Pas numërimit të votave në Kamëz, rezultoi se PS fitoi Këshillin Bashkiak. Kjo tregon se gjatë fushatës, Xhelali u ka kërkuar njerëzve të votojnë Xhelalin dhe votën për parti t’ia japin kujt të duan.
Në përfundim, Xhelali ka dalë fitues dhe ka humbur Këshillin.
Pas këtij rezultati alarmant, Kunati kërkoi analizë për këtë gjë.
I pari që iu përgjigj kërkesës për analizë ishte vetë Xhelali.
-Populli më beson mua dhe Edi Ramën, i tha Kunatit. Nuk kam faj që ty nuk të pranojnë akoma. Kur të thashë më zgjidh në Kryesi të PD-së, ma fute, tani kjo punë me radhë është. Unë mandatin ta kam blerë. S’të kam më borxh.
Pas debatit më Mziun, mendimin më racional e tha Aldo.
-Përceptimi i publikut është se Xhelali dhe qeveria janë të korruptuara ndaj dhe i kanë votuar, tha. Ne që jemi të ndershëm nuk na duan.
Doktori, i cili në këto raste nxiton të kapë thelbin e problemit, e tha më qartë.
-Populli kuptoi se Xhelal Mziu ishte vënë në shënjestër të mafias dhe e mbrojti zotëri. Ju të tjerët që nuk lëvizni nga zyra dhe që dukeni sikur nuk keni asnjë hall, nuk ka si t’iu mbrojë, se i dukeni në rregull, ndaj nuk iu ka votuar. Nëse do silleni të gjithë si Mziu, të gjithë do rigrihemi. Nëse do sillemi siç silleni ju, të gjithë do përmbysemi.
Si gjithmonë Ruli dha dhe mendimin e tij për këtë çështje.
-Unë e shikoj pozitivisht fitoren e Mziut dhe humbjen e PD-së në Kamëz, tha Ruli.
Xhelali është një nga ata të Kamzës dhe njerëzit e duan. Tani që Luli e ka bërë partinë me djem të hekurosur nga shkollat, atyre u duket si parti e Edi Ramës dhe ia kanë dhënë votën asaj partie.
Në përfundim të analizës, Kunati mori dhe mendimin e Shamikuqes për këtë zhvillim.
Unë mendoj se kjo do t’i bëjë mirë Mzatit, tha Shamikuqja, pasi tani do jetë si dem i tredhur që nuk bën dot gjë po nuk deshi PS-ja. Kjo do t’i çlirojë gratë nga frika dhe do ta bëjë Xhelalin më të butë.
Si konkluzion, Kunati u bind se Xhelali e ka shitur PD-në pasi nuk ka dashur t’i japë më llogari atij. Kjo është shenja e parë që furtuna ndaj Lulit mund të nisë nga Bathorja.
Hahahahah
Shkrimi eshte totalisht i pasakte dhe dezinformues. Shumicën në këshillin e Kamzes nuk e fitoi PS por Aleanca e majtë. PS doli e treta në garë me vetëm 8 këshilltarë. Forca e parë ishte PD e cila mori 13 këshilltarë, e dyta LSI me 9 këshilltarë. Si koalicion e majta mori shumicën në këshill siç ka ndodhur në të gjitha bashkitë ku kanë fituar kryetare të së djathtës. PS ka qenë shumë e dobët dhe LSI është forcuar ashtu si në të gjitha zonat. Pra Kamza nuk ka asgjë ndryshe nga tabloja e përgjithshme: PD të tkurrur, LSI të forcuar dhe PS të hutuar.