Reagime pas sekuestros mbi kompanitë e Becchetit

9 Qershor 2015, 20:37Antena TEMA

Sali Berisha: Akuza e Prokurorisë, e nxitur nga dyshja Rama-Meta, nxorri në shesh natyrën kriminale të qeverisë. Qeveria ka rënë brenda, duke pranuar që Beccheti ka pastruar paratë e krimit. Siç shihet, Beccheti vetëm ka përfituar 7 milion euro nga lekët e shtetit.

Po çfarë thotë qeveria?

Qeveria thotë ka pastruar paratë e krimit. Atëherë qeveria pranon që shteti është krimi. E kanë pranu vet me gojën e tyre. Kjo është dëshmi ma e rënd sesa vjedhja e 7 milionëve.

Sonila: Ligji i Murphy-t: Thuaji dikujt se ka 300 milardë yje në qiell, e do ta besojë. Thuaji se boja në mur nuk është tharë, e do ta prekë për t’u siguruar. (Çfarë ka dashur të thotë autorja?)

Luba: Ky është një sistem i korruptuar, ku biznesmenët e mëdhenj kanë kapur pushtetin dhe opozitën dhe janë të gjithë në një lojë. Këtu duhet ta marrin pushtetin njerëzit e varfër, ata që nuk kanë çfarë humbasin dhe t’i vënë para këta. Ky është  fundi. Dhe një herë që u dorëzova tek kapitali i madh, falimentoi. Duhet të mos kisha tradhtuar veten dhe të vazhdoja me vegjëlinë.

Bejtja: Nuk më duket shqetësuse. Nga sa dimë ne, gjithë lekët pronari ynë i ka fituar me gjyqe. Fakti që ka një gjyq para, do të thotë se ditë më të mira do vijnë, se do të fitojmë gjyqin e do bëjmë lekë.

Rama: Me keqardhje njoftoj se një nga sipërmarrjet më të mëdha, që sillte emigrantë italianë në Shqipëri, mund të mos qëndrojë dot më në këmbë. Do na mungojnë yjet e ekranit italian që vinin, punonin refugjatë në Kashar. Por të tjerë, shpresoj të ngrihen pas tyre. Rëndësi që ka emigrantë nga Italia të vazhdojnë të vijnë.

Ilir Meta: Unë nuk shikoj ndonjë gjë shqetësuese. Derisa të qartësohet situata, i ftoj gazetarët të mbështesin LSI-në dhe nuk u lëviz rroga që kanë. Pas zgjedhjeve do mundohemi t’i sistemojmë në ndonjë punë në Bashkinë e re në Kashar.

Lul Basha: Sapo u zgjova nga gjumi sot, lajmi i parë që mësova ishte kjo e Agon Channel. Mu desh të prisja deri në drekë sa foli Doktori, që ta dija me kë jemi. Tani jam i qartë. Ata i ka goditur dyshja Rama- Meta.

Genc Ruli: Të gjithë thonë që u rrezikua fjala e lirë. Unë them që është vënë në rrezik fjala e shtrenjtë. Në atë TV, një fjali bënte një mijë euro.

2 komente në “Reagime pas sekuestros mbi kompanitë e Becchetit”

  1. Aida Tucii says:

    Te shpresojme se nuk do te degjojme me brockullat ne ekstaze te Sonila Mecos tek Agon Channel.

    1. Majlinda says:

      AJO FLISTE ASHTU SE MERRTE MIJRA EURO NE MUAJ. BERTET DHE THERRET, nuk kemi degjuar ndonje gazetar ne kanalet e tjera, ne shqiperi dhe jashte qe te bej aq zhurme kur flet , dhe aq me teper lajme koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje