Luzim Basha: Partia Demokratike po shkonte drejt greminës pas 23 qershorit 2013. Me punë, dinjitet dhe përpjekje dy vjeçare arrita ta çoj një hap përpara.
Sali Berisha: Nuk ka rëndësi rezultati, por posti i kryetarit të partisë. Dhe këto zgjedhje treguan se Lulzim Basha është i duhuri që më duhet në krye të partisë. Ai është i vetmi që nuk më bën konkurrencë dhe nuk ka ndërmend ta çojë këtë parti në pushtet sa të jem unë gjallë për të më respektuar. Besnik të tillë ja vlejnë! Pas meje qameti!
Jozefina Topalli: Nëse kjo që ka ndodh më 21 Qershor është fitore, qekemi lodh kot pas vitit 1997, se kaq morëm dhe atëhere. Kishim nenj në shpi e thoshim gjithmonë kemi fitu.
Halim Kosova: Unë për vete ndjehem i fituar. Njoha plot paciente të mija që i kisha harruar dhe takova plot të reja që mund të bëhen paciente të mija. Tani jam i sigurt se klinika do jetë plot.
Kastriot Islami: Mendoj se kjo është një humbje e thellë e Edi Ramës, i cili nuk arriti dot të shfrytëzojë rastin që të linte Lulin të fitonte dhe të shpëtonte nga dështimi i radhës në qeveri. Vetëm një njeri si ai mund ta bënte këtë gafë. Ne jemi të fituar se nuk kemi çfarë të humbasim.
Maljinda Bregu: Unë ndjehem e fituar se në zonën time humbja është më e vogël se në zonat e tjera. Dhe siç mund të merret me mend, në këtë humbje fituesit janë ata që kanë humb më pak. Unë jam e fituar.
Demokrati Thërmia: Në Durrës u ndanë të gjithë të kënaqur. Nëse flasim me gjuhën popullore është si ajo pyetja: A e mori Grida provimin?…E mori k…. Në te tjerët jemi në rregull. Asmoni mori lekët, unë mora trapin.
Genc Ruli: Po ç’të të them unë djalo! Kjo parti ka shkuar për lesh. I vetmi njeri që pranon në mënyrë serioze që kemi humbur është Jul Deda që paguhet për të mos fol seriozisht. Hajt ta besojë njeri që kemi humb.
Lesh e Li, Luli & Grida te shkojne ne Hollande apo ne vrime te miut, keto zuskat e keqe qe morren ne qafe mbare demokratet.
Perpara se te pyesni a ka humb a ka fitu PD-ja,duhet te kuptoni se PD-se i “ka humb vula”, nuk shihet askund.
Sali Berisha,pasi i shiti PD-se oborrin per nje ndertese,nuk u be rehat dhe…vendosi ta marre per fare ne shtepi !!! Pyeti veten:” po me mercenaret cfare te bej?!..” — pasi u mendua pak,e gjeti zgjidhjen: “Po i strehoj ne nje objekt ushtarak” tha,dhe keshtu zaptoi godinen e ushtrise me nofken SHQUP. Keshtu gjei rehat.PD-ne ne shtepi,mercenaret ne SHQUP !!!…
Ehh o shoku Enver
ke lënë pas ca çuna
që nuk kanë haber
se qysh bëhet puna.
*
Qaheshim nga ti
se ti ishe dreq
po një gjë nuk dinim
paska dhe më keq.
*
Vdesin për medalje
vdesin për lavdi
dhe në bythë .ihen
për pak pasuri.
*
Ngjarje thashetheme
mbajnë nëpër sirtare
me shumë qejf e bëjë
Spiunin pa Pare.
*
Qahemi nga grekët
shajmë maqedonët
malazezët, serbët
por më shumë, Tonët!
*
Faj nuk kemi ne
Na e kanë gjitonët
Kurrë nuk mësuam
Ne, Autoktonët.
*
Jemi dy shqiptarë
tre mëndje më vete!
Ndaj na mbajnë ndarë
nëpër pesë shtete.
*
Çfarë dinte Konica?
E kish mirë Ai
Armiqtë e Kombit
Jemi: Ne, Ju … Ti!
* * *
Hahahaha Grigja K….