Pas ankesës publike të Bujarit, që i ka ngelur fiksim pse Rama i ka zënë shezlonin në Dhërmi, Kunati vendosi të nisë një fushatë bamirësie, ku çdo personalitet i PD-së t’i ofronte Bujarit nga dy netë si mysafirë në vilat e tyre. Kjo jo vetëm që do forconte unitetin, por do t’i tregonte qeverisë, se opozita nuk është në mëshirë të saj sa u përket vilave të pushimeve.
Kunati i hyri punës dhe hartoi një listë të tillë.
Të parin vuri Doktorin. Vila e Doktorit në Lalëz është me tre kate. Një kat e ka Gita, një Zeni dhe një Doktori. Ajo e Doktorit është mbi pisha, se është bërë shtesë në 2013-ën dhe është dhe me bedena si kala.
Kunati vendosi t’i propozojë Doktorit ta mbajë Bujarin tre ditë, meqë e ka vilën me tre kate.
Doktori e dëgjoi propozimin duke mos e parë në sy Kunatin dhe me një farë bezdie e pranoi.
-Dakord, – tha. Duhet me qëndrue përballë dyshes Rama-Meta, por i thuaj zotërisë mos të më vijë me pantallona të shkurtra se kam mbesa në shtëpi.
-Dakord, – i tha Kunati dhe ia komunikoi Jarit.
-S’ka problem, – tha Jari. Po këtë bluzën me zhapone ta mbaj?
-Po atë mbaje, – tha Kunati. Hiqe vetëm kur të shkosh në det.
-Jo s’e heq dot, – tha Nishani, se kam bërë tatuazh Doktorin në zemër dhe duket sikur jam servil.
-Ou në asnjë mënyrë, – i tha Kunati. Mirë që ma the. Jo atje, po askund mos u zhvish se na hap punë pastaj. Na kërkojnë të gjithëve tatuazh.
Do flas unë me një klinikë me lazer. Ndoshta ta heqin me kalimin e kohës.
-Jo, jo s’dua ta heq, sa të mbaroj mandatin, – tha Jari.
Pas Doktorit, Kunati vazhdoi me Jozefinën.
-Duhet të ftosh Jarin dy ditë për pushime, i tha se i ka zënë shezlonin Rama në Dhërmi. Ku do ta ftosh në mal apo në det?
-Ku ku ça më ka gjet me atë njeri. S’mjaftoi që më zuri vendin në Presidencë, do me më zë dhe shtëpinë tani. Ma sill mor dy ditë në Ramëz. Aty s’e shef njeri dhe të paktën s’ka me u zhvesh me zhapone.
-Në rregull, – tha Kunati. Ikën dhe dy ditë.
I treti në radhë që Ritvani.
-Do ta marësh dy ditë Jarin tek shtëpia e plazhit në qerret? – i tha.
-Unë e marr, – tha Ritvani se kam një kat të tërë, por s’ka ashensor. Do ngjitet vet shkallëve. Unë s’e marr në krah.
– S’ka problem, se e ngrejnë rojet, – i tha Kunati. Rëndësi ka ta mbash dy ditë.
-Në rregull tha Ritvani. Plazh të bëj në ballkon se duket deti, që të mos e ulim e ngrejmë përditë.
-Dakord, – i tha Kunati.
Pastaj u kujtua për Ben Imamin. Ai ka vilën e tij tek Laguna në Qerret. Dy ditë dhe Benit.
-Dakord, – tha Beni. E mbaj unë dy ditë, se e kam pas Komandant të Përgjithsëm dhe kemi emëruar gjeneral bashkë, vetëm mos ta kem detyrim ta shoqëroj në plazh. Kam Sandrin afër, po të dojë ta shoqërojë ai.
-Jo, jo. S’ka nevojë, – i tha Kunati. Vetëm lësho vilën dy ditë në shenjë solidariteti.
Pas Imamit iu kujtua Mond Spaho. Ai e ka vilën në Golem. Dy ditë dhe atij.
-Dakord. Ia lëshoj unë vilën, – tha Mondi, po mos të tregoj në fshat që është e imja, se unë them është e vjehrrit.
-S’ka problem, – i tha Kunati. Në emër të vjehrrit e ka dhe Luli si gjithë dynjaja. Mjafton t’ia lësh dy ditë, se duam t’i rezistojmë dyshes Rama-Meta.
I numëroi. Iu bën gjithësej 11 ditë. Për katër ditë të tjera vendosi të marr vilën e Ristanit dhe Ed Halimit. Kështu kompletohej 15 ditëshi. I pyeti në telefon, a kishin ndonjë merak t’i lëshonin vilat nga dy ditë.
-Jo mo ç’merak, – tha Ristani. Ça do na marrë ne ai aty, shtëpi pushimi janë. Vetëm t’i them pastrueses të heqë ndonjë prezervativ ça mund të ketë aty, se s’ka ç’i duhet.
-E shumë mirë, – i tha Kunait se e vë në siklet.
Pasi e kompletoi skemën 15 ditore të pushimit të Jarit, ia tregoi Rulit.
– Si të duket? – tha. Është përgjigja e duhur për dyshen Rama-Meta, lidhur me përpjekjen e tyre mafioze për t’i zënë shezlonin Presidentit në Dhërmi?
-Mirë e ke menduar, – i tha Ruli, por kujdes djalo se në fund do thotë Presidenti, që gjithë ministrat e mi paskam vila, vetëm unë nuk kam dhe mund t’i shkoj mendja për keq.
-Epo ç’ti bëjmë ne atij? – tha Kunati. Ai i merr kesh. Këta pranonin dhe në klering.
E shume mire i tha se ve ne siklet
talle b…, pse mos e tallesh….
Atij koke lopes Mond Spahos ja ke gjete tamam,,,,e ka ne emer te vjerit ai eshte me dinaku dhe hiqet me I ndershmi.
Po ti ke harruar me te madhen o Mero, ke harruar mikpritjen e te madhes Engjellushe, ose si e ka quajtur I ati dhe e ema, Joriden qe e ka gjithmone gati Tabakane per Jarin dhe cdo ar tjeter.