Një ankesë e fortë ka mbërritur nga Presidenca në adresë të Drejtorisë së Pritjes në qeverinë shqiptare.
Jari i ankohet drejtoreshës së Pritjeve se ka probleme me grafikun e pushimeve në vilat qeveritare dhe për këtë kërkon llogari, se kur do përmirësohet situata.
Në letër thuhet:
“Zonja drejtore e Drejtorisë së Pritjeve!
Siç e dini, viti 2015 ka qenë një vit i ngarkuar me punë dhe probleme të forta për institucionin e Presidencës. Personalisht kam kryer disa udhëtime të vështira në Shqipëri, si udhëtimi në Zagori, ku u bëra Qytetar Nderi, udhëtimi në Mirditë, udhëtimi në Tropjë etj.
Nga këto udhëtime të rëndësishme, jo vetëm që kam mësuar shumë për historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, por dhe për pushimet dhe guzhinën shqiptare në tërësi. Po ashtu, pritet që në fund të gushtit, të marrë pjesë edhe tek Miss Bjeshka në Valbonë, si dhe tek festa e reçelit në Përmet.
Pas gjithë këtij aktiviteti të ngjeshur politik dhe pas presioneve të qeverisë shqiptare kundër institucionit tim, tani ka dalë problemi i shtëpive të pushimit.
Iu kam kërkuar përmes një shkrese, që të pushoj në shtëpinë e Pushimit në Dhërmi në muajin korrik dhe më keni kthyer përgjigje se po rikonstruktohet. Plus kësaj më keni dërguar dhe fotografi sesi e keni gjetur të shkatërruar vilën pas ikjes sime nga pushimet vitin e shkuar.
Kjo gjë më ka irrituar shumë, pasi në fund të fundit detyra juaj të rregulloi vilat ku fle unë është.
Iu kam kërkuar të vij atje në muajin gusht, më keni thënë se e ka zënë kryeministri. D.m.th e keni bërë plan që unë të mos pushoj fare në Dhërmi!
U kam kërkuar vilën e Vlorës ku ka pushuar Enver Hoxha, më keni thënë që nuk është e këshillueshme se dalin fantazma natën dhe të trembin. Pas kësaj u kam kërkuar vilën e Mehmet Shehut, më keni thënë që nuk çojmë drejtues të lartë shteti aty, se vrasin veten.
U kam kërkuar vilën në plazh të Durrësit dhe më keni thënë po bëjmë rikonstruksion, po deshe shko tek Kavalishenca, se oficer ke qenë.
Kjo sjellje është shumë harbute dhe synon të ulë rendimentin tim në punë, pasi tani kam ngelur poli i vetëm opozitar në vend.
Me këtë akt, ju po dëmtoni rëndë jo vetëm institucionin e opozitës, por dhe atë të presidentit, duke ulur rendimentin në punë dhe duke dëmtuar kësisoj imazhin e Shqipërisë në botë, duke paraqitur një president të lodhur dhe të parelaksuar.
Nga ana tjetër, shumë miq të mi nga jashtë Shqipërisë që i kam ftuar të pushojnë me mua, tani duhet të sigurojnë vetë hotelet dhe të merren me pushime.
Ky është një poshtërim, që populli nuk ka për t’ua falur më 21 Qershor”.
Jari te na e RRUAJ per dimer se per behar e rruajme vete.Nuk ke nevoje pe vile ti se nje cope KAPTERR ke qene.Merr dy flete cadre dhe ngriji para ndonje tuneli te artilerise.Edhe kete nuk e meriton por hajde se nje cope gjytyrymi je.
Po Odetka qe ka ftuar arkeologum ?! Pastaj Kovalishencen kur ishte Jari minister I bremdeshem Odetka e kish prone te saj dhe ju shiste dhomat punonjesve tek Ministria e Turizmit.
Metro je fantastik.Pranon Odeta ti heqe poturek ketij te paralizuarit????? My do njeri nga pas mavria. Odeta do burre se ne moshen e saj do tundur there naten, megjithese ka plot djem te fu qishem Garda qe e ndihmojne te kenaqet.
Po ky macoku I presidencies ka punuar shume e duhet te pushoje doemos kur tere vitin ne krevat dhe ne karoce me rota e ka kaluar duke pare sorat e lareskat ne pemet e parlamentit .Ky idiot do dhe nje group mjekesh pas se ku dihet vjen I gjalle nga pushimet.