Altini i shpjegon Kunatit, rrjetin agjenturor të Sorosit

29 Qershor 2015, 18:48Antena TEMA

Altin Goxhaj ka nisur betejën për të reformuar Partinë Demokratike nga depërtimi i mbeturinave mikroborgjeze, që kanë lidhje të nëndheshme me Sorosin dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një letër të hapur drejtuar Kunatit, Goxhaj i shpjegon shkakun pse kanë humbur më 21 Qershor dhe kërkon aleancë me të për të ndryshuar situatën.

I nderuar Kunat!

Zgjedhjet e 21 Qershorit goditën rëndë shpresën tonë për t’u ringritur pas goditjes së 23 Qershorit dy vjet më parë. Megjithë përpjekjet e lavdërueshme të Lulit, puna jonë u sabotua nga disa mbeturina të botës së reaksionit, që kanë lidhje të nëndheshme me Sorosin dhe që po shkatërrojnë të ardhmen tonë.

Një prej tyre është Gert Bogdani.

Nuk e di sa e njihni ju këtë person, por unë që kam pas babain tim shef të Arkivës së Sigurimit të Shtetit e njoh mirë, me rrënjë e dhëmballë. Babai i tij ka qenë bashkëpuntor i babait tim dhe i Fatos Nanos dhe është konfliktuar me të për çështje tenderash në Ministri të Arsimit, duke u larguar një vit para se PD-ja të vinte në pushtet.

Ky person i rrezikshëm, i cili vjen nga e majta e korruptuar e Fatos Nanos, ka një martesë edhe më të dyshimtë, me një vajzë nga fisi Çepani. Babi im thotë se Çepanët i kam pas të gjithë kolegë në Sigurimin e Shtetit dhe kanë qenë korrekt, por mesa duket geni prishet. Nga gjithë familjet komuniste të jugut që i qëndruan besnik shokut Enver, vetëm im atë dhe yti, Xhaferi, vazhdojnë t’i jenë mirënjohës shokut Enver. Këta të tjerët kanë degraduar dhe janë bërë spiunë të një prej maskarenjve më të mëdhenjë në botë, Xhorxh Sorosit. Ky supermafioz, i cili ka agjent kryesor në Shqipëri Edi Ramën dhe Erion Veliaj, krijoi Mjaftin dhe shumë nga agjentët e tij i depërtoi dhe në radhët tona. P.sh, ti ke bërë një gabim shumë të rëndë që ia ke besuar Këshillin Kombëtar Odetës, se ajo ishte pjesë e Mjaftit dhe rezulton agjente e Sorosit. Kështu, në rast krize, Këshillin Kombëtar të Lulit e komandon Sorosi. Ke bërë shumë gabim që i besove Gert Boganit, që në 2005-ën ka marrë bekimin e Edi Ramës të kalonte me PD-në si agjent i Sorosit. Kështu, si agjent i Sorosit, ai pranoi çdo lloj poshtërimi në PD që të ecte përpara  dhe ua ka rekomanduar këtë metodë edhe agjentëve të tjerë të Sorosit. Siç e ka pranuar dhe Erla, për të ecur para në PD këta agjentët e Sorosit duhet të “hanin” atë mut që u jepej, vetëm të mos dorëzoheshin. Tani ata kanë depërtuar dhe kanë rrethuar gjithë kupolën e PD-së. Erla tek Doktori, Genti tek parlamenti, Odeta tek Këshilli Kombëtar dhe në fund Grida që tentoi në Durrës.

I gjithë ky rrjet agjenturor, shpjegon më së miri pse humbëm më 21 Qershor dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Unë e kam në dorë gjithë mekanizmin e këtij spiunazhi ndërkombëtar dhe çështja mund të zgjidhet fare lehtë me ndonjë lëvizje të vogël, që është në dorën tuaj. Unë kam aplikuar tek Sorosi për nja dy grante, po mi ka marrë nga duart kjo nusja e Bogdanit. Thuaj pak të mi lërë mua dhe këta pushojnë së qeni agjentë të Sorosit, se pastaj bëhem vet agjent dhe e shkatërroj Sorosin.

I yti, Altini.

Bëji të fala Xhafës nga babi. Më thotë mos e harro kurrë amanetin që na ka lënë Partia dhe shoku Enver. Do ta bëjmë se s’bën PD-në parti siç duhet”.

7 komente në “Altini i shpjegon Kunatit, rrjetin agjenturor të Sorosit”

  1. Shefqet Hulo says:

    Bravo Tin Goxhaj, dhe ke te drejte pasi kjo eshte nje farre e keqe qe Sorsjanet kane zene rrenje te thella ne Shqiperi! Kane para, te cilat i perdorin ne projekte te ndryshme.

  2. Xibraka says:

    Me 200 petrita, komunista lule, hapi Shqiperia, historine e kuqe ….

  3. Shahisti Klasik says:

    Ju tallni menderen sa te doni, po Sorosika me shume ne dore krahun tjeter sesa kete qe shkruani juve. Dhe kjo ngjan pak si qesh e ngjesh, po me ndryshimin qe juve duket sikur qeshni, po jane te tjeret qe ua ngjeshin.

  4. Phoenix says:

    Se kuptoj luli nga mbiu. M. Transporti – 260 m € – nxjerr jashte loje komp ajrore fut te veten, M. Jashtme – shet territorin e Shqiperise, M. Brendshme – pergjon opoziten dhe vret 4 njerez ne sy te gjithe botes, Kr. Bashkie me 10 vota + me kamerdaren qe I hedh Hysni Milloshi, imiton Berishen me mire se Gon Llaka, Vete drekon me F. Nanon si krokodil i vogel pastaj flet per aleancen e ngjalave. Eshte personazhi me i frikshem dhe skandaloz, nuk mund te behet lider vetem per arsye kozmetike.

  5. Kastriot Kajtazi says:

    Gazete kjo qe kur PD eshte ne qeveri thote un po bej detyren po kritikoj qeverine,kur PS eshte ne qeveri kritikon Saliun se ai eshte e keqja e vendit.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ KAstriot KAjtazi

      O Ka-Ka
      A derë zi
      Do bëjmë një kazete
      Qysh ta duac ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje