Erioni hipi në autobus dhe ishte kapur tek doreza e lëkurës, që varet tek hekuri poshtë tavanit të autobusit.
Faturinoja afrohet dhe e pyet. A ke biletë?
-Jo, – i tha Erioni. S’kishte pikë biletash këtu ku hipa unë. Kjo ka qenë dhe një e metë e Bashkisë së Bashës.
-Sill lekët mor çun, lene Lul Bashën se s’ma hedh dot ti duke u heq sikur je Erion Veliaj.
-Po sikur të jem? – i tha Erioni.
-Sikur të jesh, ke ngatërru linjë se kjo s’ndalo tek Bashkia, por tek treni. Thuj shoferit të na ndjek nga pas e të të kthejë në Bashki.
Tifozat e Kukësit arritën ta prishin ndeshjen me polakët dhe ta djegin shansin e Kukësit për në kupat e Europës.
Pas shumë debatesh dhe dënimesh, që opinioni publik i bëri ndeshjes foli dhe Flamuri.
-Për mendimin tim tifozat e Kukësit kanë vepruar drejt, – tha Flamuri. Në Kukës, kur flitet për një ndeshje nuk thuhet që Kukësi fitoi ndaj X skudare, por thuhet Kukësi rrahu filan skuadër. Edhe tifozat kanë këtë parim, që për të fituar ndeshjen duhet rrahur tifozeria e ekipit tjetër.
Luli u takua sot me ambasadorin amerikan dhe këmbënguli në dy kushtet e PD-së, në testin e drogës dhe në shenjat e gishtrinjëve për politikanët.
-Po testi i drogës përse duhet? – i tha ambasadori, se përdoruesit zakonisht nuk janë kriminelë janë viktima. Ne duam kriminelët.
-Kam dyshime se Doktori merr drogë, – i tha Luli dhe është e vetmja mënyrë ta nxjerrë nga politika.
-Aaa, dakord jam, – tha ambasadori. Po shenjat e gishtrinjëve përse duhen?
-Kam ca dyshime për këtë Fatmir Mediun, se në pasaport e ka Medihoxha. Do ketë probleme diku me shenjat e gishtrinjëve.
Edi Rama i qetësoi ministrat duke theksuar se qeveria do rifreskohet në gusht dhe do filloj punë e freskët në shtator.
-Kemi shpëtuar paq, – tha avokat Ngjela, se nga Rama duhet të ruash për ata që sjell në pushtet, jo për ata që heq. Të paktën kështu, jemi të sigurt që s’do na bëj gjëma të reja.