Në PD ka kohë që zjen debati, nëse duhet të flasë hapur Luli për mosmarrëveshjet e mëdha brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve. Përditë Kunati skedon persona që flasin kundër Lulit dhe kërkojnë llogari për zgjedhjet.
Për ta eleminuar këtë krizë, ai vendosi një lloj të ri të marrëdhënieve publike.
-Do flasim për pajtimin e mosmarrëveshjeve të mëdha, i tha ai zëdhënëses, jo për gjëra të vogla. Ne jemi parti e madhe dhe duhet të merremi me gjëra të mëdha.
Çdo ditë do të japë një deklaratë ku PD-ja përshëndet përfundimin e mosmarrëveshjeve të mëdha, i tha Kunati.
Do ta nisim me përshëndetjen për arritjen e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit.
-Qyqja, pse s’kanë pas shku mirë SHBA me Iranin, i tha zëdhënësja?
-Jo, jo janë në sherr nga ‘79-ta, i tha Kunati.
-Ah! Epo, s’kam faj! Jam ditëlindja e ‘80-ës, i tha ajo.
-Shkruaj, i tha Kunati dhe filloi t’i diktojë tekstin!
“Partia Demokratike përshëndet arritjen e marrëveshjes së shumëpritur mes Iranit dhe SHBA-së, që konsiston në një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për paqen në botë. Me këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë aleatja jonë kryesore, kanë treguar mençuri dhe largpamësi duke i shtrirë dorën e paqes një fuqie të madhe rajonale në Gjirin Persik, ndikimi i të cilëve është i madh në atë rajon.
Partia Demokratike inkurajon SHBA-në të vazhdojë në këtë rrugë dhe në vatrat e tjera të konfliktit si në Sudan, Jemen, Afganistan, Irak etj”.
-Më fal që po të them, i tha zëdhënësja, po unë mbaj mend që Doktori i ka sharë këta iranianët pak kohë më parë. I ka quajtur xhelatë të Lindjes së Mesme. Mos i ngelet qejfi?
-Nuk besoj, tha Kunati. Ashtu do ketë qenë ndonjë punë që e ka thënë.
Pas kësaj do bëjmë një deklaratë për marrëveshjen e BE-së me Greqinë. Do lavdërojmë BE-në që i tregoi vendin Ciprasit, por do përshëndesim dhe Ciprasin që është gati të japë dorëheqjen.
-Dakord, i tha zëdhënësja. Po e shkruaj dhe këtë.
“Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen mes vendeve të BE-së dhe Greqisë, lidhur me masat për ristrukturimin e borxhit të Greqisë dhe hapat që duhen ndërmarrë.
Europa tregoi dhe një herë se është e vendosur të ruajë integritetin e saj dhe t’i japë fund aventurave që duan të zhbëjnë Bashkimin Europian. Partia Demokratike është pranë zonjës Merkel në këto momente dhe e inkurajon atë të vazhdojë në këtë rrugë….”
-Po për këtë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për ujërat dhe ligjin e luftës, të shkruajmë gjë, tha zëdhënësja?
-Jo, jo, tha Kunati. Nuk duhet ta ulim stekën në probleme të brendshme. Duhet ta mbajmë lart, tek problemet ndërkombëtare. Shiko ndonjë çështje tjetër në këtë pikë.
-Është një marrëveshje mes Norvegjisë dhe Islandës për Balenën e Bardhë, i tha zëdhënësja. Kanë rënë dakord të mos e gjuajnë dhe ta ruajnë atë që ka mbetur.
-Shumë mirë, i tha Kunati. Duhet përshëndetur dhe kjo. Merr ndonjë detaj më shumë, mos e lidhim pak dhe me qëndrimet tona ndërkombëtare për këtë çështje.
-Dakord, i tha zëdhënësja. Jam e qartë tani. Çdo bëjmë me këtë mbledhjen e Kryesisë, se duan të ngrejnë problemin e zgjedhjeve këta? Të ulemi të bëjmë ndonjë muhabet që ta shmangim sherrin. Bëjmë ndonjë marrëveshje me Jozin ose Patozin, të mos flasin.
-Jo, jo. Në asnjë mënyrë, i tha Kunati. S’duhet ta ulim stekën tek këta. Shih ndonjë ngjarje ndërkombëtare.
-Po ja ky Iftari i Lulit, që ka ulur bashkë priftin, hoxhën, kardinalin dhe Baba Mondin është interesant, tha zëdhënësja. T’i japim pak më shumë hapësirë, se pajtim është dhe ky.
-Jo, jo. Duhet një gjë e fortë ndërkombëtare, tha Kunati.
– Po s’di ç’të them më shumë, tha zëdhënësja. Të presim deri të hënën se do hapet Ambasada amerikane në Kubë. Kemi shans ta quajmë fitore të PD-së mbi komunistët.
-A shumë mirë, tha Kunati. Kjo na duhet. Është shumë aktuale.
Dhe Ed Veliaj qLule
Dhe Ed Veliaj qe i mer Bashkine javes tjeter Lule Bashes?!
Nuk kam faj, jam e 80-es! Hahaha!