Doktori ndan punët në Vilën e Lalëzit

23 Korrik 2015, 20:05Antena TEMA

Doktori ka shpërngulur gjithë Familjen në Vilën superluksoze në Lalëz, e cila ka meritën se është me larta dhe më e madhja e gjithë fshatit turistik. Çdo mbrëmje në rrugicën e ngushtë të fshatit, Doktori del xhiro krah për krah me gjithë familjen, ruan vajzën, superdhëndërin, djalin dhe mbesat. Ata formojnë dy rreshta me nga 6 vetë dhe bllokojnë gjithë shëtitoren. Shkaku është që të mos guxojë kush të ndeshet me ta, se mund t’i provokojnë. Duke i parë që kanë zënë gjithë rrugën, njerëzit i shmangen sipas parimit “budallait hapi rrugën”.

Meqë gjithë familja është në vilë në plazh Doktori ndan dhe punët çdo mëngjes se ç’duhet të bëjnë.

Sot, para se të nisej për në Tiranë thirri Zenin.

-Më ndiq në Kuvend, – tha se do përleshem me Tahirin dhe reago për çdo gjë që të thotë ai.

-Po çfarë mund të thotë ai? – tha Zeni.

-Po ja ato të Gërdecit, ça do thotë.

-Për atë s’ka problem, se e kam hedh në gjyq, – tha  Zeni.

-Po ja, mund të përmend që të kanë bërë personazh filmi si “sypeshkaqeni”.

-Këtë kam ndërmend ta zgjidh, – tha Zeni. Do marrë një ekspert okulist të më përshkruaj sytë. Unë kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk i kam tamam sypeshkaqeni. I kam pak kapakët e fryrë dhe formën si mongoloid, por kjo vjen nga stërgjyshja që ka qenë ruse e bardhë. Dhe kombinimi i ngjyrave nuk të çon tek peshkaqeni. Do ta padit që nuk jam “sypeshkaqeni”.

-Mos e bëj këtë, – tha Doktori se pastaj fillojnë jo po kush është sypeshkaqeni, për kë e ka pasur etj. Vazhdojnë më keq.

-Mirë atëherë, – tha Zeni po pres ç’të thotë.

-Po unë çfarë të shkruaj sot? – tha Superdhëndëri.

-Ti ruaj se mos bjer ndonjë zjarr në pyll dhe bëj ndonjë reagim, – i tha. Shiko me kujdes pjesën e Kepit të Rodonit.

-Mirë, – i tha Superdhëndëri. Po pati zjarr kujt t’ia faturojë LSI-së apo PS-së?

-Bëje që është zjarr i qëllimshëm i PS-së kundër LSI-së. Na intereson.

-Po unë çfarë të bëj sot gjyshi? – tha Supermbesa. Kam dy ditë që s’kam shkruar.

-Ti të keqen gjyshi, duhet të bësh një status për reformën në Arsimin e Lartë. Të shkruash që nuk është turp, që duan të imitojnë Europën.

-Ua sa mirë ma kujtove, – tha Supermbesa. Do ta bëj cop. Kta menojn se o mirë Europa. Skndal. Pls më vje për të vjell me këta. Aty ku jam unë Univrsteti ë skandal. Zyshet as guxojnë të të bëjnë detyrat si në Tiranë, pale të të bëjn libër. Le që më kanë ngop në katra kot fare, se janë të majtë. Pls na e shpifën duke dash me u bë europian kta katnarët. Mirë gjysh kshu po e bëj.

-Në rregull, – tha Doktori. Ika tani. Mirupafshim. Më ndiqni në Tv. Drekën e dua me vete sot, se mund të vonojmë.

2 komente në “Doktori ndan punët në Vilën e Lalëzit”

  1. Turi says:

    Haha ci bere fertele o mero

    1. Arsen H says:

      Po ndonje kocke te vogel per ate Fevzi koranin e Myzeqese ka mbetur gje apo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje