Humor nga Durrësi me rezultatin e Gridës

23 Qershor 2015, 20:20Antena TEMA

Olta Gixhari, prite Gridën se ta kthyem në Tiranë

Pas humbjes së thellë të Gridës, gazetarët e mbledhur para shtabit të Gjushit, pyetën zëdhënësin e tij nëse ka ndonjë koment për këtë që po ndodh.

-Nuk di çfarë t’u them, tha zëdhënësi. Unë jam fans i Olta Gixharit. Kur u caktua Grida në Durrës, mu dhimbs se tha “Grida më prit në Durrës, se po bëj gati valixhen”. Nuk di erdhi apo jo, por jam i lumtur t’i them: “Olta, prite Gridën se po ta sjellim me tren”.

Grida s’ka paguar qeranë në Durrës

Një nga lajmet më gallatë në Durrës ishte fakti që Grida kishte humbur tek qendra e votimit ku votonin njerëzit e saj në Durrës.

-Si shpjegohet ky rezultat, pyeti gazetari një nga njerëzit e Gridës?

-E pati fajin vet, – tha ai. Nuk na e dha qeranë paradhënie. Kaloi mbi një muaj dhe nuk na e pagoi. Ça pret nga një njeri që s’të paguan qeranë e shtëpisë. Thamë, dhe nuk ia dhamë votën.

Pse Grida si mbaron dot pallatet e saj

Një gazetar po pyeste Gridën për vizonin e saj për Durrësin dhe tre pallatet e pambaruara ende të saj.

-Si mund të kemi besim që do t’i bëni këto që thoni, kur ende nuk keni mbaruar tre pallatet që keni nisur për kaq vite? – i tha gazetari

-Tek pallatet kam një ortak problematik që do shkojë në burg, – i tha Grida. Tek Bashkia do kem ortak Doktorin. Atë se fut dot njeri në burg.

Si i premtoi Batoni, Gridës fitoren në tavolinë

Një histori e pabesueshme ka ndodhur mes Batonit dhe Gridës. Batoni si konsulent i Gridës për fushatën, erdhi të shtunën në Durrës dhe po drekonte tek restoranta Piazza me të. Meqë nuk kishte si t’i jepte zemër Gridës, po i “tregonte” se kishte folur me Edi Ramën dhe ai i kishte premtuar se do t’ia linte Durrësin, Gridës, se nuk kishte si të hiqte qafe Dakon. Por, meqë po pinte dhe verë, e ngriti zërin.

Këtu nisi dhe fatkeqësia. Në tavolinën në krah ishte një vajzë pjesë e stafit të Dakos, që çfarë dëgjonte e regjistronte dhe ia niste Dakos.

Pak para se të mbaronte dreka, një ministër e merr në telefon Batonin.

-Mos je gjë me Gridën, i tha?

-Po, me Gridën, – i tha Batoni.

-Mos je duke i thënë që ke folur me Edi Ramën dhe të ka premtuar që do t’ia lërë Durrësin, Gridës?

-Po vallai ia thashë. Si ka mundësi që e dini? Na keni përgjuar?

-Po po, – i tha ministri. Çdo fjalë është e regjistruar. Si mik që të kemi, na thuaj, a t’ia themi Gridës sot që po e gënjen për fitoren në tavolinë, apo të hënën.

-Vallai lëre për të hënë, se ende s’mi ka kry ca pagesa.

9 komente në “Humor nga Durrësi me rezultatin e Gridës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O komentuesat
    E partisë demokratike
    Nuk ju pëlqen humori
    Apo gabimet ortografike ? ?

    1. qerimeja says:

      Nuk po postoni me nga “ditari demokratit” durrsak?

  2. ketu ka tradhti burra says:

    Grida se rru fsre qa thoni ju

    1. Ja rrujti Vangjushi Grides dhe pastaj ja futi penkuqin me lezet qe ta mbaj mend, dhe mos i shkoj mendja te shkoj mo ne Durres.

  3. Fatoni says:

    Hahaha po e mir kjo me Batonin tamam ja paske i qellu.

  4. ornela says:

    O z.Mero nuk jam dakort me paragrafin e dyte, turp te kete lagjia qe nuk e ka votu meqe ajo qirane e ka pagu.te pa
    kten te kthenin leket ne vota 

  5. astrit says:

    Mero. Si ke harruar Ardit Gjebrene i cili ishti i pari qe u shfaq krah Grigjes ne fushate.

    1. fati says:

      Gjebrea eshte gej i ndyre. Po i hodhe nje kocke, te lepin trapin.

  6. Shefqet Hulo says:

    Ky Baton Haxhiu me duket si ata hoxhallaret idiote te Dragostunjes dhe po ti shtosh edhe skizofrenine e Grida Dhuma(Shqines) mjere atij qe i bie rasti ti kete prane per te degjuar tralalate e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje