Mesazhet e para të Kunatit në adresën e re të email-it

30 Korrik 2015, 20:45Antena TEMA

Pas ikjes nga Bashkia, Kunati bëri një njoftim për gjithë listën e re të emaileve ku thuhej se gjithë përdoruesit e derisotshëm të email-it [email protected] do të shkruajnë në adresën [email protected]

Ky ndryshim është i detyruar nga dyshja Rama-Meta të cilët kanë uzurpuar Bashkinë e Tiranës.

Pas marrjes së email-it shumë anëtarë të listës së email-eve të tij i shkruajtën Kunatit për të testuar adresën e re.

[email protected] test. Hë mo si shkon email-i i ri? I fshive gjërat nga ai kompjuteri se mos kanë ngel email-et e vjetra.

[email protected] -Pa merak. Gjithccka në rregull.

[email protected] – Mirë se erdhe në Shqup! Do konsultohemi pak për Reformën në Drejtësi. Mendimet e tua kanë shumë vlerë. Do flasim pak dhe për këtë ligjin e dekriminalizimit. Duan të fusin si klauzolë, që kush ka procese të pagjykuara t’i hap përsëri. D.m.th duan të rigjykojnë Lulin. Duhet të gjejmë një mënyrë si ta bojkotojmë këtë Komisionin.

[email protected] –Mirë se erdhe në SHQUP! Unë këtu jam në dispozicion. Në mëngjes kam pak punë sa të rregulloj ca gjëra në shtëpi dhe të përcjell gruan në punë. Kam dhe një orë që duhet të bëj pazarin aty nga ora 12:00 dhe në mbasdite kur të marr gruan nga puna. Pastaj më ke në dispozicion.

[email protected] -Ok pa merak. Po mu deshe të thërras vet, kur të ketë ndonjë festë.

[email protected] -Përshëndetje dhe mirë se erdhe. Me shëndet email-in e ri. Me atë të vjetrin më telendise, se gjithë ato kërkesa për punë që të nisa nga forumi i grave mi nxorre në media. Ishalla e kë të sigurt këtë.

[email protected] Hajd mos u mërzit. Dhe po t’i kisha fut në punë do t’i hiqte ky Erioni tani. Njësoj do të ishte.

[email protected] Mirë se erdhe në PD. Njëherë e një kohë ai burri nuk fuste njeri në seli të PD-së pa më pyet mua. Dhe ccelsat unë i mbaja në qafë të gjithë. Tani unë pa punë jam. Po tu desha këtu më ke, mi jep dhe ti ccelsat.

[email protected] Mirë se erdhe në PD. Po të shkruaj sa për tu orientuar. Këtu godina ka tre kate dhe nga një pastruese në ccdo kat. Ajo e katit të dytë s’më është dukur keq, por ikën para kohe nga puna. Shikoje. Thirre në zyrë ose më autorizo mua ta thërrasë. Gjërat e tjera mirë shkojnë.

[email protected] Mirë se erdhe në PD. Ky është vërtetë ndryshim rrënjësor nga partia e Doktorit. Ai nuk njihte Baxhanakun, ndërsa Luli për t’i treguar që e ka gabim, e ka kthyer në institucion Kunatin. Kjo është diferencë reale.

2 komente në “Mesazhet e para të Kunatit në adresën e re të email-it”

  1. niazi,.'.. says:

    HAHAAAAA ANTENA ME EBUKUR E 4 VITEVE TE KUNATIT…KENDSHEM…e kam vene re qe antena me ndryshon diten sado te ngarkuar ta kem…ju falenderoj nga zemra per kete ndryshim…

  2. A mani more na e nxiirni nje foto te Keith kunatit qe te nderroj me rouge. Mysybet duvet te kete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje