Policia përgënjeshtron listën e kontrollit të gazetarëve të Agon

12 Gusht 2015, 19:08Antena TEMA

Pas njoftimit se në pikat kufitare ka një udhëzim, që ata gazetarë të cilët punojnë tek Agon Channel të kontrollohen imtësisht se mos nxjerrin lekë jashtë, policia bëri një sqarim ku hedh poshtë ekzistencën e kësaj liste.

Policia hedh poshtë me vendosmëri faktin se në pikat kufitare ekziston një listë e tillë.

Për këtë kemi dhe argumentet e mëposhtme.

Së pari, Becchetti nuk ka më para në llogaritë bankare në Shqipëri. Prokuroria i ka bllokuar llogaritë dhe aty ka pasur shifra simbolike, të cilat janë nën sekuestro. Nga aktiviteti i tij në Shqipëri ai nuk kishte ku të prodhonte para cash, pasi nuk është nën akuzë për shitje droge, por për shitje zhavori fals. Për këtë arsye, gjithë veprimet ai i ka bërë me bankë dhe paratë i ka transferuar me bankë jashtë Shqipërisë.

Në këtë pikë, më lehtë do ta kishim të vinim nën kontroll gjithë punëtorët e hidrocentralit të Kalivaçit sesa ata të televizionit, por kjo nuk është e vërtetë.

Së dyti, një prej emrave më të përfolur në këtë televizion, Fatos Lubonja, që është dhe një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, udhëton çdo javë drejtë Italisë, për shkak të familjes së tij atje dhe nuk është kontrolluar kurrë. Nëse do ishte i vërtetë ky urdhër, atëherë Lubonja do ishte ankuar i pari, për më tepër që ai ka gjithnjë destinacion Italinë.

Së treti, drejtori i lajmeve i këtij televizioni Andi Bejtja, është i bindur se e kundërta ka për të ndodhur. Becchetti ka për të dërguar në Shqipëri lekë për të paguar dyfish gazetarët që e mbrojtën atë gjatë kësaj periudhe sulmi nga drejtësia shqiptare.

Së katëri, zonja Sonila Meço ka lëvizur disa herë jashtë shtetit dhe nuk është kontrolluar asnjëherë. Përkundrazi, policët kanë dalë në fotografi me të kur ka kaluar dhe ajo e ka bërë këtë me kënaqësi. Ajo ka një ngjashmëri shumë të madhe në pamje, me fotografinë e hershme të pasaportës dhe kjo është vlerësuar nga personeli ynë.

Së pesti, 90 përqind e listës së publikuar janë gazetarë me paga minimale, të cilët nuk i kanë marrë ato prej disa muajsh dhe nuk kanë para të shkojnë deri në Durrës në plazh e jo  të ikin jashtë shtetit. Nëse dikush prej tyre do tentojë të iki në Gjermani azilant, e sigurojmë se do ta kontrollojmë, por s’ka lidhje me Becchettin.

Së gjashti, po të ishte e vërtetë kjo, në krye të listës do ishte Liri Berisha dhe stafi i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, pasi vetëm për ata kemi prova që kanë marrë lekë nga Becchetti dhe nuk i kanë deklaruar. Me këtë rast njoftojmë dhe Doktorin të mos shqetësohet për gruan se nuk ia kontrollojmë.

Së fundmi, lista nuk ekziston pasi nuk e dimë fare kush punon tek televizioni, ngaqë nuk ka një listë pagash në tatime që të deklarohen ato rroga që thuhen në publik”.

4 komente në “Policia përgënjeshtron listën e kontrollit të gazetarëve të Agon”

  1. Titi says:

    Policia e shtetit nuk eshte polici private per te diferencuar veprimet e kontrollit sipas njerezve .Kjo polici duhet te kontrolloje cilindo sipas ligjit pavarsisht se kush eshte dhe cilin bisnes privat perfaqson dhe institucionin shteteror qe i sherben.

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ha ha ha ha
    Litarin e të varesh
    E imagjinoni Tosin
    Kontrabandë paresh?

  3. sofra says:

    Ta varim begetin si para 500 vjetesh se na la pa lajme per cilsine e jetes ne kto vite rilindje….ngaqe qeveria merret me kte, ka harru hallet tona…
    Ta djegim qenin kapitalist edhe pse ksaj here ska qelluar as filogrek as filoserb( kryesisht keta e kane fajin)

  4. edi says:

    Po me leterporosin qe erdhi nga luxemburgu cu be?!!!apo esht ne aramaisht e spo e perkthejn dot….fllusk sapuni ……. rroft diktatura e proletariatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje