Kaçi nervozohet me deklaratën e Patozit
Kunati u xhindos sot me fjalimin e Patozit në Kuvend, që pranoi se PD-ja kishte humbur thellë dhe ndjente neveri për ata që thoshin kemi fituar.
I mërzitur mori Kunatin në telefon dhe ia shpjegoi çfarë kishte ndodhur.
-E ka me mua, tha Kaçi. Gjithë jetën s’kemi shkuar bashkë. Biles dhe kur kam pas thënë që do t’u hap kafkat demokratëve, me tipa si ky e kam pasur.
-Po shumë mirë, ta nxjerrim në shtyp këtë, të mos të të marrin inat gjithë demokratët, i tha Kunati.
-Nuk ka rëndësi shumë, tha Kaçi. Tani shumicë në PD jemi ne, që s’kemi qenë demokratë atëherë. Nuk na prish ndonjë punë.
Aldo zbulon se Doktorin e kanë prerë në besë socialistët
Doktori sot e nisi fjalimin e tij me libër shtëpie me gjithë deputetët që i zinin sytë. E filloi me Sadriun duke i thënë se “e di ti, të njoh mirë unë ty, e di mirë ti”, e vazhdoi me Taulantin, po duke i thënë “e di ti, të njoh mirë ty, e di mirë ti” dhe vazhdoi me Paulinin duke i thënë, “e di mirë ti, se çdo të gjej, e di mirë ti ku do përfundosh….”
Deputetët nuk e merrnin seriozisht dhe qeshnin me fjalimin e Doktorit.
Genc Ruli që po zbavitej me skenën, i thotë Aldos:
-Ore, ky Doktori paska gjithë këto muhabete sekrete me këta socialistët. Me të gjithë këta që zihet u thotë “e di mirë ti”, “e di vet ti”… Ky gjithë sekretet i paska ndarë me këta socialistët, kur paskemi qenë në pushtet.
-Çudi e madhe, i tha Aldua. E paskan prerë ne besë.
Një çam dhe një grek na japin besën
Kriza greke ka alarmuar gjithë botën dhe mendjet më të mëdha të ekonomisë janë angazhuar të bëjnë parashikime se çfarë do të ndodhë. Të gjithë i afrohen përfundimit se paqartësia është opsioni më i preferuar i analistëve.
Kurse në Shqipëri situata është ndryshe. Anastas Angjeli ka garantuar si greko-shqiptar, që nuk do kemi asnjë ndikim nga kriza greke, ndërsa guvernatori Sejko, që është shqiptaro-grek, (është çam) ka garantuar po ashtu se asnjë euro s’ka për të kaluar kufirin për Greqi.
Pra, të vetmit njerëz që flasin për mungesë ndikimi të krizës greke në Shqipëri janë një grek i Shqipërisë dhe një shqiptar i Greqisë. Përzierje më të madhe se kaq në krizën greke nuk mund të ketë.
Kur e pyetën Genc Rulin për këtë fenomen tha:
-Mirë është që këta si çam dhe grek që janë, t’i japin besën Greqisë dhe paratë ne, por kam frikë se po na japin besën neve e parat Greqisë.
Opo sa i zgjuar eshte ky Ruli,gjithmone e gjen te verteten apo mos e ka merua nga fshati prandaj eshte personas have positive?
Ruli eshte ne vend te nastradinit tek refimet e Meros,merua ka mbaruar shkollen gjeologjike,