Një alarm i madh e ka kapur Kunatin këtë javën e fundit. Polemikat brenda shumicës dhe sidomos debatet mes LSI-së dhe PS-së për probleme të ndryshimit në qeveri dhe taksave, e kanë futur në mendime.
Frika e tij kryesore është se mos debatet mes LSI-së dhe PS-së e lënë në hije fare Lulin.
Për këtë shkak, ai shpërndau këtë udhëzim për anëtarët e kryesisë së PD.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë.
Jemi para një rreziku të madh.
LSI, që siç dihet është forca më agresive për të marrë gjithë pushtetet, tani po na kërcënon seriozisht duke na vjedhur dhe opozitën. Lideri i saj, Ilir Meta, ka bërë një provokim të rëndë kohët e fundit, duke kritikuar qeverinë për taksat dhe duke kërkuar ndryshime në qeveri.
Kjo është një lojë e pistë, e cila në finale kërkon të nxjerrë jashtë loje opozitën dhe ta zëvendësojë atë me një fraksion brenda qeverisë.
Po të ishte për taksat, ne flisnim vetë të parët, s’kishim pse linim LSI-në. Por Luli iku me pushime dy javë, pastaj erdhi dhe iku në Holandë, se i erdhi një gjobë nga bashkia atje, se s’kishte prerë barin në oborr të vilës që ka në Holandë, dhe shkoi ta priste. Pastaj kur erdhi këtu e thirri një natë Fevziu në Qerret. Aty ishte dhe babi im dhe unë, dhe mbetëm, se ai vdes të rri me babin tim. I pëlqeu dhe mbeti aty. Dhe ja kështu u harrua të bëhej ndonjë deklaratë për taksat. Por, kjo s’do të thtoë se LSI mund të na e vjedhë këtë gjë. Pas vjedhjes së tenderave dhe koncesioneve, kjo është vjedhja më e madhe e dyshes mafioze Rama-Meta, se kërkojnë të vjedhin opozitën.
Edhe për ndryshimet në qeveri ne do të flisnim. Biles Luli e kishte këtë në mendje para se të ikte me pushime, por ia tha idenë Doktorit. Ai tha nuk duhet të kërkojmë ndryshime në qeveri, por dorëheqje të Edi Ramës. Kjo, siç mund ta merrni me mend, nuk bëhej dhe Luli e la përkohësisht këtë punë, duke menduar se kur të kthehet nga pushimet do ta bëjë. Pastaj doli ajo puna e gjobës për moskorrjen e barit në Holandë, pastaj pushimet në Qerret dhe u harrua. Por kjo nuk do të thotë se dyshja Rama-Meta mund ta vjedhin këtë ide dhe t’i bëjnë ndryshimet me kokën e tyre.
Nëse ata vazhdojnë në këtë rrugë ne do të nisim protestat në shtator. Unë banderolat i kam gati që nga protesta e parë opozitare për furgonat 8 plus 1, që ka qenë dhe protesta më e ashpër e opozitës e deri tek kjo e radhës që presim të bëjmë, e cila do të jetë një denoncim i fortë për qeverinë ,e cila kërkon të vjedhë tezat e opozitës, për të bërë opozitë.
Protesta jonë do drejtohet kundër dyshes Rama-Meta dhe kundër pëçarjes së tyre të mundshme, që duket se është një skenar ogurzi i tyre. Ne i duam ata të bashkuar, grusht çeliku rreth njëri-tjetrit dhe me një vizion të përbashkët për taksën progresive dhe ndryshimet në qeveri. Çdo përpjekje e tyre për t’u përçarë apo për t’u dukur si të përçarë, do të ndëshkohet rëndë dhe do të dënohet si tradhti ndaj elektoratit të tyre, që kërkon të gënjejë dhe elektoratin tonë.
Ndaj po u shkruaj sot, për të qenë vigjilent dhe të qartë se çfarë po gatuajnë këta mafiozë në kurrizin tonë, duke shfrytëzuar pushimet e verës për të na vjedhur dhe opozitën.”
Rama+ meta
Enveri+ mehmeti
Hahahaha
Luli do zevendesohet shpejt nga Artan Fuga qe do dale ne krye te Pd me ndihmen e Luciano Bocit dhe Jozefina Topallit.