E sëmura nga veshkat në Vlorë, s’ka shkuar në “drejtimin e duhur”
Pas përfundimit të një takimi elektoral në Vlorë, kandidati i PD-së, Genc Deromemaj dhe dhjetëra të pranishëm në takim, u shpërndanë duke qarë. Një operator i një televizioni lokal, që nuk e kishte mendjen fare çfarë ishte thënë në takim dhe pasi çoi pamjet në TV, filloi t”i shikojë.
Ç’të shikonte! Gjithë njerëzit duke qarë!
-Kush i rrahu këta, mendoi me vete, se sikur nuk pashë policë?
Ia thotë shqetësimin e tij pronarit të televizionit.
-Po qanin të gjithë, e pyeti pronari?
-Të gjithë shef, i tha .
-Pa pyet njëherë ç’i ka gjet, tha pronari?
Operatori mori dikë nga PD-ja dhe e pyeti “pse po qajnë gjithë njerëzit në miting, se s’dimë si ta bëjmë kronikën”.
-Një nga ato që foli është e sëmurë me veshka, i tha zëdhënësi i PD-së dhe u këputi shpirtin të gjithëve, duke treguar sa shumë të dhembin veshkat.
Ndaj qau dhe kandidati, i tha zëdhënësi.
-E kuptova, tha operatori dhe thirri pronarin.
-O shef, paskan qarë se një nga gratë në miting paska qenë e sëmurë me veshka, i tha operatori.
-Ue ue, po ajo gruaja paska ngatërruar miting, i tha pronari. Të shkonte tek mitingu i doktor Lelit, se ai merret me veshka, se atje ku ka shkuar ajo gjithë punëtorët e firmës janë bërë me veshka nga thasët që ngrejnë.
Doktor Halimi “cënon” njerëzit e Doktor Berishës. Do kthejë tregun e “Uzinës Dinamo”
Më në fund Doktor Halimi e bëri një hap serioz në fushatë. Duke parë që PD-ja dhe Familja e kanë braktisur, ai ua mori hakun. Sot në një takim në njësinë 8, premtoi se do ta hapte prapë tregun e “Uzinës Dinamo”, i cili me shumë mundim u çua në autostradë, aty ku janë pronarë njerëzit e familjes Berisha.
-Do ta hapë prapë tregun, u tha Halimi banorëve të pakënaqur nga kjo gjë që ka ndodhur.
Pas kësaj , i pari e mori i shqetësuar Kunati.
-Doktor, mos na hap telashe me atë tregun, se ia kemi bë nderin njerëzve të Berishës.
-Më vje keq, i tha doktor Halimi. Nuk jam aq naiv sa dukem. E thashë që të nxehet Rama e mos ta kthejë më prapë aty ku ka qenë, se mendon se më duhet mua.
Kunati e sqaroi menjëherë Familjen për taktikën e doktor Halimit. Pas kësaj ua shpjegoi dhe atyre tek partia.
-Po ky qenka lajm i madh, tha Ruli. Tregu nuk ka rëndësi fare, sa rëndësi ka fakti që doktori ynë nuk qenka budalla, po shejtan budalla.
Grida do ngelet pa votuar
Siç po shkon puna në Durrës, prokuroria po ia heq nga listat e votuesve rreth 2 mijë veta Gjushit. Janë votues që janë rregjistruar gjashtë muajt e fundit në Durrës.
Bashkë me ta ikën nga votuese dhe Grida, e cila u regjistrua në Durrës muajin e fundit.
E shqetësuar për këtë situatë, Grida i kërkoi prokurorisë që të lejohej të votonte, se ishte e sigurt që rasti i saj nuk ishte manipulim.
-Na vjen keq zonjë, i tha prokurori, por na rezulton se dhe familjen tënde e kanë regjistruar në Durrës si familje që ka votuar majtas gjithë jetën. Janë hetuar dhe lidhje të tuat me Gjushin, se të ka dhënë leje për tre pallate. Nuk e di si do votoni këtë herë, por këtu je shënuar që ke votuar gjithnjë PS-në.
Mor po aj doctor Kosova,paska vendos me fol e me ba cdo gja qi ka ken kunder doktori?
Ne nji takim me banoret ne Tirane aj deklaroi se : Zona e 21 dhjetorit , ku ajri I ndotun asht shume I nalte, aj dashka me ba nenkalim. H ha ha.
Po haroi aj qi zotni Rama bani nji nenkalim tek Zogu I zi ene doktori e hudhi dekun pertoke?
Mos po I ban karshillik doktorit ky doctor Kosova? Jerebi jarebi.