Dy lajmet më të rëndësishme të ditës sot, ishin që Shqipëria u ngjit në vendin e 22-të në klasifikimin e FIFA-s dhe se Fevzo po bën pushimet së bashku me Joakim Levin, trajnerin e Gjermanisë në Porto Cerva.
TV Klan hapi lajmet me këtë fakt dhe më pas vazhdonte lajmi që Shqipëria ishte ngjitur në vendin e 22-të.
Shakohoxha, që duhet të bënte komentin e mbrëmjes për klasifikimin e ri të Shqipërisë, po llogariste arsyet pse Shqipëria u ngjit kaq lartë në një rekord historik.
Në shpjegimin e tij ai tha:
Shqipëria ka bërë sot një hap historik duke u ngjitur në vendin e 22-të në klasifikimin e FIFA-s. Ngjitja ka ardhur nga rezultatet e fundit të ekipit kombëtar, por dhe nga lobimi ndërkombëtar për këtë objektiv.
Kështu, ka qenë vendimtare fitorja me Francën, tre pikëshi i falur nga CAS për ndeshjen me Serbinë, si dhe performanca e ekipit gjatë ndeshjeve stërvitore.
Një rëndësi të veçantë ka pasur dhe përtëritja e ekipit nga trajneri Gianni De Biasi, si dhe shpirti sulmues i skuadrës.
Por nga gjithë llogaritë që bëj unë, theksoi Shako, nuk më rezulton se do të ishim ngjitur kaq lart, sikur Fevzo mos të kishte takuar në Porto Cerva, një nga figurat ikonë të futbollit botëror, trajnerin gjerman Jaokim Lëv. Takimi i Fevzos me të, vulosi klasifikimin përfundimtar të Shqipërisë dhe i dha asaj një vend historik në klasifikimin ndërkombëtar.
Po ku qëndron sekreti i pikëve që Fevzo i dha Shqipërisë?
Në letrën e tij drejtuar FIFA-s, Jaokim Lëv shpjegon se ka takuar një personalitet të rëndësishëm shqiptar, i cili ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimet botërore këtë çerek shekulli. Lëv shpjegon sesi një vend i vogël ka lindur një njeri kaq të madh, i cili kishte njohje me gjithë personalitetet europiane dhe botërore të këtij çerekshekulli, ndërkohë që ndiqte që fëmijë gjithë ndeshjet e Gjermanisë kudo që i luante ajo.
Lëv shpjegon më pas në letrën e tij, se një rritje e Shqipërisë në klasifikimin ndërkombëtar të FIFA-s duhej bërë, pasi ky personalitet që ai kishte takuar, mund t’ia kthente nderin FIFA-s duke folur me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili mund të ndikonte me lobin e tij, që në krye të FIFA-s të zgjidhej Platini dhe pas kësaj punët do të shkonin më mirë.
Sipas gjithë gjasave, shkruan Lëv, Platini e ka këtë njeri këshilltar kryesor dhe përgatitës të fushatës së tij për t’u bërë president i FIFA-s pas dorëheqjes së Blater.
Një rritje e Shqipërisë në klasifikimin e FIFA-s do të mundësojë një klimë më miqësore të shqiptarëve ndaj Platini-së dhe do ta bëjë të lehtë rrugën e tij drejt fitores me këtë njeri që po e këshillon përditë.
Shako tha se një lajm i tillë është një ngjarje historike për Shqipërinë, pasi për herë të parë një gazetar shqiptar takon një personalitet të futbollit botëror dhe arrin ta bindë atë të lobojë për klasifikimin e Shqipërisë në një vend shumë të lartë. Padiskutim që ka dhe faktorë të tjerë, siç janë rezultatet e ndeshjeve të kombëtares, forma e shkëlqyer e lojtarëve, zgjuarsia e trajnerit, por ajo që ka vendosur përfundimisht është takimi i Fevzos me Joakim Lëvin.
O Fe – Zi
O mediokër
Pemë shterpë
Pa një kokërr.
***
Gazetar
Moderator
Gjys panxhar
Gjys sallator.
***
Si drejtues
Sharlatan
Gjys qefull
Komplet “Koran”
undefined
Fevziu shembulli sesi ne Albanistan nje nulitet mund te imponohet me anen e prostituimit publik te vazhdueshem dhe pa rrethana lehtesuese.
Gazetaret jane te vetmit qe kane avantazhin ta shprehin ziline publikisht pa turp e madje kjo t’u numerohet edhe si kontribut i vyer ne mediet shqiptare.
Tallet gazeta TemA me Blendi Fevziun dhe ju kujtoni se vertet bemat e tij degjohen ne Europe apo ne bote. Fevzo maksimumi mund te pranohet ne Kosove apo Shkup, por jo me larg se nuk can by… njeri per kete koran myzeqeje…..
E kam thene edhe me perpara se Fevzo eshte prostitute patriotike,me ose pa corape te kuqe ai eshte denjitoz ne Afrike,Azi,Europe,ShBA etj sic rezulton nga libri i tij,trima dhe hajdute,gjyshi nga nena e adoptuar kur pulat hanin gure kishte luajtur futboll m nje gjerman me topa prej lecke.Pamja rakitike e Fevzos e verteton origjinene e idiotot qe ka patur ne gjak,por ai eshte pjes e panndare e vjedhjes se shtetit .I lumte Fevzos qe pa breke arriti te behet me sytjena grash.
Ky Blendi Fevziu eshte nje gazetar gagarel qe nuk me plas nonja fare per kete palaco mediatik.
Ka lezet dhe ky humori me kripe.
Mire Fevzo por edhe
Serxho Mazreku paska shkuar ti laje breket halles ne plazh…. Lum haliti qe perfiton nga shkuma, se gjith shoket e ketij avokat-gjysmaku tallen per aventurat e ketij qe kerkon te futet ne kabinetin e z. Veliaj.
Ore kush eshte ky avokat Mazreku, personazh gazetaresk, apo ndonje adoleshent i vonuar qe duket sheshit qe tallin bythen gjithe dynjaja? Po kjo halla kush eshte mo njeres, se komentet thone qe paska dashnore gjysmen e kurvicave te Titones? Apo eshte ndonje milionier i lodhur?
Ore kush eshte ky avokat Mazreku, personazh gazetaresk, apo ndonje adoleshent i vonuar qe duket sheshit qe tallin bythen gjithe dynjaja? Po kjo halla kush eshte mo njeres, se komentet thone qe paska dashnore gjysmen e kurvicave te Titones? Apo eshte ndonje milionier i lodhur?