Siç e keni ndjekur në fillim të fushatës, në Durrës demokrati Thërmia filloi të mbante ditar çdo ditë për zhvillimet në fushatë. Përshkruante mëngjesin kur vinte Asmoni me telefon në vesh duke kërkuar lekë nga biznesmenët, si vinte Grida me fuoristradë nga Tirana dhe si diskutonin çdo mëngjes.
Por, një ditë shefi i shtabit të fushatës e thirri demokratin Thërmia dhe e urdhëroi të mos shkruante më ditarin e fushatës.
-Pse të mos e shkruaj, kërkoi të dinte Thërmia?
-Ditarin do ta mbaj unë në Facebook, i tha. Çdo aktivitet do të jetë në Facebook dhe në fund ai Facebook do jetë ditari zyrtar i fushatës.
Thërmia nuk qe dakord, por iu bind partisë.
Çdo ditë lexonte në Facebook postimet e shefit të fushatës së Gridës, Salianjit. Për atë kishte dy dyshime. Dyshimi i parë ishte se ai i ngjante me një aktor të Portokallisë që e imitonte tamam në çdo gjest. Dyshimi i dytë ishte që mbiemrin Salianji e kishte vënë duke u nisur nga Sali, por duke e bërë Sali modern.
Tani që fushata mbaroi dhe demokrati Thërmia siç e ka zakon në çdo fushatë përfundon ditarin e tij, hapi Facebookun e Salianjit dhe nuk kishte më asnjë postim të fushatës.
-E dija që ishte aktor i Portokallisë, tha Thërmia. Na e paska futur, ndaj kemi humbur.
I shqetësuar siç ishte, shkoi tek Asmoni.
-Më dolën dyshimet, i tha. Ai shefi i fushatës së Gridës paska qenë aktor i Portokallisë, ne e kemi marrë sikur e ka dërguar PD-ja në qendër.
-Nuk ka mundësi, i tha Asmoni. I PD-së duhet të jetë, se e kam parë dhe herë tjetër në TV që flet në emër të PD-së.
-E ka bë kot, të duket i besueshëm, tha Thërmia. Kam 24 vjet me PD-në, s’e kam pa kurrë.
-Mos, ça më bëre, tha Asmoni. Se ai më mori dhe lekët që mblodha për fushatë.
-Ore lekët gjenden, tha Thërmia, por mua më la pa ditar. Çfarë të shkruaj unë tani? Kam që nga viti 2000 që mbaj shënim çdo humbje tonën në Durrës. Më 2000 kam shënu “Kiles ia mori Nari”. Më 2003 kam shënu “Avniun e shiti kapidani”. Më 2007 kam shënu “Mandin e shitën numëruesit”. Më 2011 kam shënu “na mori më qafë cilësia e diellit”…Tani ça të shënoj me burrë, se diferenca këtë vit, është sa dyfishi i katër zgjedhjeve të mëparshme së bashku. Kjo Grida ua ka fut të gjithëve.
-S’di ça të them, tha Asmoni. Dhe unë e ndjej këtë. Në çdo palë zgjedhje kam bë ndonjë lek. Këtë radhë dhe pse e shitëm më shumë, kemi fitu më pak. Duket që e kena shit secili për hesap të vet.
-Epo mire, tha demokrati Thërmia. Unë po e ribëj këtë ditarin e Salianjit duke shënu çdo ditë nga një shumë lekësh. Në fund po shënoj numrin e votave dhe numrin e lekëve dhe po e fiksoj në ditar, që këto janë zgjedhjet që nuk humbi askush. Gjushi fitoi votat, PD ruajti traditën e humbjes, Asmoni me Salianjin fitun lekët, ne të tjerët lamë brekët.
Kush eshte ky “demokrati Thermija” mo, apo ndonje dashnor i vjeter i Grigjes? Mos eshte Gjergj Thanasi?
Gjergji Thanasi eshte ai qe shkruan Antenen per Griden. Thermija do jete ndonje shoku i tij i lagjes.
ky demokrati((thermia)) eshte nje karagjoz,nje njeri fillikat qe merzit durrsaket e ndershem .