Strazua vë në siklet Kunatin, për krahasimin me Churchill-in

3 Korrik 2015, 18:50Antena TEMA

Pas shkrimit të famshëm të Strazos ku krahasonte Lulin me Churchill-in, Kunati u vu në siklet, pasi do t’i duheshin urgjent disa skeda ku të krahasonte gjërat që ka bërë Luli dhe gjërat që ka bërë Churchill, me qëllim që t’u mbushte mendjen demokratëve.

Për këtë mori mendimin e shumë politikanëve brenda PD-së, se ku e shihnin ata këtë ngjashmëri.

Disa prej tyre iu përgjigjën gatishmërisë së Kunatit dhe dhanë mendimin e tyre.

Aldo Bumçi: Unë mendoj se kanë ngjashmëri absolute. Churchill-i ishte kryetar partie dhe Luli është kryetar partie. Unë nuk di të ketë ngjashmëri më të madhe se kaq. Analogjia është e qartë, Luli është si Churchill.

Jozefina Topalli: Sa janë gjallë nuk di ça me thanë, por kur të vdes besoj do t’i ngjajë Churchill. Ai vdiq në Angli dhe u varros në Spanjë. Ky besoj do vdes në Tiranë, e do varroset në Holadë.

Sali Berisha: Unë mendoj se kanë një ngjashmëri të madhe. Winston Churchill u bë kryeministër pasi dha dorëheqje Neville Chamberlain më 10 Maj 1940, ndërsa Luli u bë kandidat për kryeministër, pasi dhashë unë dorëheqjen në Qershor të vitit 2013.

Edi Paloka: Churchill kishte shenjë të partisë së tij dy gishtat lartë. Edhe Lul Basha ka si simbol të partisë së tij dy gishtat lartë.

Genc Pollo: Churchill-i ishte oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe kryeministër. Të gjitha këto tregojnë se Churchill-it i është dashur të bëjë gjithçka sa të bëhej kryeministër. Edhe Luli nuk ka lënë gjë pa bërë. Ka qenë kamarier, dixhej, përkthyes në UNMIK dhe shquhet për fantazi të tepëruar, që shumë kundërshtarë e keqkuptojnë sikur është gënjeshtar. Ai është Churchill ynë modern.

Ed Halimi: Churchill-i fitoi luftën dhe humbi zgjedhjet, ndërsa Luli fitoi Partinë dhe humbi zgjedhjet. Mendoj se kjo ngjashmëri vlen për të kuptuar çfarë udhëheqësi kemi.

Genc Ruli: Elizabeta II i ofroi Churchill-it titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Luli refuzoi titullin si kryetar Bashkie të Tiranës, që të mos trashëgohej nga Kunati. Kjo është vlerë që duhet t’ia njohim.

3 komente në “Strazua vë në siklet Kunatin, për krahasimin me Churchill-in”

  1. Alby says:

    Si gjithmone ruli is the best ne refenjat e meros shume urime kopjes gay Baze-Ruli

  2. Zefina Hasani says:

    Bukur, bukur zonjeza kur kercen sorkadheja, me Kunatin e me Lulin, me Rulin dhe Belulin. Zbrit moj pele nga cahiret te shikosh hiret e Grides edhe Viladin Qyrkut, Paloqes dhe kendez Strazmirit, qe ha dru si kali i Halimit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje