Pas aksidentit të Mziut me pasoja fatale për makinën dhe dëmtime të pjesshme të tij, Kunati u nis drejt spitalit të traumës të mësonte për shëndetin e tij.
Mjekët, siç është zakoni, nuk pranuan t’ia japin dosjen e pacientit, por e siguruan që është mirë.
Kunati, i cili është në siklet me Mziun për shkak se nuk do të përdorë ligjin për dekriminalizimin ndaj tij, kishte një shpresë të vakët që me rastin e aksidentit, ai mund të jepte vetë dorëheqjen.
Por, me sa duket nuk kishte shans.
Meqë diagnozën nuk po ja jepnin, takoi mjekun e parë që doli nga salla.
-Si është nga gjendje fizike, i tha Kunati? Çfarë diagnoze ka?
-Me diagnozën po merret shefi, tha mjeku. Mjekët kerkuan t’i vene diagnozen Comocion Cerebral, d.m.th shembje e trurit, por doktori qe ben skanerin s’eshte dakort. Propozon ta shkruajme vetem shembje te kafkes, pasi nuk ka prova që ka dëmtime në tru nga skaneri.
-Po si ka mundësi që i është dëmtuar kafka dhe jo truri, i tha Kunati?
-Nuk e di, po doktori thotë që vetëm kafkë tregon skaneri. Pastaj poshtë duket një njollë, si boshllëk.
-S’ka mundësi, i tha Kunati. Duhet të ketë dhe dëmtime në tru. Më duhet patjetër kjo gjë.
-Ai mund ta bëjë raportin radiologjik, por ka raste plot kur nuk kuptohet, i tha mjeku. P.sh, vërehet tkurrje dhe atrofi e mases trunore me kalcifikime te shumta dhe mungese te giruseve (rrudhat e trurit, brazdat që dëshmojne deri diku dhe inteligjencen) dhe të krijohet ideja se s’ka tru fare.
-Po si mund ta verifikojmë këtë, tha Kunati?
-S’ke si e verifikon, tha mjeku. E vetmja gjë që kam në dorë është t’ia ndërroj diagnozën nga comocio cerebri, në contuzio capitis (shembje e kokes) për arsyen qe thame më lart. Dhe këtë duhet ta arsyetojmë me shumë konsultime.
-Ta dish tamam hallin tim, i tha Kunati, mua më shumë më duhet diagnoza e parë. Pra, dua të ketë dëmtime në tru, dhe jo dëmtime në kafkë. Po e mori vesh Doktroi që s’ka tru fare, na e bën kryetar partie. Kurse po patëm raport që i është dëmtuar kafka, por nuk thuhet që s’ka më tru, mund ta heqim me raport mjekësor nga kryetar bashkie.
-Nuk të ndihmoj dot, i tha mjeku. Ne nuk na rezulton tru në skaner. Më vjen keq, por Luli e paska rival serioz.
Qenka njesoj si ky Serxholi Marekuni, pa tru, pa lare, pa shprese….
Po si ka mundësi që i është dëmtuar kafka dhe jo truri, tha kunati?
Po si mund ta verifikojmë këtë, tha kunati?
Në të dy herët dhe në ato të ngjashme, pikpyetsja është vendosur gabim.
Përdorimi i drejtë do të ishte kështu:
Po si ka mundësi që i është dëmtuar kafka dhe jo truri? – tha kunati.
Po si mund ta verifikojmë këtë? – tha kunati.
Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen, por korrektori letrar duhet të lodhet pak më shumë.