Sandri braktis Lulin dhe i rrëmben dhe të rinjtë
Sandri më në fund ka bërë kryegjestin e fushatës elektorale. Edi Rama ka qenë dje i ftuar tek ABC, televizion i Sandrit, ndërsa Basha ka qenë i ftuar tek Klan. Sipas traditës, zakonisht Sandri pret gjithë të ftuarit që vijnë tek Opinion, kur janë rang i lartë.
Edhe dje, normalisht pas emisionit duhet t’i jepte darkë Lulit.
Por, skenari ndryshoi.
Sapo Rama mbaroi emisionin tek ABC, Sandri i zuri derën dhe e shoqëroi tek restoranti i Klanit.
Ndërkohë, nga dera e Klanit po dilte Fevzo me Lulin.
-Fevzo, eja këtu tek Rama, le të iki ai b..q.., i tha Sandri.
Fevzo bëri sikur nuk e dëgjoi, i dha dorën Lulit dhe hyri në restorant.
Bashkë me të hynë dhe të rinjtë që ishin në emision nga Forumi Rinor i PD-së.
Sapo hynë, ata panë Ramën dhe shtangën.
Pastaj një prej gocave i tha mirëmbrëma. Rama i përshëndeti dhe i ftoi të uleshin.
Biseda u bë miqësore dhe vajza e parë shkoi të bëjë një selfie. Pas saj shkuan me radhë dhe disa të tjerë.
Sandri u kënaq, nuk e mbante vendi.
-Jepu ndonjë gjë për të ngrënë kalamajave, i tha Rama, se gjynah, fushatë.
-Tani e kanë hallall, tha Sandri, u jap.
U çua dhe u foli të rinjve.
-Nëse doni ta kaloni vaj jetën, bëni kështu si bëtë sot. Mos shikoni kë keni kryetar partie, po shikoni kë keni kryeministër. Kështu s’humbet kurrë. Më shikoni mua? Kur vinin këta dy vjet më parë, vetëm rojen e Klanit takonin. Normal, s’do humbisja kohë me këta. Tani ka lezet. I pres, i përcjell, dhe ai b..q.. juaj ikën vetëm. Me këtë që bëtë, dukeni pasardhësit e mi të denjë. E keni hallall nga një sanduiç dhe një birrë. Dhe shkoni i thoni Bashës, se po s’e ke mirë me Sandrin, nuk fiton gjë.
Voltana ndëshkon militantin që e dekonspiroi
Voltana Ademi është vënë në kërkim të militantit që e dekonspiroi në mitingun e PD-së, duke dëshmuar se merr 100 mijë lekë për familje, për t’i dhënë votën.
Për këtë i vuri gjithë të dyshuarit të recitonin këngën “Rama-Meta ka maru” dhe për ta krahasuar me zërin që del në videon e Fiks Fare.
Më në fund gjeti dikë që i afrohej shumë.
-Ti na ke dekonspiruar, i tha. Na ke nxi faqen duke tregu krejt ç’po bëjmë.
-Jo moj burrnesh, i tha militanti. I kam rrejt krejt. U kam thënë 100 lekë për shpi, ne kena marr 100 mijë lekë për dy vet. E kanë hëngër rrenën.
Kunati zbulon sekretin përvëlues për Deromemaj
Kunati më në fund ka shpjeguar para partisë të vërtetën, pse Deromemaj ka fituar gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës, Xhaminë e Namazgjasë, si dhe liçencë hidrocentrali.
-Tani po ua them hapur, tha Kunati. Babai im është nip në fisin Deromemaj, d.m.th Xhafa është kushëri me babain e Deromemaj dhe ne i biem të jemi kushërinj. Në këtë klimë pabesie që është krijuar, vetëm kushërinjtë mund të besosh. Për këtë arsye iu ftojmë të luftoni për çdo votë për Deromemaj.
-Po ti pse s’thua a i vrarë, ia ktheu një militant. Se po na thoshin që ky Genci ka një degë komuniste në fis, po nuk e dinim që kishte kushëri vjehrrin e Lulit.
Shqiperia eshte nje ferme muti, me keq se kafshesh, se ato edhe pse me ndergjegje te ulet jane me te dobishme per njerezit sesa Rama, Luli apo Veliaj, Dako & Grida!
Nuk jam dakort me ate “bythq…” Quaje hollandez se kuptohet.
Eh koherat kur antena perfaqesonte humorin spontan dhe origjinal i cili buronte nga ngjarje politike groteske, ndersa tani eshte i sforcuar, i sajuar dhe çeshte me e rendedishme i komisionuar nga bleresi me i pare….