Letra e Zenit:
Dëgjova sot se në Këshillin Bashkiak, kryetari i emëruar ka përmendur taksat e kafshëve të mija shtëpiake, kalit, qenit dhe tre maceve.
Sipas tij, unë duhet t’i paguaj këto taksa deri në fund të vitit, meqë bëhet bashkimi mekanik i buxheteve të Komunave me Bashkinë.
Fillimisht dua të sqaroj se, Bashkia duhet të ndajë kalin nga qentë dhe macet. Kali nuk është kafshë shtëpiake luksoze, por kafshë pune, dhe ai shërbente për punë në shtëpinë tonë, pasi më mbante mua lart humorin. Në vendet e zhvilluara, bashkitë paguajnë subvencione për kuajt, dhe nuk marrin taksa.
Nga ana tjetër, të gjithë e dimë se kali ka qenë në stallën time deri në muajin gusht, pastaj është grabitur prej andej, sapo erdhi në pushtet Erion Veliaj.
Për këtë unë kërkoj së pari dëmshpërblim për vjedhjen e kalit dhe pastaj të diskutoj për taksat që duhet të paguaja për të.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për tre macet. Siç është bërë e ditur botërisht, një nga tre macet është shfaqur në Suedi, çka do të thotë se ajo është grabitur. Ne ende nuk kemi gjetur kur u kthyem nga pushimet në Greqi dhe dy macet e tjera, dhe besojmë se dhe ato janë vjedhur. Ky shtet që është bërë han pa porta ku hyjnë e dalin me kuç e maç siç thotë populli, duhet të jetë përgjegjës për këto akte grabitje dhe jo ta ketë mendjen vetëm si të mbledhë taksat.
Tani le të kthehemi tek qeni im Reksi. Siç është bërë e njohur, unë këtë qenë e kam dhuratë për dasmë dhe dhuratat nuk tatohen. Përpjekja e Bashkisë së re, që të më tatojë një dhuratë dasme, është një ndërhyrje në jetën time private dhe një përpjekje për të vazhduar operacionin e grabitjeve të kafshëve të mija shtëpiake Pas vjedhjes së kalit dhe tre maceve, tani duan të më detyrojnë me dhunë të ndahem nga qeni im Reksi për shkak të taksave. Por ta dijë mirë Erion Veliaj dhe kushdo tjetër, se unë pa bukë rri, por pa Reksin nuk rri, dhe sikur ta dhjetëfishoj atë taksë.
E gjithë kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga kriza Rama- Meta dhe për t’u përqëndruar tek kriza e kalit, qenit dhe tre maceve, që ka muaj që është shpikur nga një agjente e PS në radhët e familjes sonë.
Përgjigjia e Bashkisë:
I nderuar zoti Zeni.
Së pari, duam të theksojmë se taksat për kafshët shtëpiake i ka vendosur Komuna e Farkës, që është drejtuar prej vitit 1992 nga PD dhe që kryetari ka qenë mik i juaji. Ato janë propozuar kur kali, qeni dhe tre macet nuk ishin pronë tuaja, por e ish- gruas suaj dhe ka gjasa që ju keni nxitur taksën që ajo t’i dorëzojë.
Pavarësisht kësaj, ne kemi propozuar një amnisti fiskale. Taksën për kalin e kemi hequr, për shkak se ai quhet mall eksporti dhe si i tillë nuk tatohet më. Pavarësisht kësaj, kemi dëgjuar që në familjen tuaj dikujt i thërrasin “kërriç” dhe nëse e verifikojmë, do paguajë taksën.
Së dyti, qeni juaj Reks, ka qenë vërtet dhuratë për dasmën, por meqë martesa ka dështuar, qeni nuk ka më privilegjin të shpëtojë nga taksa. Duhet që zonja që ua ka dhuruar ta rikonfirmojë që është dhuratë dhe për dasmën tjetër.
Sa i përket tre maceve, ne po bëjmë hetimet tona, dhe nëse vërtet ato kanë dalë jashtë Shqipërisë, do të shpëtoni nga taksat.
Për të qenë korrekt, duhet të njoftoni për çdo kafshë tjetër që mund të fusni në shtëpi në muajt në vazhdim, ose kafshë të tjera të padeklaruara.
Bashkia Tiranë.
Te marrte e mira, bre Mero. Po ku i gjen perdite keto humore kaq te holla? Po ky kerric Zeni, kur do te pushoje se beri lajm me budallalleqet qe ben? Apo ti, ashtu do, se ku do t’i gjesh satirat qe shkruan. Jane bere lolo ne sy te popullit keta familiaret e plakut te shpifur, ndersa ky i fundit vazhdon te guhase si nje idiot e budalla per revolucione e luftra me mullinjte e eres. Hajde gallate, hajde… Edhe kjo e tija eshte humor me vete. O pika, pikaaaaa…
@ Mero
Lëri taksat
E kalit e qenit
Merru me taksat
E Gitës e Zenit!
☆☆☆
Se aq shumë
Kanë “tatuar”
Sa s’mbajnë mend
Ku i kanë çuar. ?
Zeni do fuse ne shtepi “macen” e radhes, qe do t’i kafshoje bibilucin, hahaha!