Ka dy ditë që gazetarët kanë bërë një rrëmujë të madhe rreth një projektligji të ri për tatim- taksat, i cili do të ndërhyjë sërish në taksimin mbi të ardhurat. Ministria e Financave po lodhet t’i bindë se asgjë s’ka ndryshuar, por ata këmbëngulin. Më në fund, ministri Cani ka bërë një sqarim ku tregon se çfarë ndërhyrje do bëhet në ligjin për taksat në Shqipëri.
“Jam i autorizuar të flasë në emër të Ministrisë së Financave, e cila kërkon të sqarojë falas se nuk ka asnjë taksë të re në pagat pas muajit shtator, përveç atyre që janë.
Në fakt ne jemi duke studiuar që në tërësinë e masave tona organizative dhe strukturore, që përballen me një detyrim afatgjatë dhe afatshkurtër, në kuadrin e disa reformave afatmesme që nënkuptojnë një objektiv afatgjatë në sensin e të shkurtuarit të shpenzimeve, që ilustron një politikë më konservatore që rrit efikasitetin dhe humbet një sens kapilar që ka humbja në sistem dhe që do të rikapitulojë një buxhet të ri që në parashikime afatgjata do japi rezultate në një kohë të shkurtër, nëse ne synojmë shtresën e mesme për ta bërë atë objekt të këtij projeksioni vizionar.
Për sa më sipër Ministria e Financave garanton se një presion në rritje nga infrastruktura adekuate e medias, për të kuptuar sesi do të jetë tamam ndryshimi nuk ka sens në thelbin e asaj se çfarë duam të bëjmë ne dhe ç’farë duhet të mësoj media, pasi siç dihet, kompleksiteti i punës së financave bazohet në një shkallë besimi, e cila nuk rakordon me mosbesimin që kanë mediat me Ministrinë tonë dhe që në këtë rast është një koefiçent derivimi tek një konflikt banal, që duhet shmangur për inercionin e asaj që duhet të akumulohet në sensin e krijimit të një klime sa më diskrete në të cilën duhet të ndodhin ndryshimet.”
Pasi ky njoftim u shpërnda në shtyp, gazetari ynë nuk kuptoi gjë dhe pyeti zotin Ruli si ekspert të vjetër financash, se çfarë ndryshimi mund të ketë në ligj, kur lexon këtë lloj njoftimi.
-Nuk e di djalo ç ’të them, por unë mendoj se i vetmi propozim që mund të bëjë Ç im Cani është që ta fusë në ligjin e ri të tatimeve, që ky Sejdarasi të jetë në çdo qeveri zëdhënës për punë tatimesh, që të mos kuptohet si i kemi punët, se ka dhe këtë pjesën e dytë të mbiemrit me tematikë për këtë punë.
Ah ah ah ah!me fantastike per mos me thane asgje ka kush qe mundet me na sjell!
Te sqaroje ‘falas’? Se tash duhet me paguar ministrat per me na dhane sqarime,ah ah ah!
Ma shtrenjte se clintonin ndoshta per nje konference?
‘Masat organizative e strukturore?ah ah Cfare dallimi bejne keta mes ketyre te dyjave?duhet gazetaret t’i pyesin tash e mbas ma hollesisht Cilat jane masat strukturore,e cilat Jane organizative se ne nuk kemi krye kete shkolle kristaliniane!
Ne kuader te detyrimeve afatgjate e afatshkurt,po pa harruar ato afatmesme!ah ah ah kur jargoni behet politike ekonomike!….
po kur’ Humbet edhe sensi kapilar’ kemi keso deklarata qe ilustrojne hallucionationet e nenpuneseve te ministrise po nuk mbulojne aspak deshtimet e tyre,qofte me kete jargon’vizionar’ qe nuk na impresionon aspak névé,po as shtresem qe Kane objektiv!!!
Koeficient derivimin e paskan pa kufi,keta te ministrise!nga mendja normal nenkuptohet,se e paskan kalluar ylberit e paskam dalluar ne nje dimension tjeter jashtetokesore!
Fantastique!
Kulmi i asaj qe nuk duhet me bâ ne komunikim!
Kryeveper ne kete aspekt qe duhet te ruhet me ‘preciozitet’ per arritijet e komunikimet me publikun nga’ Rilindja’ jone,edhe qe tash e mbasi duhet edhe te mesohet ne cdo shkolle te halte per komunikim!
Cili eshte autorités i vertet te ke saj krye veper?
Stop barin e Lazaratit neper ministrite ,se late nam!