Ndaj kapjes së vrasësit të turistëve çekë, i pari ka reaguar Fevzo. Para se të niste postimin, pyeti a ka reaguar presidenti?
-Jo, i thanë, akoma, se e ka mik gjyqtarin.
-A ka reaguar Rama?
-Jo, i thanë, se s’merr vesh nga këto punët e policisë, po ka reaguar Saimiri.
-Lere Saimirin se s’më prish punë, dua këta të mëdhenjtë, tha Fevzo. Po Ilir Meta?
-As ai akoma, po me siguri do reagojë.
-Ok, jam në kohë, duhet të reagoj patjetër i pari, tha. Dhe nisi postimin:
“Vrasesi i turisteve çeke u kap! Vrases dhe kriminele ka cdo vend. Mund te ndodhte nje gje e ngjashme. Por kur degjova emrin e vrasesit Sokol Mjacaj u kujtova per vrasjen e 13 vjecarit 5 vjet me pare. I pane nje varse floriri ne qafe dhe deshen t’ja marrin. Ai nuk jua dha se e kishte dhurate nga prinderit. Qe ti merrnin varesen e vrane duke e goditur me gur ne koke deri sa dha shpirt. Kemi bere nje emision Opinion per ate vrasje. Mjacaj ishte nje nga vrasesit dhe u denua me 5 vjet burg. Dhe u harrua. Nje muaj pas daljes nga burgu vrau serish 2 njerez te pafajshem per t’ju vjedhur makinen. Ne kete rast nuk eshte nje ngjarje cfaredo. Eshte nje vrasje e paralajmeruar qe institucionet e kane gatuar me papergjegjshmerine e tyre…Blendi Fevziu”
Pas postimit të Fevzos nisën menjëherë reagimet.
Presidenti Nishani mori Fevzon në telefon dhe i shpjegoi gjerë e gjatë se si ishte puna e gjyqtarit që e kishte lëshuar. Ai ishte komshiu i mikut të kushëririt të gruas, pasi kishin qenë njëherë bashkë në plazh në Velipojë dhe i paska dhënë një drekë, kështu që kishte shumë respekt.
-Unë e qortova sot kur mora vesh që e ka dënu kaq pak, po tha “ishte kalamq mo burrë, ça t’i bëja më shumë”. Sidoqoftë ti ke të drejtë, po e kapëm përsëri në shkelje do ta ndëshkojmë, i tha Bujari.
-Më vjen shumë keq, i tha Fevzo, po nuk ta fal dot këtë herë.
-E di, i tha Bujari, se ka reaguar dhe Supermbesa, dhe ajo thotë “duhet ta gjejmë përgjegjësinë brenda vetes. Pse kur u kërcënu Tom Doshi nuk u ankuan shqiptarët. Dukagjins është dhe ai”, ka shkruar, dhe ka të drejtë.
-Ore Supermbesa është kalama, s’merrem me atë, i tha Fevzo, por ty nuk të falet kjo. Unë këtë çështje e kam ngritur pesë vjet më parë në emision dhe ti se ke vënë ujët në zjarr.
-Ke të drejtë, i tha Nishani, do reflektoj thellë.
Pas kësaj mori vet Edi Ramën. I shpjegoi që ka bërë një status në Facebook, ku shpjegon se megjithë impenjimin e tij serioz pesë vjet më parë në një emision, Nishani nuk ka reaguar si duhet dhe nuk e ka dënuar siç duhet këtë kriminelin.
-Kjo është skandal mo burrë, tha. Mirë që s’bëjnë ndonjë punë vet, po dhe kur ua thua, nuk reagojnë.
-Ke të drejtë, tha Rama, do ti flas dhe unë Bujarit.
-Po ça ti flasësh mo burrë. Ai më mirë mbante mend reagimin e Supermbesës, se sa emisionin tim.
-Po Supermbesa ç’ka, tha Rama? Ishte shqetësuar pse njerëzit nuk patën këtë reagim kur vrau daja në Gërdec dhe kur vrau gjyshi në Bulevard?
-Po le mo burrë, ajo është budallaqe. Dhe librin ja shkruajti zysha, po këta s’më dëgjojnë as mua që i shkruaj librat vetë.
-Ke të drejtë, tha Rama, do i lë porosi Saimirit t’i ndjekë gjithë emisionet e tua dhe të më raportojë.
-Jo, ai është në rregull, reagoi pas arrestimit, po e kam fjalën tek këta të mëdhenjtë, tha Fevzo. Janë shthurur fare. Asnjë këshill nuk të marrin parasysh, kot që flas unë çdo natë. Me këtë që ka ndodh më ka ik truri. Ua kam thënë pesë vjet më parë që duhet dënuar.
-E se mbaj mend, tha Rama, se atëhere se shihja Opinionin, i bëja të fala Sandrit.
Ahahahahaha gallat e ke myt fare o Mero
Ky Blend pordha kudo kerkon te dale i pare. Harron Fevzi dosa qe i ka ikur koha dhe nuk e pyet me njeri se kane alergji te perjetshme nga tulla e tij si koke qepe e futur ne barkun e nje korani ne Pogradec per te ushqyer Baba Liken e skraparit.
Fefzua u pa ne Vrake duke zbritur nga nje helikopter i kuq,kishte veshur corapet e kuqe dhe oren e dores te kuqe,me kravate te kuqe qe te dukej “iKuq”si besa e shqiptareve.Pyeti a ka ardhur ndonje i madh ketej se me thane do te vije vete z.zzRama,jo i thane malsoret ketej vetem dhite e egra dhe Nje Blendi vjen qe shkruan per vuajtjet tona.Iku Fefzua dhe tha po vete me mire ne marinxe atje ku uji eshte i qelbur,se jane dhe tokat e gjyshit nga nena e adoptuar afer Lushnjes.por prap nderroi mend se skishte kush ja paguente helikopterin.po i bej nje tel Pacollit se ndoshta me merr me vete ne Nigeri dhe jap e marr eksperiencen e vrasjeve dhe rrembimeve.I thote piloti se ska me fuel per motorrin,aman ore ule ku te duash tha Fevzua dhe filloi ti hiqe corapet,oren dhe kravaten e kuqe,te dukem si fukara tha me vete,se ketu Enver Hoxha i tredhte gangsteret dhe s’dihet c’ndodh.Shyqyr qe zbriten ne Kruje,Fevzua menjehere veshi te gjitha te kuqet dhe zbriti ne nje pulari te ballistave te rinj.te cilet te gjithe po lexonin librin e Fevzos”prostituta patriotike ne ditet e demokracise”,ej c’vajti ha pula the sha sa mundesh diktaruren para 25 vjeteve .Fevzua u tregoi Krutaneve per eksperiencen qe kishte marre ne Afrike ,ku atje te vrisnin dhe nuk e njihnin fjalen BESE,por kur UNe tha Fevzo ja spjegova se si ne te vrasim naten dhe te qajme diten ,me perzune me gjith Pacollin qe dhe me pagoi rrugen e bakshishin.Ne rrugen tjeter qe do te beje ne Kazakakistan Fevzo do te beje nje tregim per menyrat e lepirjes se bythes dhe origjinene e familjes.
KY Fevzo mavria eshte per tu futur ne ndonje ferme me mise per ta rruajtur nga Baldosa naten!