harxhoja ndërkohë 500 mijë euro. Po ta dija se ishte kjo procedurë, nuk i kisha harxhuar.
Zëdhënësi i LGBT: LGBT, pasi ka analizuar për një kohë të gjatë punën e qeverisë dhe kryeministrit Rama ka arritur në përfundimin se ata nuk janë duke ecur në drejtmin e duhur që kërkon LGBT. Për këtë arsye ne denoncojmë spotin e tyre elektoral dhe mashtrimin që u bëjnë shqiptarëve që besojnë tek LGBT.
Në fakt për shumë nga këto gjëra kemi qenë koshient qysh në fillim, se e dinim që kjo qeveri nuk kishtë by…të qeveriste si duhej në drejtimin e duhur.
Bujar Nishani në Klan Kosova: Jam i kënaqur që rivarrimi i Isa Boletinit koinçidon dhe me ditën e çlirimit të Kosovës më 10 Qershor. (Baton Haxhiu: Është më 12 se s’deshtën me ik serbët prej inati më 10, po ndasht)
Isa Mustafa: Sot është një ditë e shënuar pasi Kosova po varros Isa Buletinin. 100 vjet më parë, kur Kosova nuk ishte akoma shtet, Isa ishte shpresa e shqiptarëve. 100 vjet më pas, përsëri ata kanë drejtuar sytë tek një IS tjetër, që jam unë. Thonë që Isa s’ka leju me u ndërtu hekurudha që kalonte në Mitrovicë, se nuk blenin gurë tek gurorja e tij. Edhe ne kemi pas politikan që kan dash me deviju autobanin se nuk kalonte nga gurorja e tyre. Isa është vra pasi është dorzu i gjallë në ambasadë franceze si dëshmorët tanë në Kumanovë, Ndreca e Riza, të cilët ia besun fatin e tyre OSBE-së dhe u vranë në Maqedoni.
Veç një gjë ua them ta dini mirë. Unë për të vdek kam me vdek në krevat, se s’ka burrë me më shti me u vra me të tjerë me plumb.
Genc Ruli: Sa keq e kemi situatën në PD e shikoj nga spoti i LSI-së që bën thirrje të mos blihen vota. Dmth këtë radhë i dashkan qyl fare.
Deklaraten Me te forte
e ka bo Ruli,
Dhe ksaj here (si gjithmone)
Kunjin e nguli
Ruli eshte dhelperak dinak, por edhe ai i ka ngrene ca (si shume) pula kur qeveriste!