Momentet e paharrueshme të takimit mes Lulit dhe Doktorit

12 Korrik 2015, 19:41Antena TEMA

Luli më në fund vendosi t’i shkonte tek zyra Doktorit. Ishin bërë disa zhvillime, ku ai nuk dinte çfarë qëndrimi të mbante. Incidenti i fundit me Jozin, kur ajo sulmoi Lulin dhe Doktori bënte sikur shikonte I-padin, ishte i frikshëm për Lulin. Ai kishte marr garanci nga Doktori që do t’i mbyllte gojën të gjithë atyre që do ta sulmonin. Po për Jozin nuk e bëri.

Me këtë mendim në kokë arriti në paradhomën e Doktorit, në orën fiks kur e kishte lënë takimin.

Sekretarja nuk e priti si gjithnjë e qeshur. Ishte serioze, e ftohtë dhe bënte si e zënë me punë.

-Uluni ju lutem, tha. Doni t’iu bëj një kafe, apo çaj?

-Kam lënë takim me Doktorin, i tha Luli.

-Nejse, i thuaj që kam ardhur, shtoi Luli.

-Nuk mund ta shqetësoj, i tha sekretarja. Ka ardhur një emigrant nga Kanadaja dhe po bëjnë muhabet. Doktori është shumë i interesuar sesi po shkojnë kompanitë kanadeze në Shqipëri pas ikjes së tij nga pushteti. Ai po i jep përshtypjet e popullit kanadez për këtë çështje.

Luli u hutua një moment dhe u ul instiktivisht.

-Dakord, po pres, i tha. Ka shumë që ka hyrë?

-Ka një gjysmë ore, por zakonisht ky e zgjat, se e nis që nga viti 1992 bisedën.

-Mirë, tha Luli. Po pres.

U vendos pak heshtje.

-Ka qenë njeri tjetër sot nga këta të partisë këtu?

-Jo. Vetëm Grida, si zakonisht, i tha sekretarja.

Luli u skuq prapë deri tek veshët.

-Po çfarë bën ajo që vjen përditë këtu?

-Po konsultohet, pi dhe kafen, pastaj ikën.

-Njeri tjetër nuk ka ardh?

-Jo! Jozefina vetëm e ka marrë në telefon.

-Po ajo ça do, apo s’e ke idenë?

-Nuk e di, por dëgjova që po flisnin me zë të lartë.

-Tjetër njeri s’ke pare, tha Luli?

-Jo, jo, tha sekretarja.

Ndërkohë u hap dera dhe emigranti nga Kanadaja doli.

-Fut tjetrin, tha Doktori nga brenda.

-Është Luli, tha sekretarja.

-Cili Lul, pyeti Doktori?

-Lul Basha, i tha sekretarja.

-Aha ok, të hyjë, tha Doktori. E kam ditë emigrantësh sot. Sa mbarova me një nga Kanadaja, po vazhdoj me këtë nga Holanda.

Luli u pre fare.

-Duket që diçka nuk po shkon, tha me vete, dhe u ul me gjunjë të prera në kolltuk.

Pas kësaj, sekretarja i çoi mesazh Gridës.

-E çmendi fare. Po rri si pulë tani para atij.

-Epo mirë, ta dijë kush është gjeli tamam, i tha Grida.

3 komente në “Momentet e paharrueshme të takimit mes Lulit dhe Doktorit”

  1. Toni says:

    Ahaha e forte kjo iku kanadezi erdhi hollandezi

  2. Alma Mile says:

    Ky doktori juaj keshtu e ka, po pastaj zbutet, nuk e miratoj kot ate ligjin e LGBT, keshtu qe nuk eshte nevoja te shkoje puna deri tek Grida, se Lulja e perballon vete kete sfide, pas tij gati eshte per sakrifice edhe Gent Strazmiri qe e ka koken si livadh per te bere bajgat lopet e Laknasit dhe Farkes.

  3. xho says:

    Gjel eshte Edi Rama. Me gjithse ka dy pula si kundershtar ky GJEL do ti bej ato qe te ngordhin nga marazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje