Kunati shkon me zyrë në kat të tretë tek SHQUP

25 Korrik 2015, 19:02Antena TEMA

Tani për Kunatin gjërat janë më të qarta. Bashkinë po bëhet gati ta dorëzoj dhe zyra e tij e re përfundoi në katin e tret të SHQUP. Aty ka zhvendosur gjithë arkivën e marrë nga Bashkia dhe letrat e partisë.

Puna këtu do të jetë më e lehtë pasi dhe Lulin e ka në një godinë dhe nuk do të jetë më i shpërndarë sa tek Bashkia dhe tek Partia.

Në fokus do të jetë vetëm partia.

Zyrën e ka marrë fornalisht në një kat me Doktorin, por ky i fundit sa dëgjoi që edhe Kunati ka marr zyrë në kat të tretë vendosi mos ta dorëzoj zyrën private që ka.

Për ta testuar deri në fund Kunati e mori vet në telefon.

-Doktopr do jemi bashkë në një kat tani tek SHQUP i tha. Lulin po e lëm një kat më posht. Kështu nejrëzit që duan të kopnsultohen vijnë tek kati jonë.

-Ashtu? Mirë..dakord nuk po vij, ..shiko jam mirë këtu. i thuj Lulit të jetë i regulltë me pagesën e qerasë se nuk dua fjalë këtu.

-Dakord si të doni tha Kunati, por këtu është hapur fjala që në katë të tret e ka zyrën Doktori dhe do më viojnë mua njerëzit që janë nisur për tek ty.

-Ashtu mirë, dakord po i them Lulit të vërë një njfotim që Doktori nuk ka zyrë në PD.

Këtu Kunati u qetësua fare. Ndryshe nga selia e vjetër e PD, ku Kunati kishte pak siklet nga militantët kur hynte brenda pasi u dukej selia e tyre, SHQUP, është seli që fillon me epokën e Kunatit në krye të PD. As Doktori dhe as militantët nuk e kuptuan këmbnguljen e Lulit, që pas fitores mbi Olldashin të merrnin SHQUP, si seli. E gjitha ishte se ai donte të ndërpriste trashëgiminë fizike me partinë e Doktorit tek selia e vjetër. SHQUP është një erë e re e PD që nis me Lulin dhe Kunatin e tij.

Edhe babai i Kunatit ndjehet më mirë aty. Ka qenë ushtarak gjithë jetën dhe duket sikur shkon për ndonjë kafe me shokët komunist aty dhe jo sikur shkon tek PD, që i është dukur gjithë jetën parti e reaksionit.

Por zhvillimi më i rëndësishëm për Kunatin është marrja e RD. Redaksia është urdhëruar të mbledh kompjuterat dhe të vij me zyra tek SHQUP. Tani e tutje ajo do të jetë nën kontrollin e Kunatit dhe jo më si më parë nën kontrollin e Doktorit.

Kunati bëri një bisedë të gjatë me kryeredaktorin për këtë cështje dhe ranë dakord që cdo natë faqen e parë të gazetës ai do ta konsultonte me Kunatin.

-Dakord i tha kryeredaktori vetëm më thuaj orën kur do flasim.

-Kur të duash ti i tha kryeredaktori vetëm se para orës 11 të natës.

-Dakord para 11, i tha Kunati. Pse më 11 e coni në shtyp?

-Jo më 11 merr Doktori dhe e nisim nga e para i tha kryeredaktori.

-Po c’kuptim ka që të flasim bashkë pastaj i tha Kunati?

-Si të duash, po deshe dhe nuk flasim i tha kryeredaktori, por orarin e Doktorit s’ta jap dot. Se ti vetëm na kontrollon, kurse ai shkruan gjysmën e gazetës.

 

 

1 komente në “Kunati shkon me zyrë në kat të tretë tek SHQUP”

  1. Qerime Berdulla says:

    Bujari osht nje miku jem prej Tirone. Na shoqnia e theresim ne qef ton Jari. Osht me trup vigan, muskuloz, me mustaqe, floke kacurela rica rica te zinj, sy bojeqielli dhe ze te trashe si baritone. Nuk di si e ka bo, por ka sigurue nje vile atje ke rruga e Elbasanit, dhe e ka bo pallat. Ka nje grue te bukur dhe qe I punon si fshesaxhie ne Banke. Jari osht mendjemrehte. Nje here kishte do mendje me sigurue ate vilen, dhe thirri tan djemt e gocat e lagjes, Limen, Kolin, Tanin, Elsen, madje edhe Romin. Kopil I madh, se keta ishin ma hajdutat e lagjes dhe I mblodhi te tan ne oborrin e viles vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje