Deklarata e një kryetari të PD-së, që disa ministra të PD-së kanë paguar para për të fituar PS-ja në zgjedhjet e fundit, u pa nga Kunati si një rast për të spastruar disa njerëz brenda PD-së. Duke përdorur deklaratën në fjalë, Kunati kërkoi urgjent mendim nga njerëzit kryesor të PD-së, se kush mund të ishin këta ministra dhe çfarë duhet të bënin me ta.
Pas kësaj atij iu grumbulluan një sërë deklaratash, të cilat japin disa ide se çfarë mund të kishte ndodhur.
Jozefina Topalli: Na në Shkodër s’kena pas ministra në fushatë dhe s’ka pas kush me i dhanë para rivales sonë. Ne kena pas problem kush i ka dhën pare kryetarit të PS-së me na caktu atë kandidate.
Aldo Bumçi: Unë si ish-ministër dhe i dërguar në Lezhë, iu garantoj që nuk kam pranuar të marr para nga LSI, e cila kërkonte që unë të mos ikja nga Lezha si i deleguar me çdo kusht. Nuk e kuptova kurrë këmbënguljen e tyre, por paratë nuk i mora.
Majlinda Bregu: Nuk e kuptoj pse duhet t’i jepnim para në Tiranë Erionit, kur nuk kishim asnjë të punësuar në Bashkinë e Lulit. S’kishim pse të investonim mos na hiqte njeri nga puna, se ai nuk mori njeri nga PD-ja në punë. Me ata që ka marrë, sikur sot t’i heqë Erioni të gjithë nuk ka pse mërzitet PD-ja.
Ed Halimi: Për Durrësin u garantoj që nuk kemi dhënë para. Vangjushi na tha që e keni derën hapur kur të doni pasi të fitoj dhe s’keni nevojë të paguani asgjë. Grida ma konfirmoi se Vangjushi është djalë i mirë, se dhe kur i ka pas dhënë tre lejet atëherë, nuk i kishte marrë para.
Ben Ristani: Deklaratat nuk kanë të bëjnë me mua, se unë kam qenë zëvendësministër.
Genc Pollo: Kjo është një përpjekje për të na njollosur si ish-ministra, me qëllim që të mos na përfshijnë më në kabinet. Nuk ia vlen t’i komentosh, pasi askush nga ne s’ka për t’ia arritur ditës të vijmë dhe një herë në qeveri.
Arben Imami: Mua më duket akuzë qesharake. Unë dihet botërisht që nuk kam problem të kaloj dhe majtas dhe djathtas, por jo me para. Zakonisht lëviz me tanks.
Genc Ruli: Unë mendoj se akuzat kanë një bazë. Mesa di unë, janë së paku nja 7 leje ndërtimi në proces që ka dhënë Luli, të cilat nëse kthehen, Luli duhet të kthejë dhe lekët. Besoj më lirë i ka rënë të parapaguaj diçka në fushatë për të qenë më i sigurtë. Ish-ministër ka qenë dhe Luli mesa di unë.
●○●○●○●○●○●○●○●○●○●
S’di kë të veçoj
Janë të arrira
Batut’ e Imamit
Duket më e mira.
○●○
Më thellë Hostenin
Ja ka ngulur Lulit
Si sondë për naftë
Ësht’ batut’ e Rulit.
●○●○●○●○●○●○●○●○●○●
Ato qe ti thua
Jane krejt reale
Qe Te gjithe Jane
SI koshi me hale
Per to PD
Eshte vec Te flasin
Te japin Sa Te duash
Vec te mos i ngasin