Pas mbërritjes shëndosh e mirë të kalit në Suedi, Sadija sqaroi dhe problemet e mbetura pezull me Shkëlzenin. Është fjala për kafshët e tjera shtëpiake që kanë pasur bashkë, qenin dhe tre macet. Sadija deklaroi se qeni nuk i takonte më ligjërisht, se ja kishte bërë dhuratë për dasëm. Kurse tre macet duhet t’i kthejë.
Pas kësaj erdhi kundërpërgjigjia e Arminës. Ajo postoi një video ku lozte me qenin dhe Shkëlzenin, si për t’i treguar se ku gjendej aktualisht qeni.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Sadijes:
“E kam sqaru qartë. Qeni ka qenë dhuratë për dasmën time me Shkëlzenin. Për dasmën tënde, të kam fal Shkëlzenin”.
Fëmijët e Berishës kanë bërë një palë pushime të gjata duke u nisur nga Parga në Korfuz. Duke udhëtuar nga Saranda në Korfuz, një nga mbesat e Doktorit i tha Kapitenit.
-Ua, sa shpejt arritëm në ujërat greke, se dija që ishim kaq afër!
-A moj vajzë, i tha kapiteni. Ça t’u bëjmë këtyre të Rilindjes që e anuluan, se të ishte gjyshi jot kryeministër do ta kishim kufirin tek porta, do ishte dhë më e shkurtër.
Lajmet se ku po pushojnë fëmijët e politikanëve, kishte përfshirë dhe djalin e presidentit Nishani. Ky i fundit, sapo lexoi lajmin thirri zëdhënësin të bënte një sqarim.
-Ky lajm është një provokim i ri i Partisë Socialiste, tha. Ata nga një anë më kanë zënë vilën dhe shezlongun, nga ana tjetër përgjojnë ku shkojnë fëmijët e mi. Në vend që të kërkojnë falje që kanë detyruar fëmijët të marrin arratinë, merren me thashetheme.
Ka ngjallur debat të madh online Ornela Vorpsi, me deklaratën e saj se një roman të botuar në Itali, është angazhuar ta përkthejë Edi Rama në shqip. Shumë njerëz nuk e kan pas njohur Ornelën si shkrimtare dhe filluan të kërkojnë në Googel kush është, por në vend të saj u shfaqej Laura Vorpsi me sharrje për Edi Ramën.
Situata u bë edhe më e paqartë. E para, përse kjo zonja nuk e përkthen vetë librin në shqip, dhe e dyta përse janë kaq të ndara si motra me njëra- tjetrën.
Përgjigjen për këtë e dha avokat Ngjela.
-E para, tha, Vorpsi po përdor Ramën t’i shkruaj libër në shqip, se normal, shkruan më mirë se ajo. E dyta është e kuptueshme. Saliu ka urrejtje për intelektualët dhe ka arritur kulmin, duke përdorur njërën motër kundër tjetrës.
S’na bete me dije rreth pushimeve te Zaho Rames.Shume kurioz. Qofte edhe pa humor.