Humor një ditë pas zgjedhjeve

22 Qershor 2015, 20:39Antena TEMA

Spikeri i edicionit të lajmeve të News 24 ishte duke pyetur korenspodenten tij në Sarandë.

-Më falni, i tha, Saranda ka zgjedhur më në fund kryetarin e ri të Bashkisë. Ç’keni për të na thënë tjetër?

-Asgjë, i tha gazetarja. Kryetari i ri është grua.

-Aha, më fal, i tha spikeri, nuk paska fituar ky që më tha shefi.

Titulli më mbreslënës pas zgjedhjeve ka qenë një titull tek faqja Lapsi. Titulli thoshte “Shuplaka për Ramën. Në fushatë tallej me kandidatët e PD-së, opozita i merr dhe ato bashki që nuk pritej.”

Pasi lexon titullin, një nga sekretarët e Ramës i alarmuar pyet tek dhoma e rezultateve.

-I paskemi humbur të gjitha bashkitë ne, tha, që paskemi humbur edhe disa që nuk i prisnim.

-E keqja është se kemi fituar më shumë se ç’na duhen, i thanë ata nga dhoma e rezultateve. Me Malon që është tall, Malo humbi.

-Po pse e kanë bërë kështu këtë titullin tek Lapsi, i tha sekretari?

-Po hajd o burrë se me laps është, fshihet prapë, i tha Fuga.

Gent Strazimiri ka gjetur më në fund zgjidhjen ideale për të mos humbur më zgjedhjet. Duke analizuar rezultatin e së dielës, ai arriti në përfundimin se të majtët nuk munden me vota, por duhen mund me armë. Mendimin e tij e mbështeti dhe Paloka, dhe u krijua një situatë entuziaste interesante.

U ngritën dhe ja thanë Lulit si zgjidhje.

-Kjo ëshët e vetmja mënyrë që të mos humbasësh më, i thanë.

-Po mirë, tha Luli, ju e dini. E bëjmë dhe me armë, por unë nuk kam përvojë, se nuk kam qenë këtu më ‘97. Ju që keni qenë, më thoni si qe.

-Jo, as unë nuk isha, se ja mbatha në Zvicer, tha Paloka.

-Edhe unë në fakt ika në Austri, tha Genti.

-S’kam kë të pyes, tha Luli, se Kunatin që pyes për këto gjëra, ai ka qenë socialist më ‘97.

Lazarati e mbajti fjalën, duke i dhënë 1110 vota Partisë Demokratike në vetëm tre kuti. Ky ishte dhe rezultati më i pastër që PD mori në këto zgjedhje.

Oerd Bylykbashi që drejton komisionin e dekriminalizimit, u çoi një letër falenderimi banorëve të Lazaratit, ku shkruhej:

“Vota juaj për Partinë Demokratike është një fyrmëzim i madh dhe një mbështetje e fortë në rrugën tonë të vendosur për të dekriminalizuar politikën shqiptare. Me një mbështetje të tillë, nuk ka njeri që na kthen nga rruga jonë”

Vangjush Dako dha një shpjegim për fitoren e thellë ndaj Gridës. Ky është rezultati më i thellë që Dako ka arritur ndonjëherë dhe nuk kishte njeri ta shpjegonte. Enigmën e zgjidhi vet Dako.

-Shumë veteranë që kemi ne, tha, kanë dëgjuar që po kandidon Grida, mbesa e “filanit” qe ka qene operativ, dhe kanë menduar që është e PS, ngaqë e ka pas xhaxhain Operativ Sigurimi në Durrës. Më në fund erdhi vajza jonë në parti, thoshin, e votonin ku shikonin PS. Kështu kanë devijuar votat nga PD tek PS, duke menduar që Grida nuk e ka tradhtuar xhaxhain.

4 komente në “Humor një ditë pas zgjedhjeve”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ☆☆☆
    Ehh o Mero
    Të kam zili
    Kësaj herë
    10+ e more Ti !

  2. Mimusta says:

    Lam I I fundit:”jari po pregatitet te dekoroje lazaratin me motivacionin-per besnikerin ndaj PD–s ne ne zgjedhjet e 21 qershorit-.”

  3. Shefqet Hulo says:

    Lulja dhe Grida te gjejne vrime ku te futen nga ky deshtim spektakolar. Nuk e di nese Basha do kthehet ne Hollande apo jo, po Grida nuk ka ku shkon vetem ne e strehon Pangua ne Papafingon e tij, se ne demokratet e vertete kemi per ti varrur publikisht te dy keta delenxhijet e PD ne oborin e SHQUP-it!

  4. liqeni says:

    …..keta lloj politikanesh, nga humbje te tilla kaqe te medha,as skuqen e as nuk zverdhen por kekosen,populli ka nje fjale:nuk do ta dije haleja nga pordhet……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje