Nishani i kërkon ndjesë Doktorit

18 Gusht 2015, 20:28Antena TEMA

Pas botimit të fotografive ku Nishani tentonte të ngjitej në malin e Tomorrit, ka pasur një përkeqësim të marrëdhënieve të Doktorit me Nishanin. Shkak është se Doktorit i është dukur sikur Nishani kërkon ta rivalizojë atë në gjestet që ai bënte kur ishte kryeministër. P.sh, sa herë hapej fjala që ishte sëmurë, ngjitej në Dajt me mbesën, sa herë thoshin se ai ka probleme shëndetësore me imunitetin, futej në ujë dhe thyente rekordin në Dhërmi. Dhe Nishani duket sikur imiton atë, ngaqë e akuzojnë se ka probleme serioze me shëndetin.

Pasi shkuan fjalët tek Nishani, ai u shqetësua seriozisht dhe i nisi Doktorit një letër ndjese për këtë çështje.

“I dashur Doktor!

Nuk di a e ke parë kohët e fundit, por media ka botuar një foto timen në Tomorr, duke ecur i vetëm drejt majës së Tomorrit.

E gjitha është një shaka që unë kam bërë me gruan ndërsa po iknim me makinë në Tomorr. Unë shkoj çdo vit një javë para 21 gushtit, pasi dua të shmang pelegrinazhin dhe lutem tek teqeja e Baba Aliut, që kjo farë e keqe të iki nga pushteti dhe të rikthehesh ti.

Por, që të zërë beja, më thanë që duhet të bësh sikur ecën në këmbë dhe unë bëra sikur eca, sa më nxorri gruaja në fotografi. Siç e shikon, kam dalë me kurriz, pasi në dorë mbaj bastunin që e kam mbështet tek një shkëmb.

E gjithë kjo u bë për t’u treguar këtyre që duan të më gjunjëzojnë tek reforma për drejtësi, se unë jam i fortë si mali i Tomorrit.

Mund ta bëja këtë dhe në Dajt, por nuk kam dashur kurrsesi ta zbeh madhështinë e fotografisë suaj duke ecur në dëborë në Dajt.

Zgjodha Tomorrin dhe për një arsye tjetër. Ti e di mirë që në atë teqe shkon çdo vit e falet Ilir Meta dhe po përpiqen t’i mbushin mendjen popullit se LSI, është e dërguara e Zotit për shqiptarët dhe është e bekuar nga Baba Aliu. Unë desha ta thyej këtë mit dhe shkova dola fotografi atje, për t’u treguar se nuk kemi ndërmend t’ua lëmë malin e shenjtë njerëzve të LSI. E vërteta është se kur mbërrita tek teqe e Baba Aliut, nuk më lanë të hyja brenda, pasi roja ishte i LSI, por të paktën media nuk e dha.

Nga ana tjetër dua të të siguroj se adhurimi im për ju dhe veprën tënde, më çon shpesh pa dashje tek gjeste të ngjashme si ato tuajat, që demoralizonin socialistët kur ishin në opozitë, por këtë nuk e bëj për konkurrencë, por nga adhurimi.

I tillë ishte dhe gjesti i daljes në foto në mal të Tomorrit.

Çdokush tjetër që e interpreton si rivalitet me ju, synon të na përçajë dhe të na ndajë nga njëri- tjetri, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë sa të jem gjallë.

Tani më njoftuan se vila në Dhërmi është e lirë, pasi kryeministri është larguar, por unë nuk do të shkoj, pasi qëllimi im ishte të siguroja vazhdimësinë që çdo fillim gushti në atë vilë ku flije ti ,të isha unë si pasardhës në pushtet. Tani nuk kam për të shkuar dhe as do shkel më aty.

Duke të siguruar dhe një herë që nuk kam dash të të rivalizoj në ngjitjen në malin e Tomorrit, më lejo të lutem, të shpreh besnikërinë time deri në fund, për çështjen tonë të përbashkët.

I yti, Bujari!”

4 komente në “Nishani i kërkon ndjesë Doktorit”

    1. Edi says:

      Kam pershtypjen se eshte pena e Ylli Rakipit

  1. agamenoni says:

    Ky Nishani është burrë. Hallall. Pa mustaqe, por i kokrra e servilit ama e shefit të tij.
    Kur Sala ishte në pushtet, ky mustaqa ishte noter i PD-se, ndërsa tani megjithse pa mustaqe , por është burrë, është një militant i thekur i PD-se.

  2. saliu says:

    ndigjo bujja bem mire qe te vume ty se je i forte dhe besnik por bej naj lek se do te duhen per per pansion ose me mire thuja odetes se ajo i rregullon keto pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje