Zbulohet sekreti i vajzave, që pushuan tek vila në Dhërmi

3 Gusht 2015, 19:02Antena TEMA

Më në fund merr fund odiseja e dy vajzave që u filmuan duke pushuar në rërën para vilës së Dhërmiut. Dy vajzat kishin punuar gjithë natën të bënin vilën gati për datën 1 gusht dhe nga lodhja ishin shtrirë të flinin në rërë.

Vëllai i Sandrit, që punon me Presidentin, ka instaluar një kamerë tek një pemë afër vilës dhe filmon çdo ditë se kush pushon tek shezloni që duhet të pushonte Nishani. Sapo ka parë vajzat, i ka filmuar dhe u transmetua në lajme.

Këtu filloi dhe drama.

Kunati kërkoi urgjent të identifikohen vajzat, pasi Doktori kërkonte emrat. U fut në sitë gjithë lista e emërimeve të reja të Ramës, por nuk u rezultonte. I shpërndanë fotot në email-e mos i njihte njeri, duke menduar se janë goca pubesh. Prapë s’gjetën gjë.

Më në fund Kunati u kujtua për Flamurin.

Ai ka qenë tetë vite shef kuadri në PD dhe duhet të kishte përvojë në këtë punë.

Mori Flamurin dhe i treguan pamjet.

-Janë tonat, – tha Flamuri. Kjo këtej, është motra e asaj që bënte lajmin për rekordin e Doktorit në Dhërmi. Kur e takoi Doktorin pas asaj kronikës së famshme që Doktori ishte ngjitur në Murin Kinez duke thyer rekordin, kishte notuar duke thyer rekordin, ishte ngjit në Dajt duke thyer rekordin etj, Doktori e pyeti çfarë dëshire ke.

-Kam motrën pa punë, – i tha ajo.

-Ashtu? S’ka problem, – tha Doktori dhe ktheu kokën nga një grua që rrinte aty në këmbë dhe i tha duhet të fillojë punë motra.

Gruaja qëlloi të ishte Drejtoresha e Shërbimeve qeveritare dhe e mori.

-Këtë e mbaj mend si sot, – tha Flamuri, pasi ishte hera e parë që Drejtoresha e mori vet në punë dhe mua më çoi njoftim. Unë u xhindosa, i thashë si ka mundësi ta bësh këtë pa lejen time?

-Kam fol vet me atë burrin, – më tha.

Aty e qepa unë.

Kjo tjetra po ashtu është e jona. E kam futur unë në punë. Ma dha një mik, tha e kam si timen.

-Qartë, – tha Kunati. Dmth këto qenkan tonat, ndërsa ne po i diskretitojmë për t’i hequr Rama nga puna?

-Kështu është kur nuk na pyesni ne të vjetërve, – tha Flamuri. Vazhdon akoma ta bëjë ligjin Sandri dhe në PD dhe PS. Ed Rama tani bën si burrë i mirë, i heq nga puna dhe fut dy socialiste në vend të atyre. E ça fituam ne? Për një shezlon të Nishanit, hoqëm dy demokrate nga puna.

-Ke të drejtë, – tha Kunati. Partia është ç’organizuar pak, por do organizohemi tani tek SHQUP-i. Nuk duhen bërë veprime individuale si të Sandrit. Duhet të veprojmë në unitet. Ky rast na iku dhe ishte gabim. Nuk duhet të merreshim dhe me dy vajzat, vetëm për një palë pushime të Bujarit. Në fund të fundit ai pushim e ka gjithë vitin.

-Unë mendoj se ato do t’i kishim bashkëpunëtre gjatë pushime të Ramës, – tha Flamuri. Mund të na jepnin informacion, si qe rregulluar vila, a i bënte vaska, a është e vërtetë që e ka bërë dushin e lartë mos ta arrijë Nishani. Këto na duheshin, se me këto bëhet opozitë, jo duke dekonspiruar njerëzit tanë në radhët e armikut.

-Ke të drejtë, – tha Kunati. Tani do t’i marrë vet gjërat në dorë.

 

8 komente në “Zbulohet sekreti i vajzave, që pushuan tek vila në Dhërmi”

  1. Xhonson says:

    Cfare rrace idiotesh!As agjentet e tyre nuk dine t’i mbrojne.

  2. "BALASHI" says:

    Fejton shume i goditur…

  3. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Mero. Thuaj cte duash. Edhe mua sme pelqen pd, sala dhe nishani, po kte rradhe i ngece ps dopjo gjashta ne dore.
    Turp. Edhe pse nishani ka bere gjera jo te mira, ky ishte nje rast flagrant diskretitues per ps.

    1. Iljona says:

      Eshte turp qe ai eshte president i Shqiperise, na degjeneroi fare si popull me qenien e ti president. Sa turpe ben perdite ai duke demtuar perdite shqiptaret, ai eshte president i vetem asaj pjese qe votoi kete rralle….sa ishte pjesa blu e Shqiperise e keni pare besoj, president i asja pjese eshte, sepse ashtu sillet perdite ne ate karriken ku eshte ulur ne menyre te pamerituar. Eshte ofendim per shqiptaret qe emri i ketij buratini ne duart e Berishes, te figuroje ne historine e Shqiperise, si nje nga presidentet e saj.

  4. Idriz Gjembi says:

    Diskremini i Nishanit te Saliut argeton me shume se nje milion Shqiptare….

  5. era says:

    O antena na bej nje shkrim per ate projektine cmendur o burre se i cmende te gjithe me kete salen.. ne ka ardh ne maje te hundes saliu, merru njecike me keta rilindasit dhe shoket e tij

  6. satrapet says:

    Satrapet shqiptare duan votat dhe i kerkojne gati duke puthur bythen pastaj kerkojne ofiqe alla turka. Po keta jane legena te tere more po mjere ne.

  7. nino says:

    gazetare plera. prandaj nuk behet ky vend, media punon per ofiqe.media nuk perjell realitetin por risin llogarite bankare dhe mbrojne bizneset e tyre nepermjet politikaneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje