Shtypi ka tre ditë që merret me një burrë me mbiemrin “Trimi” nga Lushnja, të cilit i ka ikur gruaja dhe i ka lënë tre fëmijë në shtëpi. Kushti i tij për kthimin në shtëpi të gruas, është të mos përdor Facebook dhe të mos mbajë më telefon.
Një reportere e re që ka intervistuar viktimën, pasi dëgjoi për kushtet, u trondit shumë.
-Si mund t’ia bëni gruas këtë, – tha? Po i hoqe njeriut Facebook-un dhe telefonin, dhe unë që jam gazetare mbetem pa punë, jo më gruaja juaj.
Dy motrat Kajtazi kanë një javë që po tronditin Shqipërinë me marrëzitë e tyre dhe sidomos me pretendimet për dhunim nga prindërit, si një arsye për të justifikuar ato që kanë bërë.
Motra e vogël u la e lirë nga gjykata, por nuk pranoi të shkonte në shtëpi. Atëherë gjykata vendosi të urdhërojë policinë ta çojë në një qendër këshillimi për femrat e dhunuara.
Drejtuesja e qendrës sapo mori vesh lajmin, mori në telefon zjarrfikëset, duke i dhënë me hollësi adresën ku gjendej qendra.
-Tani nuk vijmë dot, – i tha zjarrfikësi, se jemi të zënë me zjarret në pyje.
-S’ka problem, -i tha drejtuesja, por ta dini kë keni prioritet pas pyjeve, se tani mund ta kemi radhën ne.
Shtypi ka tre ditë që merret me qindra-mijëra pasaporta të printuara gabim për shkak të afatit dhjetë vjeçar për të miturit, që është lejuar në pasaportë.
Disa gazeta po akuzojnë dhe Bashën si ministri përgjegjës, që ka qenë në kohën që i ka printuar.
Por, debati nëse Basha duhet të dënohet për këtë çështje është i diskutueshëm, pasi dëmi i shkaktuar është vetëm 11 milionë euro. Sipas precedentit të krijuar, kur një njeri falet për arsye teknike për 220 milionë euro, nuk mund të dënohet për një gabim teknik që kushton 11 milionë euro.
Një sqarim i ri ka mbushur faqet e shtypit dhe lidhet me Altin Goxhaj. Ky ka zbuluar që babai i tij ka qenë një zyrtar i Lartë i Sigurimit të Shtetit, por për të cilin Doktor Berisha ka pasur respekt të madh dhe ka tentuar ta mbajë afër pas rënies së komunizmit. Goxhaj e ka hapur këtë debat pasi shumë njerëz në PD kërkojnë që ai të rrijë larg PD-së, për shkak të origjinës së tij komuniste dhe të lidhur me Sigurimin e Shtetit.
Por lëvizja e fundit e Goxhajt është shumë shantazhuese. Mesazhi që ai është duke përcjellë, është i qartë:
“Do më pranoni në PD, apo ti them babit çfarë di për Doktorin?”
Dhe erdhi shtatori. Hapen dosjet vërtetë!
Asgje s’ di per salen. Sala e ka urdheruar me kohe vemjen enver goxhaj per te mos lene me gjurme per te…
ik pirdhuni me gjithe trimin dhe trimereshen