Shumë demokratë janë të zemëruar me Lulin pse e quajti fitore atë rezultat që mori PD-ja më 21 Qershor. Në rrjetet sociale dhe në shtyp, e kthyen Lulin në personazh qesharak për shkak të deklaratës.
I mërzitur nga gjithë kjo, Luli thirri sot Kunatin, t’i jepte disa argumente pse kjo e gjitha duhet të quhej fitore.
Kunati u kthye në zyrë dhe argumentoi si më poshtë, se pse e gjitha kjo ishte një fitore.
Ai shkruan:
“21 Qershori ishte një fitore politike, ekonomike dhe gjeografike.
E para, ishte një fitore e fortë politike, pasi ne thyem parashikimet e Doktorit dhe Kaç Islamit, që thanë se PD-ja do të marrë vetëm 8 ose 9 bashki. E verteta tregoi se morëm plotë 15 bashki. Kjo është një fitore e rëndësishme poltike pasi është dyfishi i parashikimit që bëri Doktori.
Nga ana tjetër jemi të gëzuar se disa prej kandidaturave që na imponoi Doktori i eleminoi populli.
Kështu lajmi se Grida ka humbur thellë me 13 mijë vota në Durrës është një fitore e rëndësishme, pasi tani e tutje Doktori nuk na e imponon dot për deputete, pasi ajo është humbëse e madhe.
Po ashtu mund të themi dhe për Doktor Halimin, të cilin donte të na e çonte në Bashki për të hapur letrat tona, se mos nuk kemi qenë korrekt me Zenin në ndarjen e pjesës.
Një tjetër sukses politik i kësaj fushate është eleminimi i Alibeajt në Fier. Ai u zemrua me ne se nuk e përfillëm dhe donte të na bënte sfidë të fitonte vet në Fier. Me një moblizim të duhur arritëm t’ia tregojmë vendin në emër të popullit.
Fushata ishte një fitore e madhe dhe nga ana ekonomike. Disa prej borxheve që kishim i lam me fushatën.
Fjala vjen 2 milionë euro që i kishim kandidatit të Vlorës që na bëri pallatin, tani ia kemi shlyer se e bëmë kandidat. Fakti që s’u bë kryetar dot nuk është puna jonë. Ne quhemi të larë.
Po kështu gjatë fushatës kemi firmosur ca leje nën panikun që i ka kapur ca tanët se do ndërrohej bashkia dhe ua kemi marrë paradhënie 20 përqindshin. Kjo është gjë e mirë se kishim një arsye për t’i nxitur të paguanin në kohë.
Së treti, fushata është dhe një fitore e madhe gjeografike. Fitorja jonë në Përmet në Dropull Devoll etj, është një shenjë se edhe pse nuk e duan PD-në, ata kanë pëlqyer kandiatin që kemi zgjedhur.
Të gjitha këto janë arsye të forta për tu krenuar me rezulatin e zgjedhjeve.
Ne jemi më të pasur, më të sigurt për pushtetin brenda PD-së dhe më krenar me kandidatët pas fushatës. Të gjithë ata që thonë të kundërtën, na kanë zili për këto arritje.
Krahasimet që bëjnë me vitin 1997 e vitin 2000 nuk na interesojnë, se ne atëherë kemi qenë në Holand dhe nuk mbajmë përgjegjësi ça ka ndodhur . Ne mund të krahasohemi vetëm me veten tonë. Këto janë zgjedhjet tona të para dhe s’kanë çfarë krahasojnë. Kur të bëhen të dytat, nëse janë më keq se këto, kanë të drejtë të kritikojnë. Si fillim jemi mirë!”
e keni gabim, nuk quhet DOKTORI, por DIKTORI.
Mere Lulen o shoku Kunat me Grida Duma-Shqinen dhe kthehu ne Hollande se kane per ti rrjepur gjithe demoratet ne llumrat e Lanes?!
Kuse ti quhesh Ben tarrallaku
I kerkuan nje mendim edhe Rulit per kete ceshtje dhe ai u pergjigj:”Fitorja me e madhe,me fantastike eshte se kete here Lulit nuk i iku zeri!!!…I tmerroi gjithe socialistet…” ?