Kunati, shkaktari i mbetjes pa ujë të PD-së

18 Korrik 2015, 19:32Antena TEMA

Lajmi se godina e PD-së ka mbetur pa ujë, pasi nuk i ka paguar lekët ujësjellësit të Tiranës, ka marrë dhenë. Por lajmi u bë publik kur u panë autobotet e ujit në selinë e PD-së, për ta furnizuar me ujë.

Pas kësaj plasën thashethemet se cili qe shkaku i kësaj bllokade për ujë.

Ka disa versione çfarë ka ndodhur.

Aldo Bumçi, i cili nuk kishte ndonjë shpjegim kur pa botet me ujë që furnizonin depozitat e ujit, filloi të sqarojë militantët në oborr, se botet u sollën me urgjencë, pasi Doktori do të vijë me zyrë tek PD-ja dhe Edi Rama i ka prerë ujin selisë së PD-së, siç ia prenë turqit Skënderbeut në Krujë. Por, Doktori ka lënë në kështjellë Vrana Kontin dhe vet po lufton pas krahëve të armikut. Tani ka ardhur koha që Skënderbeu të kthehet në kështjellë.

Vetë Doktori e shpjegoi këtë me luftën e Edi Ramës ndaj opozitës. Ai tha se ministri i Shëndetësisë, ka injektuar baktere që nxisin diarenë në WC-në e PD-së, me qëllim që njerëzit t’i heqë barku dhe të bëhet e padureshme jeta në selinë e PD-së. Ky akt lidhet me frikën se opozita po riorganizohet.

-Por ky akt nuk na tremb. Ne do t’ia dalim të mbajmë të pastra WC-të e selisë dhe do triumfojmë mbi dyshen Meta- Rama, tha Doktori.

Jozefina kishte një shpjegim më konkret.

-Shtëpi pa hale nuk ka, tha Jozi, po kjo që ka bë Basha është një hale e madhe pa shtëpi. Pra, ky e ka bë shtëpinë e demokratëve hale të madhe.

Vetë Luli e shpjegon këtë me politikën e dekriminalizimit, ku sipas tij, kriminelët në pushtet po përdorin armë kimike dhe biologjike kundër opozitës, që ajo të gjunjëzohet. Por, siç e kanë thënë dhe të tjerë, ata janë gati të dalin jashtë në këmbë në banja, e mos të dorëzohen.

Në fund Ruli dha versionin e tij më të besueshëm. Ai thirri Kunatin dhe i tha se donte t’i bënte disa pyetje.

– E para a je likujduar tamam me drejtorin e ujësjellësit?

-Po, i tha Kunati. Ia kemi paguar çdo punë.

-Ore vetë i ke ndarë lekët në rregull me të a jo?

-Po jo, se e kam pas shok dhe partner në ca punë private, tha Kunati.

-Epo, ti e paske fajin, tha Ruli. Drejtori yt do t’i tregojë Erionit të ri, që meqë kryetari real i Bashkisë e ka pas emrin Erion dhe ky i riu Erion, edhe ujësjellësi s’ka pse të ketë ndryshime. Ndaj duhen dhënë prova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje