Zeni denoncon qeverinë, që po na prish me Amerikën

30 Qershor 2015, 20:33Antena TEMA

Zeni, personazhi i njohur i filmit më të ri të Hollivudit për trafikun e armëve nga Shqipëria në Afganistan, ka denoncuar publikisht dyshen Rama-Meta, që po na prish me Amerikën dhe BE-në.  Shtypi botoi disa pjesë të shkëptura të një letre shumë prekëse të Zenit, në të cilën shkruhej:

Të dashur qytetarë shqiptarë.

Qeveria Rama-Meta më në fund po na çon drejt humnerës. Dje kam ndenjë me gjak të ngrirë para ekranit të ndiqja festën e Partisë Socialiste dhe konstatova me hidhërim të thellë se aty mungonte dhe ambasadori amerikan, dhe ajo e BE-së. Pashë vetëm disa ambasadorë pa rëndësi, si ai i Gjermanisë, Italisë apo Anglisë, dhe disa diplomatë të nivelit të dytë të SHBA-së.

Kjo është një ngjarje e rëndë, që nuk ka ndodhur kurrë. Sa herë babi ka pas festën e PD-së, aty rreshtohej i pari ambasadori amerikan, BE-së, pastaj këta ambasadorët e tjerë, që s’kanë ndonjë rëndësi.

Ky është një sinjal i qartë që qeveria Rama-Meta po na prish me amerikanët. Dhe për këtë mjafton të krahasosh mënyrën si qeverisin këta me mënyrën si ka qeverisur babi, që ta kuptosh se ky do të jetë fundi i pashmangshëm.

Së pari, gjatë qeverisjes së babit, ka pas një konfidencë të madhe dhe personale me SHBA-në. Mbaj mend kur unë merresha me demontimin në Gërdec dhe pastaj me shitjen e armëve në Afganistan, që raportet ishin shumë të forta. Pati përpjekje për të më denigruar mua nga ndonjë segment i ambasadës së SHBA-së, por në tërësi nuk më tradhtuan. Ata dhe kur merrnin në pyetje disa bashkëpuntorë të mi dhe i pyesnin për mua, vetëm raportonin në SHBA, por publikisht nuk bënë asnjë gjest.

Dhe kur ndodhi aksidenti teknologjik në Gërdec, ata nuk u mërzitën as me babin, as me mua, por erdhën përsëri tek festa e partisë në fund të vitit.

Siç u vërtetua dhe nga Uikileaks, disa persona pa karakter kishin spiunuar në ambasadë, sikur unë qëndroja pas gjithë asaj që ndodhi, por ata u treguan me karakter dhe nuk folën publikisht.

Unë vet nuk provova të marr vizë për në SHBA në atë kohë, por me siguri po të kërkoja, do ta merrja menjëherë.

E njëjta histori ndodhi dhe më 21 Janar. Ata nuk iu mërzitën babit pse vrau 4 vetë dhe ndihmuan me ekspertizën e tyre për vrasjet.

Është e vërtetë se ambasadorët amerikan, si Uidhersi, dhe Arvizu, kishin një inat personal me babin, por ata nuk përfaqësonin qeverinë amerikane, por klane të interesave të tyre. Babi nuk ua përtoi dhe i denoncoi publikisht. Ambasadorin Uidhers e quajti “Diplomacia e Autopolantit”, ndërsa ambasadorin Arvizu e denigroi si njeri meskin, që mbron interesa anti-shqiptare. Madje babi njoftoi shkarkimin e tij dy ditë para zgjedhjeve, më 21 qershor 2013, por meqë babi humbi pushtetin, ai nga inati i babit nuk iku deri në fillim të vitit 2015. Natyrisht babi nuk kishte çfarë t’i bënte, se s’ishte më në pushtet, por sa ishte ai, nuk guxonte t’i bënte numra.

Pavarësisht këtyre raporteve personale të këqija, raportet e babit me SHBA-në ishin të forta, miqësore dhe shumë të avancuara. Babi i dha 22 milion euro për konsulencë atyre që do shisnin Albpetrolin dhe ata i kërkuan ndjesë babit që nuk e shitën dot kur morën lekët. Vërtet nuk e shitëm dot i thanë, por miqësia jonë me ty do forcohet pas kësaj. Për këtë patën si dëshmitarë dhe një ish-ndihmës zëvendës-sekretar shteti, që tani punon në Bosnjë, të cilin presidenti Nishani e dekoroi vetëm për këtë shkak.

Me ardhjen e dyshes Rama-Meta në pushtet, gjithçka u shkatërrua. Ambasadori amerikan vërtetë sillet mirë me ta, por e vërteta është se Amerika nuk i do. Këtë e kam të sigurtë. Amerika ka parimet e saj. Kur nuk të duan ambasadorët amerikanë, siç nuk e kanë dashur babin, d.m.th të do Amerika. Kur bëjnë sikur të duan ambasadorët, nuk të do Amerika. Ambasadori Lu bën sikur e do Edi Ramën, ngaqë nuk e do Amerika. Dhe mbrëmë u vërtetua. Provë më të qartë se ajo nuk ka. Keni për ta kërkuar kohën kur babi vërtetë bënte sherr me ambasadorët, por ama e donte Amerika”.

6 komente në “Zeni denoncon qeverinë, që po na prish me Amerikën”

  1. Iva Tico says:

    Akoma vazhdon ky rakitiku me propagande? Eja me mua o Zeni ne Jamaica, mos u bej trupule qe te shohesh disa dite te bardha, c’te duhet politika ne kete moshe?!

  2. Shefqet Hulo says:

    Doli kjo laraska perseri me keto komente bajate tek Fevzo mavrija

  3. petrit zela says:

    Ju personalisht more djale nuk keni asnje te drejte morale te permendni
    SHBA-n apo BE-n.Se ish kryeministri Berisha,na beri lemsh si me Ameriken po ashtu dhe me Evropen,duke trumbetuar budallalleqet e tij
    ne pafundesi..Populli shqiptar,e ka gjetur vetveten pro SHBA-s dhe BE-s pa qene nevoja qe te ingranohen partit,ku asnjera prej tyre nuk I kan patur per zemer interesat tona,vetem per te shkatarruar gjithcka
    shqiptare,per te kenaqur orekset e Ruseve,Serbeve,dhe Grekerve..
    Le te shpresojm,tek qeveria aktuale ku me sa duket po e demostron veten
    me shum shqiptare se para- ardhesit e saj…

  4. andromeda says:

    Ç’nuk kemi thënë për Salën, Lulin, dhe suitën avangardë PD-iste, por ke pa ti, o Mero, se atyre s’ua bën tërrc syri dhe tallin bythën me ne? Pse ndodh kjo vallë? Ose Rama me 81 deputetët e tij janë të implikuar në bëmat 20 vjeçare të qeverisjeve, ose janë totalisht të paaftë të venë para drejtësisë këta haina të PD-së. Dy herë e keni marrë verdiktin e popullit, që ishte kundër bandës berishiste. Kur do shikojmë drejtësi më në fund? Apo në jetën tjetër?

  5. ivan i madh says:

    Me komentet qe bejme ne me duket se jemi kethyr ne avokate te kesaj familje te degjeneruar dhe kriminale.Edhe pse shahen ofendohen dhe denancohen me fakte te pa kundershtueshme jane bere te pa prekshem nga drejtesia jone .Se kur do mare fund kjo poshteri e kesaj familje nje zot e di se kjo mazhorance vetem reh gjoksin si majmuni dhe asgje tjeter lerini deklaratat deri do plumb sa e ke ne dore se me vone armes gjeja vendin dihet se ku.

  6. Kallfa says:

    E more kodosh SHkerdhen, qe shkerdhen kushuriren, e harrove Trebicken, qe te denoncoi ty e do e conte me lart denoncimin, cfar i bete? Ishte nenshtetas Amerikan, e moret per gjah e i bete salto me makine, sa edhe Hollyvood do ja u kishte zili, po se bejne dot. Doli i gjori nga makina i shtrire…he more kopuk more kopuk…kopuk i jati, biri i kopukut e kopuk i biri…cfar si keni bere keti vendi, tani vetem nepermjet facebythes, keni mundesi te shkruani…kush i han ato genjeshtra te tuat e atij kodosh Berishes, sinjor…po plasni por vetem ca analfabete ju perkrahin qe as nuk dine te shkruajne e te lexojne..hahaha…Sala mbreti i Shqiperise…hahahahahahahahahahahaha sa kam qesh….hahhaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje