Pas lajmit se Nard Ndoka ka marrë një titull formal si akademik nderi nga një OJQ, Dr.Mzati i Kamzës ka organizuar një peticion kundër këtij titulli, duke iu bërë thirrje t’i bashkohen në listë gjithë doktorët e shkencave të UFO-s, Kristalit, UET-it, Luarasit, Kamzës, Elbasanit, Peshkopisë dhe Kukësit, dhe gjithë universitet e tjera private e publike pas vitit 2005.
Në peticionin që e kryeson Dr.Mzati thuhet:
“Me indinjatë të madhe, mësuam se Nard Ndoka tani është bërë akademik nderi. Edhe pse nuk kena gjë personale me Nardin, duam të shprehim indinjatën tonë për trajtimin jo të barabartë që na bëhet gjithë ne doktorave të shkencës që kemi marrë me djersë dhe mund titujt tanë akademikë.
Dyshimi ynë i parë është, se Ndoka e ka marrë titullin menjeherë pasi hoqi dorë nga koalicioni me ne dhe iu bashkua dyshes Rama-Meta. Kjo ka ndikuar që ai të marrë titullin akademik nderi. Kjo gjë na vret shumë, pasi ne në Bathore kemi dhënë tituj “Qytetar Nderi”, po akademik nderi kemi nguruar. Po të ishte kështu, e kishim marrë dhe vet nga një titull të tillë.
Ndërkohë jemi të shqetësuar seriozisht, pasi për të arritur deri këtu ku jemi, ne jemi munduar shumë. Mjafton t’u tregoj çfarë kam hequr unë për të marrë titullin “Doktor Shkencash”. Kisha humbur dëftesën e shkollës së mesme, se më duhej të futesha në punë para ca vitesh, para se të bëhesha kryebashkiak dhe nuk më pranonin në punë tek ujësjellësi. I qava hallin një shokut tim që merrej me diploma dhe më tha që për shkollë të mesme është bërë keq, se janë të regjistruara, por po deshe merr një për shkollë të lartë.
Ashtu bëra. Mora një për shkollë të lartë. Por kjo nuk ishte aq e lehtë. Më është dash një javë rresht të mësoja përmendësh emrin e fakultetit që kisha mbaruar, se këta i kanë ngatërru fort këto emra. Disa i thonë universitet, disa i thonë fakultet, e kur e pashë atë letrën, ajo i kishte të dyja, lart shkruante universitet, poshtë shkruante fakultet. Njëherë mendova se mos ma ka bë me hile dhe më ka dhënë diplomë false dhe shkova e kapa.
-Ma bëre që ma bëre nderin, i thashë. Mos ma jep false diplomën!
– Në asnjë mënyrë, tha. Si mund të ta bëj unë ty këtë. Diplomën e ke origjinale. Do pyes dhe kë ke pas shok klase, e do të them.
-Po ça kam mbaru unë, i thashë, se lartë lexon universitet, poshtë lexon fakultet.
-Të dyja mo i ke mbaru, tha, po ec se s’ta shpjegoj dot, o e vështirë kjo. Duhet me qenë “Doktor Shkencash” me ta shpjegu.
-Aman, i thashë më bë dhe “Doktor Shkencash”, se kam dhe nënën pa qejf, është sëmurë dhe do fluturojë nga gëzimi kur t’i them jam bë Doktor.
-Jo, jo, më tha. Ti do bëhesh dhe “Doktor Shkencash” po për kafshë, d.m.th si veteriner. Se kshu ke dhe perspektivë me kap Bashkinë e Kamzës.
-Mirë, i thashë, bëje mo si të dush. Po ma shpjego këtë punën, ça kam mbaru universitet apo fakultet?
-Fakultetin e universitetit, më tha. Hajd mo, e përsërita nja dy herë me vete dhe e mësova dhe këtë.
Pas shumë mundimesh arrita t’i marr ene ato letrat për Doktor, por nënës nuk i tregova që isha për kafshë, po i lexova vetëm titullin.
U gëzu shumë.
Tani, pas kësaj u bëna dhe kryetar bashkie dhe njeri i njoftum anë e mbanë.
Çfarë s’më ka shku mendja me u bë, por akademik jo.
Ky Nard Ndoka, shko bëhet drejt e akademik, biles ene “Akademik Nderi”, pa mund e djersë, biles pa asnjë nga ato sakrificat që kam bë unë me mësu, ku kam mbaru e kë kam pas shok klase.
Privilegje të tilla të pamerituara janë pasojat e reformës arsimore që dyshja Rama- Meta kërkon të bëjë dhe të na poshtërojnë ne që kemi investuar në arsimin dhe formimin tonë personal. Me këtë akt dyshja Rama-Meta kërkon të injorojë arritjet tona, begraundin tonë dhe të na barazojë me deputetët të tij, madje duke u dhënë gradë më të lartë se ne.
Për këtë arsye në emër të gjithë magjistrave dhe “Doktorëve të Shkencave” të pas vitit 2005, që kur erdhi Doktori në pushtet, bëj thirrje të dalim në protestë derisa qeveria të tërheqë titullin e lartë “Akademik Nderi”, që i ka dhënë Nard Ndokës dhe të na kërkojë falje, që barazon bagazhin tonë intelektual me ndere politike”.
Zdrypim dyshin or ti….
E ka gabim Mziu, kshu Muzati, Nardi o neri i Akademiksave te mijvjecarit trete, gabim e ka vallahi gabim.
Un e pashe i her Nardin ne rruge dhe jam shum krenar per ket gjo, o nji nga kujtimet me te bukura te jetes.
E kom pa edhe i her qeter n’ajer, n’avion me Austriakun (Austriam airlines), kur ishte zevendes Minister i Permrendshem me Salen.
Vallahi na neroi se vertet ishte vesh me pantallona terital por komet i kishte math me atlete kadoshi. Kishte i cont sporti n’qaf ene e futi conten ke ato dollapet qi ishin te karriket e business class. Shif kadoshi thash, ky osht personalitet, e ka hak bileten e shtrenjte, por jo, Nardi eci me krenari perpara duke u zgerdhi me i shok t’vetin ene erdhi te economy class. I modh o – thash i emocionum, nuk i dahet shpirti nga populli, por tamon athere kur po fryhesha edhe une nga krenaria, Nardin e thrriti stuardesa
Ej conten – i tha me gjeste se Nardi m’duket se nuk di tjeter gjuhe te huaj pervec kinezces. U kthy trapi, kshu Nardi ene e mori canten edhe i her me vete. Ju luta Zotit (meqe Nardi o demokristian i thekur) qe stjuardja te mos e dinte qe ai koqja eshte zevendes minister i … rendit, se ne e njofim mer burr.
Veteriner, se keshtu ke perspektive me kap bashkine e Kamzes! Haha!!