Kunati fillon përgatitjet për analizën e paralajmëruar nga Doktori

4 Gusht 2015, 19:34Antena TEMA

Pas paralajmërimit që Doktori bëri për të analizuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, Kunati ka hyrë në panik.

Problemi i parë i madh është pranimi i humbjes. Deri tani Luli i është përmbajtur idesë që kemi fituar, por jo aq sa pritej, kurse Doktori ka qëndrim krejt të kundërt. Ai thotë kemi humbur, por Edi Rama nuk ka fituar aq sa pritej. Kjo çështje ha shumë interpretim dhe Kunati, duhet ta zgjidhë.

Problemi i dytë i madh, është analiza. Nga gjithë llogaritë që bën Kunati, Doktori nuk ka ndërmend të godasë Lulin. Për këtë shkak, rreziku më i madh është që goditja të drejtohet ndaj Kunatit, aq më tepër që tani ka marrë dhe zyrë në SHQUP.

Problemi i tretë që shikon Kunati tek qëndrimi i Doktorit, është thirrja për revolucion demokratik. Kjo e fundit është krejt e pakuptueshme.

Për këtë Kunati shfletoi fjalorin dhe lexoi kuptimin e fjalës “revolucion”. Nga përkufizimi i fjalorit, revolucioni (lat.revolution- ri/kthim, kthesë, rrotullim, përmbysje) në sociologji, është një ndryshim rrënjësor i dhunshëm ose paqësor i jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të një vendi, kombi).

Revolucion demokratik nuk i rezultonte askund, sepse demokracia përjashtonte përmbysjet me dhunë, pasi ka mekanizëm votën.

-Po Doktori pse ta ketë thënë, filloi të mendojë Kunati?

Mendimi i parë, që i erdhi në mendje ishte se duke pranuar humbjen e PD-së dhe duke përmendur si rrugë të vetme revolucionin demokratik, Doktori ka dashur të thotë që me Lulin s’kemi për të fituar kurrë, nëse nuk bëjmë revolucion, i cili duket nga ana tjetër i pamundur.

Ky ishte mesazhi më i rëndë, që Kunatit iu duk se Doktori po përçon në publik.

Pra, ai ka pranuar që PD-ja ka humbur dhe si rrugëzgjidhje pas analizës do të bëjë thirrje për revolucion.

Kunati filloi ta imagjinojë dhe skenën e analizës. Doktori do merrte fjalën pa lëvizur nga vendi dhe duke i hequr sytë nga Luli, por duke parë në fund të tavolinës nga Flamuri, do t’ia niste:

-Tani o zotëri, kjo që ndodhi ishte një gjë e rëndë për Partinë Demokratike. Duke pranuar të njihni hartën e ndarjes territoriale, duke pranuar të hyni në zgjedhje, duke pranuar të njihni rezultatin dhe duke pranuar të thoni ditën e parë që ishin zgjedhje të mira, ju i keni ngulur thikën pas shpine demokracisë, idealeve tona dhe Partisë Demokratike. Në këtë gjendje që e keni katandisur PD-në, ju nuk mund ta ngrini kurrë në këmbë. PD-ja nuk ka qenë kurrë parti e një familje, por dhe nëse ka qenë me disa kontributorë nga një familje, nuk ka qenë kurrë parti e kunetërve e baxhanakëve. Ju jeni dëshmitarë, se baxhanakun tim ma vranë në Gërdec dhe unë nuk kisha arritur ta njihja.

Tani fjalët janë të tepërta dhe nuk e zhbëjnë dot atë dëm që është bërë. Tani duhet vetëm revolucion. Këta duhen përmbysur si djemtë e baballarëve që janë dhe duhen përmbysur me një revolucion të thellë demokratik… Tani dikush duhet t’i dalë në ballë këtij revolucioni. Detyra e kësaj analize dhe e kësaj mbledhje është të gjejmë atë që do ta udhëheqë revolucionin. Zoti Basha ka dhënë prova të forta si lider demokrat, por tani duhet të gjejmë liderin e revolucionit.

-Na pri, Sali Berisha, dëgjohet papritur zëri i Flamurit.

-Na lejo të vdesim për ty, mor burrë i dheut, dëgjohet zëri i Strazimirit.

– Erdhi dita jonë më në fund, bërtiti Paloka, se na mbytën komunistët….

Kunati po mendonte gjithë këtë skenë dhe u zverdh në fytyrë.

-Po sikur të ndodhë vërtetë, tha me vete dhe i erdhi prapë në mendje Strazua, që duket se është penduar që për pak u vra për Lulin?

2 komente në “Kunati fillon përgatitjet për analizën e paralajmëruar nga Doktori”

  1. Erion Korini says:

    E ka kuptu ene Sala qe me kunat karin ka ik per lesh pd-ja. Turpi zotit punoj pedeja per erion kunat bythqimin

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Sa-leh
    Kokrra legenit
    Buze varrit
    Si bishti qenit.
    ***
    Boll i re
    Karadyzenit
    Shtrengo fort
    Sumen e Zenit.
    ***
    Do shikojm
    Zenin te qaje
    Ti i bere
    Ai do i haje.
    ***
    Pa do strukeni
    Si uritha
    Ne kte Bote
    Lahen te gjitha.
    ***
    Nuk shpeton
    Pa ta marr hakun
    Do e njohesh
    Dhe baxhanakun.
    ***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje