Mësime nga referendumi grek në Shqipëri

6 Korrik 2015, 21:07Antena TEMA
Mësime nga referendumi grek në Shqipëri

“Oqi”, tani do kthehet simbol kombëtar në Greqi. Festa Kombëtare e Greqisë, ajo e 28 tetorit, quhet ndryshe Festa e “Oqi”-it, pasi Greqia refuzoi ultimatumin italian për pushtimin e saj nga Shqipëria, që shënoi dhe fillimin e luftës italo-greke në vitin 1940.

Kjo është “Oqi” e dytë e Greqisë. Tani kundër “pushtuesve” gjermanë, të cilët grekët i quajnë si kapo të Europës.

Pas këtyre zhvillimeve dhe në Tiranë ka reagime që e shikojnë “Oqi” –in grek si shans, ose fatkeqësi për vendin.

Edi Rama: Grekët kishin një ministër Financash që i bindi të thonë “Jo” dhe iku nga detyra të nesërmen. Edhe Samaras dha dorëheqjen nga Nea Demokracia, pasi vlerësoi që gjithë parashikimet e tij të zeza po bëhen realitet. Kjo situatë ka një anë të mirë dhe një anë të keqe. Ana e mirë është që dorëheqje u dhënka kur realizohen premtimet. Ana e keqe është se po nuk realizove premtimet, ke të drejtë të negociosh. Kështu Çim Cani e shtyn gjithë jetën me mua.

Cac Angjeli: Mos e merrni seriozisht! Kur grekët të thonë “Oqi” je i fituar, se mund të kapësh ndonjë gjë. E keqja është kur të thonë “Ne”(Po), atëherë ruaju se do humbasësh ndonjë gjë.

Lulzim Basha: Samaras bëri një gabim të rëndë që dha dorëheqjen nga kreu i opozitës, vetëm se populli votoi 60 përqind kundër tij. 60 përqind votoi populli dhe kundër meje, por ne po rezistojmë. Lider të tillë të dobët nuk i shërbejnë rajonit dhe Europës.

Genc Pollo: Uroj që Greqia të mos bëjë atë që bëri Qipro, duke zhvlerësuar depozitat e njerëzve që kanë futur lekët në bankat greke. Nëse e bën këtë, është duke bërë një krim të rëndë ndaj gjithë ne që e deshëm me zemër. Harram i qoftë lufta e gjyshit tim, po mi zhvlerësuan paratë që u kam besuar.

Baba Mondi: Përgjigjia më e mirë për politikanët e dështuar grekë, që nuk dinë të qeverisin dhe nuk dinë ta mbajnë mirë me popullin e tyre, është kjo menu Iftari që unë po shtroj për besimtarët bektashinj me rastin e Kurban Bajramit. Rakinë nuk e kam fut në menu, se është sipas dëshirës.

Menunë e kam konsultuar me njerëz të respektuar në gjithë vendin, që nga kryeministri i vendit e deri tek konsulli i Nderit i Meksikës. I vetmi që ka protestuar është zoti Blendi Fevziu, pasi ngriti pretendimin se nuk mund të hahet me një servis pirunësh në tetë pjata.

Këto vërejtje do t’i korrigjojmë në të ardhmen e afërt. Ju lutem lexoni me kujdes menunë dhe iu bëftë mirë. ( Në menu kemi dhe xaxiq grek, i shtuar në momentin e fundit, në shenjë respeki)

Kryepeshkopi Anastas: Këto zhvillime konfirmojnë dhe njëherë qartësinë time për të mos pranuar postin e presidentit të Greqisë. Tani do më kishin akuzuar si agjent shqiptar, që shkatërroi Greqinë. Më mirë kështu si agjent i Greqisë në Shqipëri.

5 komente në “Mësime nga referendumi grek në Shqipëri”

  1. hipo says:

    Aman po Fevzua cfare mendon ,me siguri ndonje rruge Greqie per ndonje interviste per vjedhjet dhe vrasjet.Aman Fevzo,na ndero duke treguar mbrockullat e tua familjare “Mbreti Lakuriq”

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Oqi a s’o qi
      Me votë e thanë
      Nuk pranojnë më
      Turistë gjermanë.

      Mirë e kanë
      Të zotë janë
      S’bëhet turizëm
      Me Hitlerianë.


      €€€€€€

  2. tfgs says:

    menuse se IFTARIT i mungon ngritia e bithes 5 here ne dite…………popull zulu,keni qeverine qe meritoni!

  3. Kastriot F says:

    Te gjitha jane per kete iftar per nder te Koranit te Myzeqese, Fevzi koke qepes, por mungon mishi i gicit me kumbulla te kuqe dhe comleku me lepur, hallva tradficionale e ketyrre myslimaneve dhe ne fund nje Sorbeto qe Baba Mondi me Nishanin dhe Baba Liken te tretin ushqimin qe kur te ngrejne bythet perpjete te mos pjerdhin njeri-tjetrin…Harram u qofte qe nuk ngopen me 40 lloj asortimentesh e populli nuk ka buke te haje per darke apo dreke!

  4. goja llap e shpina dap says:

    E pranoj tkfgos.
    Po mund te jete edhe me kew. Te kesh sali xhihadistin dhe lulzim hajvanin qetherre deshe e be kurbane para bashkise.
    Keta tmerrojne dynjane.
    Allah ahhah.
    Tubestrafullah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje